Programi i shkollës për edukimin e karakterit dhe të virtyteve

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • More
    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
Mirë se erdhët në faqen

të menduarit kritik mbi komunizmin

Kjo faqe i kushtohet plotësisht edukimit të mendimit kritik për çështje që lidhen me periudhën e komunizmit. Bazë e faqes janë librat "Të menduarit kritik mbi komunizmin" dhe "Fëmijët, lufat dhe lufta e klasave", shkruar nga Artur Shkurti dhe botuar nga "Udha e shkronjave".

Të menduarit kritik mbi komunizmin

Artur Shkurti

Autor


Marksi e hapte "Manifestin e partisë komuniste" me fjalët "Një fantazmë sillet nëpër Europë - fantazma e komunizmit". 

Nuk ka shprehje më të goditur për ta përshkruar realisht ndjesitë që shoqërojnë mendimet që kanë të bëjnë me komunizmin para vendosjes së tij dhe të mendosh që është shkruar në 1848, ndërsa Revolucioni Bolshevik ndodhi në 1917, tek ne në 1941-1944. 

Ajo që është e çuditshme është që kjo ndjesi (e fantazmës) nuk qenka vetëm para vendosjes së komunizmit (para 1917 ose para 1944), por edhe pas tij (pas vitit 1990). Si kuptohet kjo tani (pas 1990)? Kuptohet nga kodi i heshtjes që shoqëron komunikimin ndërmjet njerëzve, sidomos kodin e heshtjes së institucioneve arsimore (shkolla dhe universitete) që janë mjeti kryesor që shoqëria ka për të edukuar brezin e ri dhe të gjithë shoqërinë. 

Problemi me shkollën, arsimin, në këndvështrimin e pikëpamjes që duhet të formohet për komunizmin është që ajo duhet të ketë një kurrikul të përcaktuar, të këtë libra metodikë, të ketë autorë e mësues që do të jenë të aftë ta bëjnë si duhet punën. Por që të ndodhin këto duhet më parë të ketë vendimmarrje politike. Që të ketë vendimmarrje politike duhet të ketë edhe një opinion publik. Që të ketë opinion publik duhet që të ketë punë nga të gjithë dhe ne jemi të lumtur se në këtë çështje tashmë kemi kontributin tonë. Mund të quhet me vonesë, në raport me vitin 1990, në raport me libra të tjerë që janë shkruar gjatë këtyre 32 vjetëve, por në një gjë jemi të parët. Dy librat që kemi botuar në shkurt dhe në mars 2022 besojmë janë të parët që shkruhen për shkollën: "Fëmijët, lufta dhe lufta e klasave" dhe "Të menduarit kritik për komunizmin". Libri i parë mundet të jetë një guidë e mirë për moshat e vogla (fillore deri në 14 vjeç) dhe libri i dytë është i mirë për moshat mbi 14 vjeç. 

Në të gjitha këto aspekte, mendoj se libri që po paraqesim ndihmon. Zemra e komunizmit janë librat e tij, është literatura, organet e tjera janë ato që kanë bërë punën praktikën. 

Shkolla ka punë me "zemrën", me librat, me literaturën. Interesi i shkollës është që nxënësit të mësohen me vlerat e demokracisë. Nuk mund të ketë vlera të demokracisë pa u shprehur si duhet për komunizmin. Nuk mund të thuhet "demokracia është mirë" dhe "komunizmi ishte ndryshe", sepse kjo "e lënë paralel" është mjeti se si i lihet të kuptohet nxënësit se edhe ashtu "mund të jetohet", "edhe ashtu mund të funksionojë shoqëria". Ka mundësi që kjo sjellje e shoqërisë, e shkollës të konceptohet si dy sisteme operative, ku ne kemi zgjedhur njërin (demokracinë) dhe, po nuk na bëri punë, kemi edhe atë tjetrin rezervë (komunizmin). 

Nëse është kështu atëherë duhet që puna të bëhet me themel me literaturën e komunizmit. Ka një përqëndrim të madh për të pasqyruar krimet dhe pasojat e komunizmit. Komunizmi në Shqipëri nuk mund të ekzistonte pa një ideologji. Nuk mund të ishte "kombëtar". As forca e tij nuk mund të ishte "kombëtare" dhe është e provuar që kjo forcë kryesisht sidomos në start ka qenë e huaj. Atëherë vlen që shkollat të përqëndrohen pikërisht në thelbin në trajtimin si duhet të literaturës së komunizmit. Vetëm që kjo punë nuk bëhet "shkurt". Mendja, botëkuptimi dhe shpirti njerëzor është kaq i gjerë, sa është e gjerë kultura botërore. Argumentat, në kuptimin tezat, nuk shkruhen "për shqiptarë", por argumenti nëse është duhet të jetë universal. Provat, dëshmitë mundet të jenë kombëtare. Në bashkim të tyre ne do të kishim një literaturë shqiptare që çmontonte komunizmin. 

Kjo është arsyeja që në librin që ofroj nuk jepen vlerësime të përgjithshme për literaturën "është mirë" "s'është mirë" "është demokratike" "s'është demokratike". Puna nga ana ime bëhet në nivel qelizor, pra në nivel pohimi, paragrafi, argumenti, arsyetimi, dhe duke analizuar plotësisht dhe jo me të zgjedhur, duke cituar në ligjëratë të drejtë dhe jo në ligjëratë të zhdrejtë, duke mos u lodhur së paraqituri të tërën. 

Një fjalë e urtë thotë "rruga e shkurtër të del më gjatë" dhe në këtë çështje, edhe në Shqipëri "rruga e shkurtër na ka dalë shumë e gjatë". Jemi në vitin 32 që është ndërruar sistemi dhe ende nuk kemi një kurrikul të saktë, të aftë që shoqëria të thotë me siguri "Po ne jemi një shoqëri demokratike dhe të rinjtë tanë janë shumë të qartë se pse nuk duhet të zgjedhin komunizmin si ideologji, duke e argumentuar këtë si në mënyrë filozofike ashtu edhe me dëshmi të shumta që ata tashmë i dinë se i kanë në libra". 

Libri që paraqes "Të menduarit kritik për komunizmin" trajton këto çështje: 

Pse të menduarit kritik mbi komunizmin? Shkolla është e përqëndruar në edukimin e kësaj aftësie "të menduar kritik", dhe duke e përdorur këtë aftësi ndaj "komunizmit", teknikisht, mësuesit dhe shkollat i shmangen me "diplomaci" mosdakortësisë që mund të ekzistojë në përfundime të caktuara. Supozojmë që një libër i dhënë nga Ministria e Arsimit mund të haste rezistencë në publik nëse në të do të shkruhej ta zemë se "të gjithë shkrimtarët dhe artistët ishin vegla të PPSH-së". Por nëse Ministria nuk e thotë një nga nxënësit në klasë është i lejuar ta thotë e ta argumentojë dhe ndërkohë të debatojë me dikë tjetër që mendon ndryshe. Në këtë kuptim shkolla përqëndrohet në "mendimin kritik" dhe kështu u jep nxënësve mekanizmin e duhur për të arsyetuar por pa i "indoktrinuar" duke u dhënë ide fikse që ende kanë nevojë për përpunim. Në këtë drejtim libri sjell artikullin e parë që trajton pikërisht çështjet e të menduarit kritik (argumentimet, pohimet, hipotezat, deduksioni, induksioni, problemzgjidhja etj) dhe lidhjen e tyre me përmbajtjen e literaturës së komunizmit. 

Libri ka një parathënie që tregon se si është arritur të shkruhet libri dhe trajton edhe problemin e "konfliktit të interesit" të autorit, në mënyrë që lexuesi të ketë një ide të qartë sesa pozicioni im si autor mundet të ndikojë dhe a ka ndikuar apo jo në mënyrën si është shkruar libri. 

Kam fiksuar në të me vërtetësi procesin e krijimit të librit, se si mblidhen të dhënat. Fillimisht kam punuar për komentet (rreth 200 faqe) të librit "Kur lindi partia" të Enver Hoxhës, duke qenë 100% i cituar. Pastaj dola tek Kushtetuta e 1976, që doli një artikull i gjatë. Pjesë e komenteve për kushtetutën 1976 u bë komenti i "Manifestit të Partisë Komuniste" (1848) e Marksit dhe Engëlsit. "Manifesti" më çoi tek "Tri burimet e marksizmit" (1913), nga Lenini. Komentet e librit "Kur lindi partia" më çuan edhe tek ideja e profilizimit psikologjik të personalitetit të Enver Hoxhës, që mendoj se është një kontribut i veçantë i këtij libri dhe i hap rrugën diskutimeve më të gjera në këtë drejtim që duhet të saktësojnë për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm figurat që i përkasin tashmë historisë sonë. 

Libri është shkruar me kujdesin që ai të përdoret nga shkollat (mësues, prindër, nxënës, studentë). Në këtë kuptim, ai merr parasysh gjerësinë e interesave të lexuesit, variacionin e sfondeve të tyre politike. Por libri nuk bie në eklektizëm (pra edhe kjo është mirë, por edhe e kundërta e saj ka vlerë). Të menduarit kritik është "armiku" kryesor i eklektizmit. Tjetër është të pranosh e mirëkuptosh interesa të ndryshme, e tjetër është që të bardhës t'i thuash të bardhë e të zezës e zezë.

Me anë të këtij artikulli i propozojmë Ministrisë së Arsimit si të Shqipërisë dhe të Kosovës që të studiojë vlerën e librit dhe, të mundet ta miratojë atë si literaturë ndihmëse për përdorim nga mësuesit dhe shkollat. Gjithashtu një kopje e librit do t'i niset edhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për një vlerësim nga ana e tyre. 

Gjithashtu prindërit e shkollës "Udha e shkronjave" (që janë të majtë e të djathtë ose indiferentë ndaj së majtës e të djathtës) do të ftohen për diskutime në këtë drejtim dhe së bashku do të investojmë në dakortësimin për masën e diturisë që duhet të kenë fëmijët e tyre në këtë çështje, sigurisht e përputhur me moshën. Sipas mendimit tim, duke filluar nga mosha 14 vjeç e sipër. 

Mësuesit e shkollës gjithashtu do të njihen me librin dhe do të japin edhe ata mendimin e tyre. 

Natyrisht që nuk do të këmbëngulim që patjetër ato të kenë një përgjigje, sepse tashmë puna është konkretizuar, është në Bibliotekën Kombëtare dhe kaq janë mundësitë tona. 


Për sa na takon si shkollë "Udha e shkronjave" besojmë jemi të parët që kemi një literaturë tonën në këtë çështje. Jemi të bindur që të paktën për shkollën tonë ajo e pasuron jashtëzakonisht dhe e forcën pozicionin e nxënësit të shkollës "Udha e shkronjave" në raport me të shkuarën dhe është një investim shumë i mirë në një çështje ku shkollat mendoj se janë dobët. Mendoj se libri do të kontribuojë më mirë që ata të jenë të përgatitur në çështje të politikës kombëtare, që ka nevojë për dituri. Kur themi politikë kombëtare nuk e kemi fjalën që asaj t'i vëmë një emër "politikë e majtë" apo "politikë e djathtë", por duke u interesuar të shohin sa më shumë të përbashkëta kombëtare në politikën e djathtë apo të majtë dhe të kuptojnë edhe se ku qëndrojnë problemet në këtë çështje. 

Ne nuk kontribuojmë si shkollë në "konvertim politik", pra nuk japim argumenta "pse është mirë të jesh i majtë" apo "pse është mirë të jesh i djathtë". Kjo është POLITIKË. Natyrisht që këtë nuk e bëjmë as fshehtas. Sigurisht nuk biem as në gabimin që të themi "ca të mira djathtas" e "ca të mira majtas" që do të ishte përsëri një "eklektizëm". Ne jemi të rritur dhe e kuptojmë që familjet edhe në politikë ashtu si në besim apo mosbesim fetar ecin me një traditë familjare dhe kjo është e justifikuar me rrjetin e miqësive, e klubeve ku bëjnë pjesë, që formojnë edhe interesin ose reflektojnë interesin. Është e vërtetë që ata që janë shkëputur dhe kanë kaluar nga një grup në tjetrin, shpejt e kanë kuptuar që nuk janë aq të mirëpritur. Kjo është arsyeja që ndihemi mirë kur refuzojmë të jemi në ndonjë prej tyre dhe, ndaj, e kemi "pësuar" nga të dyja grupet (e dëshmuar në raport me shkollën) e prandaj edhe nuk e kemi pësuar (edhe kjo e dëshmuar në shumë raste). 

Në raport me nxënësit ky pozicion është edhe ai që do të ishte më i pëlqyer, sidoqë është e drejta e secilit që të ketë bindje ose anësi politike.

Fëmijët, lufta dhe lufta e klasave

Artur Shkurti - autor

Libri "Fëmijët, lufta dhe lufta e klasave" mund të quhet si i përshtatshëm për të mësuar më shumë rreth propagandës gjatë komunizmit që lidhej me fëmijët. Sigurisht ne nuk analizojmë këtu çdo lloj propagande, por atë propagandë që sjell një dëm. Filmi "Beni ecën vetë", "Guximtarët", "Mimoza llastica", "Shoku ynë Tili" janë filma që kryesisht merren me tiparet e personalitetit të fëmijës dhe ata fare mirë mundet të këshillohen edhe sot, pavarësisht se janë bërë në kohën e komunizmit. 


Në librin "Fëmijët, lufta dhe lufta e klasave" merremi kryesisht me dy çështje: 


a) përfshirjen e vetëdijshme të organizuar nga të rriturit (njësitet guerrile dhe PKSH) të fëmijëve gjatë luftës së dytë botërore në Shqipëri 

b) edukimin e tyre klasor, pra me adhurimin e rolit të klasës së varfër, me adhurimin e Partisë Komuniste dhe me denigrimin e klasës së pasur ose të partive nacionaliste siç ishte "Balli Kombëtar". 


Ky edukim në filmat "Debatik", "Tinguj lufte", "Mëngjese lufte", "Lulëkuqet mbi mure", "Tomka dhe shokët e tij", "Partizani i vogël Velo", "Pas gjurmëve" dhe "Balonat" është i përzier natyrshëm me jetën e fëmijëve dhe tipare të natyrshme, duke çimentuar më shumë pasojën për të cilën kishte një objektiv PKSH ose PPSH që ishte formimi i tipareve të "njeriut të ri. 


Kur vjen puna që shkolla të punojë në mënyrë të moderuar me moshat e vogla për të thënë diçka për periudhën e komunizmit, kjo punë bëhet e vështirë, sepse vete nga vete puna do të thuash se disa shqiptarë dënuan disa shqiptarë të tjerë pa të drejtë dhe ku hyn e ku del, pra çështja mundet të amplifikohet në një drejtim të papëlqyer për mësuesin, për shkollën, për prindin që e ka çuar në shkollë fëmijën dhe, në vend të bëjë mirë, shkolla mund të bëjë keq, në vend t'i bashkojë, mundet t'i ndajë.  


Por relativizimi nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë asgjë, sespe me të drejtë fëmija që sheh filmat e komunizmit (këta tetë që kemi veçuar) mundet të shtrojë pyetje që kanë lidhje me fjalorin që përdoret në ato filma: komunist, ballist, Parti Komuniste e Shqipërisë, Balli Kombëtar, i varfër, i pasur, komunizëm, shtypje, revolucion, partizan, tradhëtar etj. Shkolla duhet të ketë një përgjigje që është historike dhe e padiskutueshme. 


Fëmijët nuk duhet të përfshihen në luftë dhe nëse janë përfshirë ky është gabim ose faj. (Dëshmohet me shembuj nga filmat)

Fëmijët nuk duhet të edukohen me urrejtje klasore dhe nëse janë edukuar ky është gabim ose faj. (Dëshmohet me shembuj nga filmat) 


Edukimi me kritikën që u bëhet filmave është edukimi më metodik që mundet të ekzistojë, sepse në film ne jemi kryesisht para personazheve fiktivë (jo realë), ndaj nuk prekim konkretisht një emër. 


Synimi i shkollës është të formojë mendimin kritik dhe të shohë që fëmijët marrin pjesë në këtë diskutim aktivisht. Shkolla nuk duhet të lërë përshtypjen që është "as mish as peshk" por ndërkohë nuk duhet të hyjë edhe në një nivel të tillë "detajimi" që më shumë prish punë. 


Ne po japim pikëpamjen tonë dhe kjo faqe është me këtë objektiv. 

ARTUR sHKURTI - fËMIJËT, LUFTA DHE LUFTA E KLASAVE

Në këtë regjistrim do të dëgjoni artikullin kryesor të librit "Fëmijët, lufta dhe lufta e klasave", botuar në 10 shkurt 2022

kOPERTINAT E LIBRAVE

    Artur Shkurti - Të menduarit kritik mbi komunizmin

    Në këtë regjistrim është parathënia e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin"

    Si u shkrua libri

    Kjo është një nga dy parathëniet e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin" që ka të bëjë me mënyrën se si u shkruajt libri. Parathënia tjetër e vë theksin tek  "mendimi kritik". 

    Artur Shkurti - Manifesti i partisë komuniste (1848) Komente

    Më poshtë gjeni artikullin me komente për "Manfestin e Partisë Komuniste" (1848), pjesë e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin". Komentet e ballafaqojnë përmbajtjen teorike me praktikën e komunizmin dhe me këndvështrime të argumentimit që sjell të menduarit kritik mbi një literaturë të tillë. 

    Artur Shkurti - Tri burimet & pjesët përbërëse të marksizmit

    Në këtë regjistrim gjeni artikullin "Komente mbi shkrimin "Tri burimet dhe pjesët përbërëse të marksizmit" , Lenin 1913 , pjesë e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin"

    Artur Shkurti - Tipare të personalitetit të Enver Hoxhës

    Pjesë e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmit"

    Artur shkurti - KOmente për librin "kur lindi partia" (1981)

    Më poshtë gjeni artikullin me komente për "Kur lindi partia" (1981), pjesë e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin". Komentet e ballafaqojnë përmbajtjen me praktikën e komunizmin  (1941-1990), me vlerat e demokracisë dhe me këndvështrime të argumentimit që sjell të menduarit kritik mbi një literaturë të tillë. 

    Artur Shkurti - Komente mbi kushtetutën 1976

    Në këtë regjistrim është artikulli "Komente mbi kushtetutën e vitit 1976" pjesë e librit "Të menduarit kritik mbi komunizmin"

    Në fokus analiza (problemzgjidhja)

    Më poshtë është reflektimi mbi një projektligj të propozuar nga një grup i deputetëve të opozitës. Në kuptimin e edukimit të të menduarit kritik, fokusi është analiza dhe problemzgjidhja. Projektligji është akt i mirëfilltë problemzgjidhjeje. (kemi një problem do ta zgjidhim). Ndaj edhe analiza e tij është përsëri në fushën e aftësisë analitike dhe problemzgjidhjes. Nuk ka rëndësi mendimi konkret, por duhet parë që argumentet përdorin "teknika" të logjikës formale. 


    Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

    UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

    Politika për Cookie

    Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

    RefuzoPrano & Mbyll