Na kontaktoni në info@udhaeshkronjave.edu.al ose në 069207068 nëse nuk gjeni pyetjen tuaj këtu.
Në rrugën "Qemal Stafa", 124, Tiranë (rruga e Pazarit të Ri)
Mosha 5-11 vjeç kryen filloren "Udha e shkronjave" (kombinim i programeve të Kembrixhit, të Ministrisë së Arsimit dhe të shkollës "Udha e shkronjave")
Mosha 11-14 vjeç, klasat 6,7, 8 cikli i lartë "Udha e shkronjave" (kombinim i programeve të Kembrixhit, të Ministrisë së Arsimit dhe të shkollës "Udha e shkronjave")
Mosha 14-16 vjeç, klasat 9,10, vijojnë ciklin e tretë (kombinim i programeve të Kembrixhit IGCSE, të Ministrisë së Arsimit dhe të shkollës "Udha e shkronjave")
Mosha 16-19 vjeç, klasat 11, 12, 13 vijon ciklin e katërt dhe të fundit përgatitje për universitet me programet Cambridge As & A Levels.
Për parashkollorët dhe klasën e parë, certifikata e lindjes dhe certifikata familjare, dëftesa e vaksinimit dhe testi i pranimit.
Për klasat e tjera dëftesa e një klase më parë, testi i pranimit, certifikata e lindjes dhe familjare.
Shkolla "Udha e shkronjave" është pjesë e shoqërisë "Udha e shkronjave" themeluar në 1996 nga Artur Shkurti dhe 100% zotërohet prej tij. Vetë shkolla u hap në shtator 1997, me urdhër të Ministrisë së Arsimit nr.7 datë 30 maj 1997. Prej 1997, pa ndërprerje, ajo drejtohet nga Artur Shkurti dhe Mirela Shkurti. Shkolla është licensuar edhe si shkollë e mesme ekonomike LN-9938-08-2015, datë 6 gusht 2015, nga Qendra Kombëtare e Licensimeve.
Në 2012 u licensua si Cambridge International School nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit.
Në 2020 u licensua nga Cambridge Assessment English për të patur mundësinë të testojë nxënësit në gjuhën angleze.
"Udha e shkronjave" ® është një markë e regjistruar e shoqërisë "Udha e shkronjave"®.
Shkolla u themelua në 1997 dhe është në pronësi të Artur Shkurti.
Që prej themelimit ajo drejtohet nga Artur Shkurti dhe Mirela Shkurti.
I lexoni më poshtë.
Artikujt që kemi në blog zbërthejnë më mirë vizionin dhe vlerat e shkollës, si edhe arritjet tona në drejtime të ndryshme. Disa artikuj janë për çështje të përgjithshme që kanë lidhje me sektorin e edukimit.
Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy