Nr.1 në Shqipëri për certifikimet ndërkombëtare (Kliko)

UDHA E SHKRONJAVE
UDHA E SHKRONJAVE
  • Udha
  • Gjimnazi
  • Shkolla
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Art-Dizajn
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Kurset Online
  • TIPARET
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Drejtoria
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
    • Udha
    • Gjimnazi
    • Shkolla
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • Art-Dizajn
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Drejtoria
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj

  • Udha
  • Gjimnazi
  • Shkolla
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Art-Dizajn
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Na kontaktoni
  • Drejtoria
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj

Artur Shkurti - drejtor & pronar i shkollës

image443

Artur Shkurti - themelues/drejtues/pronar i shkollës "Udha e shkronjave"

Artur Shkurti, është njëkohësisht themelues, drejtues dhe pronar i shkollës "Udha e shkronjave" në 1997. 

Ai e drejton atë prej atëherë e deri më sot në bashkëpunim me Mirela Shkurtin, mësuese e biologjisë dhe kimisë, nëndrejtore e shkollës. Mirela është bashkëshorte e Arturit. Ata janë martuar në 1997. 

Formimi i tij profesional është pedagogjjik i mesëm (17 nëntori, Tiranë, 1983-87) dhe pedagogjik i lartë (Instituti i Lartë "Luigj Gurakuqi", Shkodër, 1987-90), ku ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera (9.8 mesatarja e provimeve). Arritja më e madhe në fushën e pedagogjisë ishte caktimi i tij si Lider i Programit të Kembrixhit për Certifikatën Ndërkombëtare të Kembrixhit për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie.  Është autor në mbi 50 tituj dhe i 80% të tezave të Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave"®. 

Ka dy vajza: Besjonën dhe Nensi.

Mirela Shkurti - nëndrejtore e shkollës

Mirela Shkurti (lindur në 1973) është nëndrejtore e shkollës që nga viti 1997. Formimi i saj është pedagogjik i mesëm (17 nëntori, 1987-91), ndërsa të lartën e ka kryer me rezultate të shkëlqyera për lëndën Biologji Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1991-95) (mesatare mbi 9.5). 

Është bashkëautore në një seri librash të shkollës "Udha e shkronjave" (Eja në test 5,6,7,8, Dituri natyre 3,5), autore e vetme në librin "Biologji 9", autore e disa tezave të shkencës në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave"®. 

Arritjet e saj personale më të larta në fushën e mësimdhënies lidhen me rezultatet në lëndët kimi dhe biologji për certikatën Cambridge IGCSE (mosha 15-16 vjeç), ku nxënësit e saj vlerësohen masivisht me nota A* ose A.  

Mirela merret kryesisht edhe me procesin e vlerësimit të shkollës me testet e drejtorisë ose testet e Kembrixhit. 

Ka dy vajza: Besjona dhe Nensi.


Artur Shkurti - autor në mbi 50 tituj librash

Botimet "Udha e shkronjave" janë të lidhura kryesisht me autorësinë e Artur Shkurtit. "Udha e shkronjave" nuk është një botues tipik që organizon autorë të tjerë në krijimin e një fizionomie të tillë. "Udha e shkronjave" boton kryesisht çfarë drejtoria mendon se mund të botojë me autorisinë e saj. Botimet i gjeni në këtë link.

Më shumë rreth librave të Artur Shkurtit

Artur Shkurti, themelues i Olimpiadës Kombëtare

Një nga vlerat më të mëdha të drejtorit të shkollës "Udha e shkronjave" lidhet me krijimin, organizimin dhe zhvillimin e Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" më e madhja në rang kombëtar për moshat 5-15 vjeç. Ajo filloi si olimpiadë matematike në vitin 2000, dhe më pas u zgjerua jo vetëm në klasat për të cilat organizohej, por edhe në fushat e lëndët që testoheshin. Aktualisht sot olimpiada kërkon njohuritë e nxënësve në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, kompetencë globale dhe edukim muzikor. 

Artur Shkurti, krijues i Olimpiadës Kombëtare për Kompetencën Globale

Nëse olimpiadat e gjuhës shqipe, shkencës, matematikës mund të përfytyrohet që kanë patur një histori, olimpiada për kompetencë globale është krijim origjinal i Artur Shkurtit, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave". Ai në këtë fushë u bazua në një zhvillimet më të fundit arsimore të lidhura kryesisht me lëndën Cambridge Global Perspectives dhe me botimin "Kompetenca Globale" nga Veronica Boix Mansilla dhe Anthony Jackson. 

Artur Shkurti arrin ta bëjë "Udhën e shkronjave" shkollë pilot të Kembrixhit për Global Perspectives

Arritja më e madhe e një shkolle shqiptare të sistemit parauniversitar në fushën ndërkombëtare është padyshim ajo e shkollës "Udha e shkronjave" që arriti të bëhej një nga pesë shkollat pilot të Kembrixhit në Europë dhe të paktat në botë që për 2 vjet pilotuan programin e aftësive të shekullit 21 që do të futet në komunitetin e shkollave të Kembrixhit pas disa ditësh (më 20 qershor 2018).

LIBRA NGA ARTUR SHKURTI DHE MIRELA SHKURTI

Besjona & nensi

Besjona Shkurti

Besjona Shkurti

Besjona Shkurti

image444

Besjona Shkurti - ka kryer bachelor për matematikë në Fakultetin e Shkencave dhe masterin për didaktikë në Universitetin e Agderit, në Kristiansand, Norvegji. Teza e saj e masterit "Përdorimi i teknologjisë eye-tracking për të kuptuar arsyetimin induktiv" është botuar nga Universiteti i Agderit. Besjona ka kryer 9 vjet në shkollën "Udha e shkronjave" dhe më pas gjimnazin shtetëror "Partizani".

Nensi Shkurti

Besjona Shkurti

Besjona Shkurti

image445

Nensi po studion për menaxhim & financë në Universitetin e Torontos. Për rezultatet e larta është në listën e dekanit (listë me studentë të shkëlqyer) dhe ka një rol si teaching assistant për kontabilitet.  Nensi ka kryer shkollën "Udha e shkronjave" duke e përfunduar klasën 10 me 7 certifikime IGCSE me A* dhe maturën me 3 lëndë Cambridge A Level po me A*. Gjithashtu ka bërë edhe gjimnazin shtetëror "Partizani". Për arritjet e saj në provimet e Kembrixhit, ka patur njoftim edhe në faqet zyrtare të Kembrixhit. (shih linkun)

Teza e masterit të besjona shkurti

Additional Information

 Versioni orgjinal

Shkurti, B. (2020) Using eye-tracking to understand inductive reasoning (Master's thesis). University of Agder, Kristiansand.  


 

Abstrakti

Kjo tezë masteri shpjegon punën e bërë për t'iu përgjigjur tre pyetjeve kërkimore që lidhen me të kuptuarin e arsyetimit induktiv në zgjidhjen e detyrave me vargje figurash. Një hyrje e shkurtër shpjegon temën e tezës, pyetjet kërkimore, sfidat e kaluara gjatë pandemisë, pasojat që pati mbi cilësinë e tezës dhe zbulimet kryesore. Një analizë e literaturës që lidhet me të është kryer për ta lidhur këtë kërkim me teoritë e mëparshme në fushën e arsyetimit matematikor, veçanërisht arsyetimit induktiv dhe metodën eye-tracking për të mbledhur dhe analizuar të dhënat. Kjo ka shërbyer për të skicuar projektin kërkimor. Kapitulli i metodologjisë përfshin planin e kërkimit, cilët janë subjektet dhe si janë zgjedhur. Ai paraqet materialet dhe instrumentet që ndihmuan për të mbledhur dhe për të analizuar të dhënat, metodën e zgjedhur për mbledhjen e të dhënave dhe mënyrën se si janë analizuar këto të dhëna. Ky kapitull përfundon me një diskutim të shkurtër të çështjeve etike, të vlerës dhe besueshmërisë. Kjo ndiqet nga kapitulli i analizës dhe rezultateve që tregon analiza të detajuar të të dhënave të mbledhura dhe rezultateve që  përbëjnë vlerën kryesore të këtij kërkimi. Pikat e forta dhe kufizimet paraqiten në një kapitull më vete me synimin për të dhënë një ide lexuesit se cilat ishin pikat e forta që i dhanë vlerë këtij studimi dhe çfarë mund të kishte shkuar më mirë. Këto konsiderata ndihmojnë kërkuesit e ardhshëm që do të duan të përsëritin këtë kërkim duke u dhënë atyre shumë informacion rreth pikave të forta dhe kufizimeve. Diskutimi i rezultateve me ndihmën e kërkimeve të mëparshme është kryer me synimin për të listuar argumentet që mbështetin rezultatet e këtij kërkimi. Kapitulli i fundit është me një rëndësi të veçantë sepse paraqet ndikimin e rezultateve në fushën e mësimit të matematikës. Teza përfundon me një listë të figurave dhe tabelave të përdorura dhe me listën e referencave. 


Teza e Besjona Shkurtit

Teza e Besjona Shkurtit

Kënga "KORRIKU" - KOMPOZUAR NGA ARTUR SHKURTI

Kënga "Korriku" me vargje të Lazgush Poradecit është kompozuar nga Artur Shkurti, në vitet e studimit në Shkodër, 1987-90 (Instituti i Lartë Pedagogjik "Luigj Gurakuqi").
Kënga u bë gati për regjistrim pas shumë vitesh. Orkestrimi u realizua nga kompozitori i njohur Adrian Hila dhe u këndua nga fëmijët Besjona dhe Nensi. 

Nensi në piano

Për disa vjet Nensi studioi piano me Etrita Ibrahimin dhe realizoi regjistrimin e disa pjesëve. 

Nensi Shkurti

Ky interpretim në grupin  e nxënësve që mësuesja Etrita Ibrahimi kishte përgatitur. Koncerti u zhvillua në sallën e Ministrisë së Kulturës. 

Ernest Koliqi - Studentit Bursist

Lexim i vargjeve të Ernest Koliqit, nga Artur Shkurti, të poezisë "Studentit Bursist". Recitimi u krye në 16 dhjetor 2018, si pjesë e mbështetjes së studentëve. Nuk ka shumë poezi kushtuar studentëve, dhe kjo e Koliqit është e veçantë.

Vargje të Lasgushit kushtuar Naim Frashërit

 Recituar nga Artur Shkurti për t'iu bashkuar projektit të Olimpiadës XVI Kombëtare  "Naim Shqipëria" organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave" në kuadër të 170 vjetorit të Lindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri (25 maj 1846 – 25 maj 2016) 

Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

  • Udha
  • Gjimnazi
  • Shkolla
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Art-Dizajn
  • Gazeta
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Karta e performancës
  • Ndërmarrjet anti-Covid19
  • Pershtypje
  • Galeria
  • Veprimtari
  • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Na shkruaj

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

Politika për Cookie

Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

Prano & Mbyll