Ndiqni me video sqaruese tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Parashkollori
  • Firma e prindit
  • Performanca
    • Karta performancës 2023
    • Ndihma për të verbërit
    • Galeria
    • Veprimtari
    • YouTube Udha
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Na kontaktoni
    • Pershtypje
    • Veprimtari
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Jeta ujore Toronto
  • Art Gallery Toronto
  • More
    • Udha
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • Klasa 9-10 IGCSE
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • Edukimi Fizik
    • Art-Dizajn
    • Histori e Skënderbeut
    • Gazeta
    • Global Albania
    • Abetarja Konkurs
    • Parashkollori
    • Firma e prindit
    • Performanca
      • Karta performancës 2023
      • Ndihma për të verbërit
      • Galeria
      • Veprimtari
      • YouTube Udha
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
      • Karta e performancës
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Rreth nesh
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • Fjala e drejtorisë
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Na kontaktoni
      • Pershtypje
      • Veprimtari
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19
    • Jeta ujore Toronto
    • Art Gallery Toronto

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Parashkollori
  • Firma e prindit
  • Performanca
    • Karta performancës 2023
    • Ndihma për të verbërit
    • Galeria
    • Veprimtari
    • YouTube Udha
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Na kontaktoni
    • Pershtypje
    • Veprimtari
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Jeta ujore Toronto
  • Art Gallery Toronto

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
Mirë se erdhët në programin

Ndërmarrjet anti-covid19

Mbështetur në programet dhe kualifikimet e Kembrixhit për ndërmarrjet dhe në idetë praktike të shkollës "Udha e shkronjave" kemi menduar të hapim gjatë verës kurset që çojnë në kualifikime tepër të rëndësishme "ndërmarrje", "ekonomiks" dhe "kontabilitet" për certifikimet Cambridge IGCSE dhe A Level.

Për më shumë

programi: ndërmarrje & kontabilitet & Ekonomiks

Dy kurse Ndërmarrje & Kontabilitet që përfundojnë me certifikimet Cambridge IGCSE dhe A Level

"Ndërmarrje" dhe "Kontabilitet" janë dy programe të pavarura, secila prej tyre çon në kualifikimin Cambridge IGCSE ose Cambridge As & A Level. Programet janë të Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit. 

Bazat merren në nivelin IGCSE dhe thellimi i mëtejshëm në lëndë ndodh në nivelin A Level. 

Programi dhe kualifikimi "Ndërmarrje"

Programi dhe kualifikimi për "Ndërmarrje" inkurajon kandidatët të zhvillojnë të kuptuarin e tyre dhe aftësitë praktike të lidhura me mjedisin e punës dhe me drejtimin e një ndërmarrjeje të vogël. Programi ofron njohuritë e lidhura me drejtimin e një ndërmarrjeje të vogël dhe një mundësi për kandidatët të zbatojnë këto njohuri në një mënyrë praktike dhe përfshirëse kur të menaxhojnë projektin e tyre të ndërmarrjes. Nxiten kandidatët të studiojnë ndërmarrjen në një kontekst sa lokal aq edhe global, ndërkohë që thellojnë aftësitë e tyre të hetimit, analizës, interpretimit, vlerësimit dhe problemzgjidhjes praktike. Detyrat praktike do të lidhen me situatën që kemi gjatë dhe pas pandemisë Covid19. 


Programi zgjat 120 orë dhe kushton 900 euro.  Provimet e Kembrixhit janë në tetor 2020.

Programi dhe kualifikimi "Kontabilitet"

Programi dhe kualifikimi i Kembrixhit për "Kontabilitet" i fut kandidatët në teorinë dhe konceptet e kontabilitetit dhe mënyrat në të cilat përdoret kontabiliteti në një seri kontekstesh të ekonomisë së ditëve tona dhe të biznesit . Kandidatët fokusohen në aftësitë e regjistrimit, të raportimit, të paraqitjes dhe të interpretimit të informacionit financiar dhe ndërtojnë një bazë të shëndoshë si për studime të mëtejshme por edhe për karrierë në profesion.   

 
Programi zgjat 120 orë dhe kushton 900 euro.  Provimet e Kembrixhit janë në tetor 2020. 

Ekonomiks

Programi dhe kualifikimi Cambridge IGCSE Economics zhvillon të kuptuarin e teorisë së ekonomisë, terminologjinë dhe parimet. Nxënësit studiojnë ekonomiksin e vendeve të ndryshme dhe se si ato lidhen. Ata gjithashtu mësojnë të punojnë të dhëna të thjeshta të ekonomiksit dhe se si të përdorin mjetet e analizës ekonomike. Nxënësit zbatojnë të kuptuarin e tyre të ekonomiksit në çështjet ekonomike të ditës.  


 Programi zgjat 120 orë dhe kushton 900 euro.  Provimet e Kembrixhit janë në tetor 2020.  

Gjuha e programit anglisht dhe shqip

Kandidati pritet që të ketë një nivel minimum B1 të anglishtes. Mësimdhënia do të jetë anglisht dhe shqip, ndërsa provimet janë vetëm në anglisht. 

Nensi Shkurti, drejtuese e kursit

Nensi Shkurti sapo ka përfunduar vitin e dytë për Administrim Biznesi në Universitetin e Torontos, me rezultate të shkëlqyera dhe për këtë është në listën e dekanit, listë e formuar vetëm me studentë të shkëlqyer me mesatare GPA mbi 3.5 (nga 4).


Ajo është asistente në mësimdhënien e lëndës së  kontabilitetit me kohë të pjesshme dhe ka një kontratë punësimi me Universitetin e Torontos për këtë funksion. 


Në kohën që ajo ndiqte shkollën "Udha e shkronjave" ka studiuar ndër të tjera për kontabilitet kualikimin Cambridge IGCSE, në klasën e nëntë, dhe në gjimnaz kualifikimin Cambrige A Level përsëri për kontabilitet. Në të dy rastet ka marrë vlerësimin A*.  


Këto dy kualifikime të Kembrixhit që ajo bëri në moshat 14-18 vjeç i dhanë përparësi në suksesin e saj në universitet.  


Ajo është shumë e njohur me programet e Kembrixhit dhe ende është nxënësja e vetme nga "Udha e shkronjave" që ka realizuar mësimin dhe certifikimin në 7 lëndë Cambridge IGCSE dhe 3 lëndë Cambridge A Level dhe për më tepër të gjitha i ka me vlerësimet A*. 


Përvoja personale me kualifikimet e Kembrixhit, dhe studimet në Universitetin e Torontos për Administrim Biznesi dhe përvoja si asistent pedagoge do ta ndihmojnë atë që të ketë një kurs mësimor me një cilësi shumë të lartë në kursin e shkollës "Udha e shkronjave" kushtuar ndërmarrjes dhe kontabilitetit.

Regjistrimet në kurs

Regjistrimet do të kryhen gjatë muajit maj 2020. Për t'u regjistruar na shkruani në whatsapp në 0692076068 ose në info@udhaeshkronjave.edual 

disa modele biznesi nga ish-nxënës të shkollës

Kristian Dimo - GoTaxi

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

GoTaxi është kompani e suksesshme taksish ngritur nga nxënësi ynë Kristian Dimo, që mbaroi studimet në City  University në Londër. GoTaxi realizoi për një vit transportin tonë të nxënësve. 

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

Prishila Petani ka mbaruar për farmaci dhe menaxhon farmacinë "ErbaSol" , shpënrdarës ekskluziv për Shqiperinë i brandeve të njohura ndërkombëtare si:  Specchiasol, Sandemitrio, Pegaso, Gianluca Mech etj. 

Denis Mana - Mana Security Group

Prishila Petani - Farmaci "ErbaSol"

Denis Mana - Mana Security Group

Denis Mana ka qenë nxënësi i parë i regjistruar në shkollën "Udha e shkronjave". Është inxhinier elektrik dhe  drejton kompaninë Mana Security Group qe operon ne fushen e sistemeve të sigurisë (CCTV, mbrojtjes kundra zjarrit,Acess Control,etj), sisteme parkimi të integruara, etj. 

Tomel Nano - Magjia e Ndriçimit

Tomel Nano - Magjia e Ndriçimit

Denis Mana - Mana Security Group

Tomel Nano drejton kompaninë "Nano Tech 93" pronësi familjare. Kompania merret me sistemet e ndriçimit dhe është nga më të vjetrat në Tiranë. 

Xhino Abedinaj - Queen Park

Tomel Nano - Magjia e Ndriçimit

Xhino Abedinaj - Queen Park

Queen Park është një restorant i njohur, përballë me Qendrën TEG. Ai është në pronësi familjare të Xhino Abedinaj dhe menaxhohet prej tij. Xhinoja tani administron edhe një firmë të përpunimit të plastikës.

Klejti Kalaja - Faya Event

Tomel Nano - Magjia e Ndriçimit

Xhino Abedinaj - Queen Park

Klejti Kalaja ka hapur biznesin e tij të luleve dhe shërbimeve për ngjarje të ndryshme familjare ose të bizneseve, të quajtur "Faya Event".

Modele biznesesh nga ish-nxënës të shkollës

Ejona Karkini - Studio "Terrana Design"

 Ejona Karkini arkitekte dhe bashkëthemeluese e studios Terrana Design, një nismë dhe studio për dizajn mjedisesh të brendshme (interior design) me synim integrimin e gjelbërimit  dhe të ekosistemeve në mjedise të  brendshme e të mbyllura, nëpërmjet konceptit të ri e të panjohur në Shqipëri, atë të terrariumeve. 

Çfarë quajmë ndërmarrje anti-covid19

Reagim i shpejtë për të ndryshuar

 

"Udha e shkronjave" u vendos në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të reagimit të shpejtë ndaj pandemisë globale.  Janë një seri artikujsh dhe intervistash që do t'i gjeni edhe në këtë faqe dhe një seri reagimesh pozitive nga publiku. 


Kjo na shtyn edhe më shumë pozitivisht të  bëjmë atë që dimë të bëjmë shkollimin cilësor. 

Shoqëria dhe biznesi tashmë janë në fazën rënies për më poshtë dhe shumë biznese po mbyllen dhe shumë njerëz po humbin punën.  


Nuk ka rrugë tjetër veç ristrukturimit dhe ristrukturimi kërkon aftësi në fusha të ndryshme.  Ndërkohë që kushtet kanë ndryshuar struktura e një ndërmarrjeje në tiparet kryesore nuk ka ndryshuar, por detyrat e ndërmarrjes dhe përshtatja e saj sigurisht që janë të reja dhe shumë vetë nuk do të munden t'i zgjidhin në kohë.


 Ne dalim për herë të parë me konceptin "Ndërmarrje Anti-Covid19" që do të thotë një ndërmarrje që vepron në kushtet e reja  të distancimit social, kriter i cili do të ndryshojë kaq shumë funksionimin e ndërmarrjes dhe suksesin e saj.  


Shembulli i shkollës sonë ose i problematikës së një shkolle në përgjithësi është mjaft domethënës për ristrukturimin sepse  shkollat llogariten si veprimtari tepër sensitive dhe do të jetë një problem i madh për të gjithë shtetin dhe shoqërinë ristrukturimi i tyre, por fatmirësisht "Udha e shkronjave" edhe në këtë drejtim është shumë para. Ju ftojmë të lexoni artikullin "Të parët për masat anti Covid19 edhe për vitin 2020-2021". Në artikull shpjegohet qartë se si kriteri i distancimit social ndikon fuqishëm veprimtarinë e shkollës dhe plani ynë për vitin 2020-2021 është shumë i përputhur me këtë kriter. 

Koncepti "Ndërmarrje antiCovid19" është i justifikuar plotësisht. Është e qartë se për oponencë me termin, nuk mundet të themi "ndërmarrje antigrip", sepse është shumë i qartë, evident, dallimi i gripit nga "pandemia". Në kushtet kur lajmërimet janë që kjo periudhë e pasigurisë do të zgjasë shumë.  "Ndërrmarje anti-Covid19", në një kuptim tjetër, mund të quhet edhe një ndërmarrje e re që ka lindur në vend të së vjetrës (së dështuar) pikërisht për shkak të krizës që shkaktoi Covid19 dhe  që nuk ka lidhje me respektimin e distancimit social ose kushtet e vështira të reja. Thjesht një ndërmarrje ra dhe po ngrihet tjetra në një treg të ri, në kushte të reja të krijuara nga "covid19" dhe për këtë arsye kuptimi "anti-covid19" mund të duket i figurshëm por edhe kuptimi i figurshëm ka kuptim kur me "covid19" kuptohet "infeksioni që mori biznesi i vjetër" pra jo infeksioni i vërtetë "nga njeriu tek njeriu". 


Fjala "ndërmarrje" mundet të trembë shumë të rinj që duan t'i futen biznesit, sepse përfytyrojnë menjëherë atë ndërmarrjen e madhe, por ndërmarrja fillimisht është e vogël dhe për këtë arsye vlen shumë nxitja e nismave për të hapur biznese. Të hapurit e bizneseve kërkon kohë. Mund të jetë më e lehtë të futesh në punë diku dhe të fillosh të marrësh pagesën mujore, por është pak më e vështirë të hapësh biznes sepse mundet të përthithen energji dhe mundet të humbasësh.  Kjo i tremb një grup njerëzish dhe ata përsëri nuk guxojnë dhe ka një kuptim edhe frika. 


Për të patur nismën, duhen ide, por para se të kesh ide duhet të kesh strukturën se ku qëndrojnë këto ide. Struktura që duhet të përthithë ose gjenerojë ide të reja nuk është e re, ajo tashmë është një program dhe kualifikim i konceptuar nga institucione akademike që punojnë në këto fusha. 

"Udha e shkronjave" është një Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit dhe punon me programet dhe kualifikimet e Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit. Ne kemi numrin më të madh të regjistrimeve për certifikimet IGCSE dhe A Level nga Shqipëria. 


Mendojmë se tre janë programet e Kembrixhit që janë me shumë interes: programi/kualifikimi "Ndërmarrje" (Enterprise),  programi/kualifikimi "Kontabilitet" (Accounting) dhe programi/kualifikimi "Ekonomiks" që një person duhet t'i ketë në nivel IGCSE ose në nivel A Level. Një kualifikim i Kembrixhit është një cilësi në përmbajtje dhe nuk është thjesht një letër, apo karton që jepet, ndaj të gjithë ata që i kanë realizuar këto certifikime dhe kanë kryer një kurs të plotë kanë mbetur shumë të kënaqur, janë krenarë për kursin të cilit i janë nënshtruar dhe për vlerën e tij reale në jetë dhe në studime të mëtejshme.  

Ne këshillojmë të gjithë të rinjtë që të zgjedhin kurset e shkollës "Udha e shkronjave" për "Ndërmarrjes" "Ekonomiks" dhe "Kontabilitet", me programe dhe kualifikime të Kembrixhit, pavarësisht orientimit profesional që kanë. Nuk ka rëndësi nëse formimi është farmacist, inxhinier, informaticien, veteriner, agronom. Secili mundet t'i shkojë ndërmend të ketë ndërmarrjen e vet në fushën e vet të specializimit.  Disa e marrin guximin edhe pa njohuri bazë, dhe disa të tjerë nuk kanë guxim as kur kanë shumë aftësi.  Siguria që japin njohuritë dhe aftësitë në "ndërmarrje" dhe në "kontabilitet" ndikojnë fuqishëm që të rritet aftësia sipërmarrëse. 


Kurset tona të para do të zhvillohen gjatë verës dhe provimet/certifikimet e para Cambridge IGCSE ose Cambridge As Level do të jenë në tetor 2020. Sezoni i dytë do të jetë qershor 2021. Gjuha e kursit do të jetë anglisht dhe shqip (shpjegime anglisht + shqip, materiale vetëm anglisht dhe provimet vetëm anglisht). Niveli i gjuhës që kërkohet duhet të jetë të paktën B1 (në hyrje të B2). 


Çfarë do të jetë "antiCovid19" në një program ndërkombëtar siç është "enterprise"? 

Do të jetë pikërisht fokusi i projekteve të ndërmarrjes që do të krijojë nxënësi/studenti/kandidati.


Një nga temat e programit është "Mundësitë e ndërmarrjes, rreziqet e saj, detyrimet ligjore dhe kriteret etike për t’u patur parasysh". Është e qartë se secila prej tyre (mundësitë, rreziqet, detyrimet ligjore dhe kriteret etike) në kushtet e reja ka tipare shtesë dhe të ndryshuara. Supozojmë nëse ndërmarrja zgjedh që, për të respektuar kriterin e distancimit social të veprojë me dy ose tre turne biznesin, sa shumë gjëra ndryshojnë në jetën e punonjësve të saj, si do t'i zgjidhë?


Një temë tjetër e programit është " Tregjet dhe klientët ". Është e qartë se pikërisht tregjet dhe klientët do të ndryshojnë me shpejtësi të madhe për shkak të situatës së krijuar nga Covid19 dhe kjo do të thotë se përmbajtja e programit të kualifikimit do të orientohet nga përshtatja me realitetin. 


Bizneset e ish-nxënësve tanë do të jenë laboratori ynë kryesor, që do të thotë se komunikimi me drejtuesit e bizneseve që ata kanë hapur do t'u sjellë kandidatëve shumë këndvështrime me vlerë në kushtet e Shqipërisë dhe është me shumë vlerë që natyra e këtyre bizneseve është e ndryshme. 

Artur Shkurti - pronar i shkollës "Udha e shkronjave"

Përshtatja e shkollave ndaj situatës Covid19

Kjo intervistë e datës 16 prill 2020 në EuroNews Albania erdhi pas ne botuam artikullin "Disa propozime për rihapjen e shkollave".  Nëse e shohim edhe shkollën shtetërore si biznes në kuptimin e gjerë të fjalës biznes dhe jo në atë të ngushtin (siguron fitime) mund të jetë e qartë se sa problematik do të jetë që ky biznes kombëtar t'i përshtatet situatës së re që solli Covid19. Në  këtë sens, propozimet tona (që janë të diskutueshme) kanë vlerën e nxitjes pozitive për të menduar ristrukturimin.


Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Firma e prindit
  • Karta performancës 2023
  • Ndihma për të verbërit
  • Galeria
  • Veprimtari
  • YouTube Udha
  • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Mësonjëtorja
  • Të menduarit kritik
  • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Ndërmarrjet anti-Covid19
  • Na kontaktoni
  • Pershtypje
  • Veprimtari
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Art Gallery Toronto

Powered by

Politika për Cookie

Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

RefuzoPrano & Mbyll

"Udha e shkronjave" ju fton të regjistroheni herët

Regjistrimi herët ka përfitim financiar dhe ndikim të jashtëzakonshëm në kushtet e përshtatjes së fëmijës tuaj. 

Mësoni më shumë