Programi i shkollës për edukimin e karakterit dhe të virtyteve

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • More
    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
Mirë se erdhët në faqen

Fillorja "Udha e shkronjave" (5-11 vjeç)

Deviza e shkollës është "shkëlqim dhe gëzim". Shkëlqimi arrihet përmes kombinimit të programeve ndërkombëtare (Cambridge), të Ministrisë së Arsimit dhe të vetë shkollës "Udha e shkronjave". Gëzimi arrihet përmes planifikimit tonë, mbështetur në përvojën 25-vjeçare.

Regjistro interesin

Ekspozita e pikturës 2022

Nxënësit e fillores (klasa 2-5) dhe nxënësit e klasave 6-9 paraqitën Ekspozitën e Pikturës "Udha e shkronjave 2022" në mjediset e Hotel Tirana International, salla "Consortium"

Davidi dhe Darvili shpjegojnë punët e tyre në pikturë

Davidi dhe Darvili janë nxënës të klasës së tretë. Ata paraqitën punët e tyre në ekspozitën e pikturës së shkollës. Në këtë intervistë ata tregojnë se si kanë bashkëpunuar për të realizuar një nga pikturat.

Galeri fotosh

    tiparet për të cilat punojmë

    Pesë tiparet kryesore të nxënësve "Udha e shkronjave": siguria në punën me informacionin e vet dhe të të tjerëve, të përgjegjshëm për veten, reagues dhe të respektueshëm për të tjerët, reflektues që i çon në zhvillimin e aftësisë për të mësuar, krijues, të jenë punëtorë dhe të përfshirë në punë mendore ose shoqërore. 

    nxënësit e fillores "udha e shkronjave"

    Nxënës të klasës së pestë

    Përshkruaj një veprimtari tradicionale që bën shkolla ju? Çfarë do të merrni me vete nga shkolla në pushimet verore? A mendoni se dëftesa i përmbledh të gjitha gjërat e rëndësishme për ju? Çfarë tjetër vlen për ju? Cili është krijimi juaj për këtë vit?

    Nxënës të klasës së katërt

    A reflektoni mbi mësimet, jetën? Si e realizoni reflektimin tuaj? A mendoni se dëftesa i përmbledh të gjitha gjërat e rëndësishme për ju? Sa të përgjegjshëm jeni ju? Po shokët dhe shoqet tuaja? A keni ndonjë këshillë për ta? Ku jeni më të sigurt? Si shprehet kjo siguri tek ju? A jeni ju punëtorë? Cili është krijimi juaj i vitit të shkuar?

    Nxënës të klasës së tretë

    Cila është një veprimtari tradicionale për shkollën tuaj? Çfarë do të merrni me vete nga shkolla në pushimet verore? Si e realizoni ju reflektimin mbi atë çka ndodh në ditën tuaj, çfarë shkon mirë e çfarë nuk shkon? Çfarë do të donit të kishte më shumë shkolla juaj? Në cilën lëndë ndiheni më të sigurtë? Si e shprehni ju sigurinë tuaj? Cila do të ishte këshilla juaj për një shok apo për një shoqe lidhur me përgjegjësitë e tij apo të saj? Cili është  krijimi juaj për këtë vit shkollor?

    Nxënës të klasës së dytë

    Një veprimtari e veçantë që ju ka mbetur në mend nga viti i kaluar.  Çfarë do të merrni nga shkolla për pushimet verore? A mendoni se dëftesa i përmbledh të gjitha gjërat e rëndësishme për ju? Për çfarë do ta këshillonit një shok apo një shoqen tuaj? A jeni ju punëtorë? Cili është krijimi juaj për këtë ëvit?

    Nxënës të klasës së parë

    Tregoni për një veprimtari tradicionale të shkollës? Veçoni një ditë të veçantë gjatë vitit shkollor. Ku do t'i kaloni pushimet verorre? Në cilën lëndë ndiheni më të sigurt?A jeni ju punëtorë? Si do ta këshillonit një shok apo një shoqe tuajën? Cili  është krijimi juaj për këtë vit? Çfarë do të donit të ksihte shkolla juaj?

    Emision për abetaren "Udha e shkronjave"

    Emisioni "Pegaso" drejtuar nga gazetarja Ela Baçi, është transmetuar në TeleNorba do të jetë bërë ndoshta në vjeshtën e vitit 2001. Në këtë emision janë të ftuar: Artur Shkurti (autor i abetares), Sitki R. Spahia "Mësues i merituar", autor i teksteve të 36 këngëve të abetares, Iljaz Larashi, redaktor letrar i abetares dhe 5 fëmijët që kanë kënduar këngët e abetares: Megi Laska, Enia Salillari, Xhino Abedinaj, Xheni Shkurti dhe Xhesi Shaqiri.  Ndërkohë janë intervistuar prof.dr. Aleks Luarasi dhe mësueset e ciklit të ulët Lefteri Joro dhe Filloreta Stoja ("Mësuese e merituar"). 

    Shkronjat tona janë të arta - TVSH, 1999

    Koncert i nxënësve të fillores së shkollës "Udha e shkronjave" dhënë për Televizionin Shqiptar për festën e 7 marsit 1999. Këta janë grupi i parë i nxënësve me të cilët u hap shkolla "Udha e shkronjave". 

    Njerëz të rinj e të vjetër - Global Perspectives

    Më 14 maj 2018, u zhvillua tema "Njerëz të rinj e të vjetër", që fokusin e ka në aftësitë kërkimore, vlerësuese dhe komunikuese të nxënësve. Në shkollë u ftua gjyshja dhe gjyshi i Kiarës dhe gjyshi i Aronit, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve të fillores për fazat e tyre të jetës, për përparësitë dhe dizavantazhet e të qenurit i vjetër në moshë, për problemet që ata kalojnë tani dhe për ndihmën që mundet të japin më të vegjëlit për moshat e rritura. 

    Elemente të edukimit fizik

    Elemente të edukimit fizik në shkollën "Udha e shkronjave"

    Fillorja "udha e shkronjave"

    Abetarja "Udha e shkronjave"

    U botua në 2001. Ka patur vlerësimet më të shumta si abetare nga profesor, metodistë, mësues, dhe njerëz të kulturës. Disa prej tyre i dëgjoni të lexuara nga aktorja Roza Anagnosti.

    Tipare të edukimit muikor në parashkollor

    Programi i muzikës në filloren "Udha e shkronjave" është hartuar nga Cambridge Assessment International Education.

    Dita e parë e shkollës

    Hapja e vitit shkollor është një ngjarje e gëzueshme për të gjithë nxënësit. Edhe për ne të shkollës "Udha e shkronjave". Më 16 shtator 2018 ftuam "Fanfarën e Tiranës" për të përshëndetur.

    PROMOVIMI I SHKOLLËS NË ABC NEWS ALBANIA

    Në emisionin "ABC-ja e mëngjesit" më 10 shtator promovuam shkollën "Udha e shkronjave" duke ofruar për publikun informacion mbi programet mësimore ndërkombëtare, rëndësinë e certifikimeve Cambridge IGCSE, Cambridge A level, rezultatet e shkollës sonë në certifikime ndërkombëtare, suksesin në aplikimet në universitetet ndërkombëtare, si edhe mbi tiparet e Olimpiadës Kombëtare.   

    Tipare të fillores "Udha e shkronjave"

    Video realizuar në 2021 ku Artur Shkurti, drejtor  i shkollës "Udha e shkronjave" shpjegon tiparet e fillores. Kujtojmë që formimi i drejtorit është pikërisht për Ciklin e Ulët. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike "17 nëntori" dhe Institutin e Lartë Pedagogjik "Luigj Gurakuqi".

    Ekskursion maj 2021

    Nxënësit e fillores  në ekskursion në Parkun e Liqenit Artificial, Tiranë

    Koncert për 7 marsin

    Çdo vit, nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" organizojnë Festën e 7-8 marsit. 

    E shtuna krijuese

    "E shtuna krijuese" ka qenë një veprimtari për nxënës të ciklit të ulët kushtuar muzikës, sportit, art-dizajnit dhe informatikës. Përveç nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" ishin të ftuar edhe nxënës nga shkolla të tjera. Nxënësit argëtoheshin shumë. 

    Festa e abetares "Udha e shkronjave"

    Çdo shkollë ka festën e saj

    Kompetencë Globale ® "Udha e shkronjave"®

    Gara e Kompetencës Globale ® “Udha e shkronjave” ® edhe për filloren ka sjellë një nivel të lartë projektesh të realizuara, si ky i Gerti Kostës në Olimpiadën XIX Kombëtare “Udha e shkronjave” 2019.

    Gëzimi dhe mirëqënia

    Gëzimi dhe mirëqënia në shkollë janë të lidhura jo vetëm me veprimtaritë që organizohen, por edhe me praktikat mësimore, me komunikimin dhe bashkëpunimin e gjithanshëm që ka nxënësi në të gjitha nivelet e kontakteve që ka: me nxënësit, me mësuesit, stafin drejtues dhe ndihmës, me prindërit dhe sidomos me suksesin në mësime.

    Në 5 vjeç fillojmë filloren me programe ndërkombëtare

    Për 5-vjeçarët ne ofrojmë një nivel të lartë përgatitjeje. Niveli 1 i Cambridge Primary përfshin anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi, art-dizajn, muzikë, edukim fizik. Gjuha shqipe zhvillohen me Abetaren për parashkollorë “Udha e shkronjave”. Në fund të vitit zhvillohet Olimpiada e Parashkollorëve. 

    Cambridge Primary - guidë për prindërit

      Arsyet për të ndjekur filloren "Udha e shkronjave"

      Deviza jonë është "Shkëlqim dhe gëzim"

      "Udha e shkronjave" është e para shkollë private shqiptare dhe hapat e parë në 1997 i kemi hedhur pikërisht me klasat fillore. Për tre vitet e para u morëm vetëm me shkollën fillore. 


      Arsimi pedagogjik i mesëm dhe i lartë i drejtorit të shkollës "Udha e shkronjave" dhe rezultatet e shkëlqyera në këtë arsim kanë qenë mbështetje e fuqishme për shkollën "Udha e shkronjave" për të startuar një fillore me kërkesa shumë të larta programore që siç tregoi historia e shkollës u bë edhe arsyeja kryesore se pse nxënësit e klasave të larta shkëlqejnë pas fillores. 


      "Udha e shkronjave" mëson programe të Kembrixhit, në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi, shkencë kompjuteri,  Global Perspectives, edukim fizik, art-dizajn, edukim muzikor dhe shkëlqen gjithashtu në mësimin e programeve kombëtare sidomos të gjuhës shqipe. 


      "Udha e shkronjave" është organizatore e Olimpiadës Kombëtare dhe kjo në ciklin e ulët i ekspozon nxënësit ndaj sfidave në disa lëndë që bëjnë të mundur rritjen e shpejtësisë së përvetësimit. Nga ana tjetër olimpiada i njeh ata jo vetëm me konkurrencën e jashtme, por edhe me bashkëmoshatarë. 


      "Udha e shkronjave" u kushton jashtëzakonisht shumë vëmendje lëndëve që anashkalohen masivisht në shkolla. Lëndët edukim fizik, art-dizajn dhe muzikë zhvillohen në nivel shumë të lartë me programe ndërkombëtare të Kembrixhit dhe me mësues të kualifikuar. 


      "Udha e shkronjave" e kontrollon ndërkombëtarisht cilësinë e punës së saj. Duke filluar që nga klasa e dytë, nxënësit bëjnë testet e Kembrixhit Progression Test. 


      "Udha e shkronjave" komunikon shumë me prindërit dhe u jep atyre informacione të detajuara, që përmbajnë jo vetëm vlerësimin me notë por edhe me fjalë. 

      Show More

      rezultatet tona në provimet ndërkombëtare të kembrixhit (klasa 2-5)

        Olimpiada "udha e shkronjave"

          transporti i shkollës "udha e shkronjave"

          Duke qenë një shkollë e vogël, transportin tonë ne e realizojmë me kompani taksish (City Taxi) dhe kështu nxënësit tanë kanë një shërbim më të shpejtë, më komod, më të sigurt në transport.

          Libra për filloren botuar nga "Udha e shkronjave"

            Çdo 25 maj nxënësit vendosin lule tek Vëllezërit Frashëri

            Tradita e nderimit të figurave dhe ngjarjeve me rëndësi kombëtare edukohet që në moshë të vogël. 


            Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

            • Udha
            • KËRKOHEN MËSUES
            • Fillore (5-11 vjeç)
            • Cikli i lartë (klasa 6-8)
            • E mesme (9-12)
            • Gazeta
            • Rreth nesh
            • Gjuha shqipe Online
            • Besa e Bujarëve Shqiptarë
            • Mësonjëtorja
            • Të menduarit kritik
            • Fisi shqiptar
            • OLIMPIADA KOMBETARE
            • YouTube Udha
            • Art-Dizajn
            • Kurset Online
            • TIPARET
            • Karta e performancës
            • Ndërmarrjet anti-Covid19
            • Pershtypje
            • Galeria
            • Veprimtari
            • KARTA E PERFORMANCES 2019
            • Na kontaktoni
            • POLITIKA E PRIVATËSISË
            • Na shkruaj
            • Masat antiCovid19

            UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

            Politika për Cookie

            Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

            RefuzoPrano & Mbyll