Në 2009, u botua libri "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë", me autor Artur Shkurtin, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave". Në të përmblidhen mbi 2000 poezi e copa poezish këshilluese që nga koha e Rilindjes Kombëtare e deri më sot, nga rreth 80 poetë shqiptarë. Synimi i librit është t'u japë shqiptarëve bazën e këshillimit më të mirë të poetëve tanë, që shërben si orientim për anë të ndryshme të botëkuptimit fetar, kombëtar, shoqëror etj.
"Besa" i dha udhë një pune më cilësore me edukimin shpirtëror të nxënësve shqiptar sidomos në shkollat laike, që në kushtet e demokracisë u gjendn bosh në këtë program dhe është fakt që shkollat nuk kanë asnjë program për të cilin të jetë rënë dakort dhe me shumë mundësi nuk do të kenë edhe për shumë kohë për shkak të ndikimeve të ndryshme të grupeve të ndryshme të interesit. Por ne jemi shkollë private, kemi lirinë akademike dhe e kemi konceptuar një ide për këtë, e cila është në përpunim të vazhdueshëm, por edhe në realizim praktik.
Biem dakort të gjithë që Rilindja Kombëtare Shqiptare e shekullit 19 dhe e fillimshekullit 20 pati idetë më të ndritura në këtë drejtim dhe ne vijojmë në këtë udhë, jo vetëm duke cituar por edhe duke zhvilluar sa më shumë idetë e tyre. Nisemi nga thënia e Sevasti Qirjazit "Punën e tyre na e lanë ta bëjmë në tjatër mënyrë, por kurrë me tjetër shpirt".
Edukimi atdhetar i nxënësve është përgjithësisht i qartë për mësuesit dhe për shkollat. Të gjithë e dinë që kjo realizohet përmes një cilësie më të madhe në mësimdhënien e shkencave albanologjike dhe në nxitjen e dashurisë për vendin dhe konceptimin e interesit kombëtar në trajtimin e çështjeve të ndryshme. Edhe shkolla "Udha e shkronjave" qëndron në këtë pikë.
Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" është krijim i shkollës sonë që nga viti 2000. Pjesë e saj është gara e gjuhës shqipe që synon rritjen e cilësisë në përvetësimin e saj. Programet e gjuhës shqipe synojnë rritjen e dashurisë së nxënësve për gjuhën shqipe, e shprehur më bukur në punën e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë.
Shkollat shqipe janë faltoret e bujarëve shqiptarë, janë ato që realizojnë atë që Lasgushi e quan "Trashëgim i Shentë" në vargjet "Leu dhe u la për trashëgim me nderim e me qëndrim Besa jonë e Shentëruar" ose që Gëte e shpreh me këto vargje tek Fausti:
"Dhe unë çmoj për më të mirën,
Ç'i kënda një burri zemërthjeshtë,
Në një fole të ngroht' e të qetë,
Të mbash gjallë Trashëgimn' e Shentë".
(religion/faith/education)
Me nismën e Institutit "Lumo Skëndo" dhe me organizimin e Qeversisë së Republikës së Shqipërisë, më 14 nëntor 2018, u organizua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid'hat Abdyl Frashërit, patriot dhe figurë e shquar e kulturës dhe politikës kombëtare. Shkolla "Udha e shkronjave" mori pjesë në homazhet që u zhvilluan në Akademinë e Shkencave. Drejtoria, mësuesit dhe nxënësit e klasave të ciklit të lartë vendosën buqeta me lule dhe takuan edhe familjarë e të afërm.
Ashtu si çdo vit edhe sivjet, më 25 maj 2018, ne përkujtuam në ditëlinjden e Naimit, veprën e rilindasve: Vëllezërve Frashëri.
Ishte viti i njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shkolla "Udha e shkronjave" organizoi të vetmen ceremoni në nder të tyre. Në të u ftuan dhe morën pjesë shkolla "Mustafë Ibishi", Kramovik, Rahovec "Liria", Fortesë, njerëz të kulturës dhe të artit, të politikës, përfaqësues nga Presidenca dhe nga trupi diplomatik.
Ceremonia është e përvitshme dhe realizohet nga shkolla "Udha e shkronjave" çdo 25 maj, ditën e lindjes së Poetit Kombëtar.
Kjo intervistë me mësuesin e letërsisë Ylli Hoxha të gjimnazit "Sami Frashëri", Përmet dhe historianin Kastriot Bezati, ish drejtor i shtëpisë së kulturës "Naim Frashëri", Përmet po botohet në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ajo është realizuar një ditë para 25 majit 2010, ditës përkujtimore të Vëllezërve Frashëri. Më 25 maj 1846 u lind Naim Frashëri. Intervista u zhvillua në mjediset e Hotel "Përmet", Përmet.
25 maj 2016 - Ishte 170-vjetori i lindjes së Poetit Kombëtare Naim Frashëri (25 maj 1846). Shkolla "Udha e shkronjave" organizoi konkursin e recitimit "Naim Shqipëria" ku morën pjesë edhe rreth 200 nxënës të Olimpiadës XVI Kombëtare "Udha e shkronjave"
Një intervistë e veçantë për Naim Frashërin, që ne e realizuam në kuadër të punëve për nderimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Përkujtimi këtë vit ishte i veçantë. Ne u dhuruam një ekskursion fëmijëve romë, me probleme psiko-sociale, apo ekonomike të dy shkollave të Elbasanit "Xhaferr Hakani" dhe "Sulë Misiri". Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" e realizuan këtë në kuadër të projekteve të tyre të Kompetencës Globale pjesë e Olimpiadës XVII Kombëtare "Udha e shkronjave"
Recitim i poezisë "Korça" të Naim Frashërit nga nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" në Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës XIV Kombëtare "Udha e shkronjave" zhvilluar në sallën e Teatrit të Operas dhe të Baletit.
Në video janë nxënës të Olimpiadës XVII Kombëtare, klasa 8 & 9 në muzeun e shkollës me libra e flamuj shqiptarë të vjetër duke kënduar dy nga këngët patriotike "Për mëmëdhenë" dhe "Kënga e shoqërisë patriotike Dëshira". Të tjera këngë të këtij albumi janë: "Himni i flamurit", "Dua më shumë Shqipërinë", "Alfabeti shqip", "Zani i atdheut", "Porsi fleta", "Mëma jonë Shqipëri", "Sa të rrojë gjithësia".
Recitimi është pjesë e konkursit "Naim Shqipëria" organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave" si pjesë e Olimpiadës XVI Kombëtare (1-9 qershor 2016) në kuadër të 170 vjetorit të Lindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri (25 maj 1846 – 25 maj 2016)
Askush më mirë se Lasgush Poradeci nuk ia ka bërë analizën e ndikimit të Naim Frashërit në kulturën shqiptare. Ne jemi të lumtur që kemi në bibliotekë një kopje të poezisë të dhuruar nga Marie Gusho (vajza e poetit).
Recitimi është pjesë e konkursit "Naim Shqipëria" organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave" si pjesë e Olimpiadës XVI Kombëtare (1-9 qershor 2016) në kuadër të 170 vjetorit të Lindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri (25 maj 1846 – 25 maj 2016)
Check out this great video
Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy