Programi i shkollës për edukimin e karakterit dhe të virtyteve

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • More
    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account

Përshtypje të njerëzve të kulturës

Prof.Dr.Albert Frashëri për Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave"

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

Abdi Baleta për librat "Udha e shkronjave": "Gjuha shqipe" dhe "Besa"

“Të konceptosh në vend të një olimpiade matematike apo fizike, një tjetër olimpiadë që krahas formimit shkencor, sheh edhe formimin e përgjithshëm të nxanësit, do të thotë që shkolla nuk synon thjesht aspekte teknike të përgatitjes suaj, por thelbin e njeriut që shkolla krijon së bashku me familjen.  Mendoj që ky është një hap i madh, i guximshëm e modern në idenë themelore të të mësuarit. Jam i bindur për sa them sepse e juaja është një shkollë që formon njeriun dhe jo thjesht pamjet teknokrate të tij.” 

Prof.Dr. Albert Frashëri - 1 shtator 2013, Ceremonia e Çmimeve të Olimpiadës, XIII Kombëtare, organizuar nga “Udha e shkronjave”, letra drejtuar nxënësve dhe mësuesve të shkollës dhe fituesve të olimpiadës)

Abdi Baleta për librat "Udha e shkronjave": "Gjuha shqipe" dhe "Besa"

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

Abdi Baleta për librat "Udha e shkronjave": "Gjuha shqipe" dhe "Besa"

“I takonte që këtë punë që ka bërë “Udha e shkronjave” ta bënte Universiteti, besoj, ta bënte Akademia e Shkencave. Në këto botime, le të më korrigjojnë specialistët e letërsisë, po mua më duket se një paraqitje të tillë të mendimeve të Naimit, siç e ka bërë Arturi, ma merr mendja nuk është bërë: një antologji e mendimit kombëtar, politik, moral e moralizues”. 

Abdi Baleta - Profesor dhe diplomat, më 25 maj 2016, në promovimin e librave “BESA, feja ime, e fëmijëve të mi dhe  e bujarëve shqiptarë” (Artur Shkurti) “Gjuha shqipe” (Artur Shkurti) “Magjia e Rilindjes Kombëtare” (Prof.Dr.Albert Frashëri)

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

Në themel edhe mbi krye, 

Vjen një shkollë prej një agimi, 

Fjalë e fjalës si fillesë, 

Shkon aty ku vjen Naimi. 

Unë - ç’të bëj?! S’kam tjetër udhë,

sepse rroj në musht të shkronjës.

Ndaj po ngjitem, që të zbres

në atë gen të vet buronjës. 

(Shkruar në vitin 2010)

Prof.Dr. Aleks Luarasi për hijen e censurës ndaj abetares "Udha e shkronjave", 2001

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

Myslim Pashaj - poezi kushtuar shkollës "Udha e shkronjave" dhe kushtimit të saj për Naim Frashërin

“Personalisht e vlerësoj abetaren “Udha e shkronjave”, si një punim cilësor, me vlera didaktike dhe patriotike, që sjell risi të dukshme në fushën e mësimdhënies.” 

Prof. Dr. Aleks Luarasi, nga artikulli “Hija e censurës mbi një vepër me vlera kombëtare”,  në gazetën “Shekulli”, 4 shtator 2001.

Elena dhe Ismail Kadare, për abetaren "Udha e shkronjave"

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

“Duam të falenderojmë “Udhën e shkronjave” për atë dritë e gëzim që na sjell në shtëpi me “Abetaren” e mrekullueshme me të cilën i mësojmë ne Doruntinës  gjuhën e bukur shqipe.” 

Elena & Ismail Kadare 

Prishtinë, Panair i Librit, Maj 2002

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

Dr. Jak Simoni mbi punën e shkollës "Udha e shkronjave" me lëndën e logjikës formale

  

Me përfshirjen e lëndës së logjikës, shkencës së arsyetimit të drejtë, në kurrikulën e saj, shkolla “Udha e shkronjave” ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse të nxënësve, në organizimin e mendimeve të tyre, njëherazi dhe në zgjimin e interesit për këtë fushë studimi në Shqipëri.
Dr.Jak Simoni ka doktoraturën në Logjikë dhe jep mësim në Universitetin "Aleksandër Mosiu" në Durrës.

lEFTER ÇIPA - hIMARË

Kënga "Naim Shqipëria" ose "Bilbil i vendeve të mia" si kolonë zanore e veprimtarive të shkollës "Ud

 Dua të shpreh falenderimin dhe përzemërsinë time për shkollën "Udha e shkronjave" e cila nderimin e Naim Shqipërisë, poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, profetin tim shpirtëror, po e shndërron në një traditë të përvitshme. Është një mënyrë fisnike dhe atdhetare për të rrënjosur te fëmijët dhe brezat e rinj dashurinë dhe ndërgjegjen për kulturën kombëtare. 

Bekuar qofshi! 


Ju falenderoj për përdorimin e këngës sime më të shtrenjtë si kolonë zanore të homazhit fisnik që bëni si shkollë pranë busteve të Vëllezërve Frashëri, këtyre apostujve modernë të kombit tonë.


Me ndjenjën e veçantë për ju,
Lefter Cipa

22 korrik 2013, në facebook 

Nga Paul-Bullen Smith për revistën tonë

Me botën në mendje

 Ju faleminderit për mundësinë për të shkruar disa fjalë për revistën “Me botën në mendje” (Udha e shkronjave), e lidhur me Olimpiadën Kombëtare dhe që i kushtohet Kompetencës Globale, programit tonë Cambridge Global Perspectives dhe Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara.Rëndësia e vetëdijes globale dhe e ndërlidhjes globale është duke u rritur ditë pas dite, por kuptimi prapa “të qenurit global” jo. Nisma si e juaja janë një pjesë e rëndësishme për rritjen e të kuptuarit global dhe një mundësi për nxënësit e rinj për të parë rëndësinë dhe vendin e tyre në botë. Programe si tonat, inisiativa si tuajat dhe fokusi në objektiva të matshme dhe prioritete të organizmave botërorë si OKB, të gjitha shpien para në një mënyrë sistematike rëndësinë e reflektimit të mendimit kritik dhe bashkëpunimit në botën e sotme, gurë themeli të edukimit global. Faleminderit për mundësinë që më dhatë dhe fat të mbarë me Olimpiadën Kombëtare. Paul-Bullen Smith, punon për Cambridge Assessment International Education. Disa vite ka qenë drejtues i programit Cambridge Global Perspectives, flamurmbajtësja e programeve që Kembrixhi prodhon
 

Shënim nga "Udha e shkronjave"

Revista "Me botën në mendje" jep udhëzimet për garën e Kompetencës Globale. Fillimisht kemi patur punët online të nxënësve, më pas kemi dhënë temat e Olimpiadës 2017 "Mbi të drejtat e fëmijëve" dhe në 2018 dhamë temën "Bujaria".
Shënimi nga Paul Bullen Smith ishte si një parathënie e kësaj reviste, që tregon qartë përshtypjen që la në Kembrixh veprimtaria e shkollës "Udha e shkronjave" për t'i hyrë aftësive të shekullit 21 si edhe koncpetit Global Perspectives. Ndaj në vitet 2016-2018 ajo u zgjodh të jetë Shkollë Pilot e Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives duke qenë kështu nga të paktat shkolla të tilla në botë (në Evropë ishin vetëm 5). 

Përshtypje për shkollën nga prindër

Prof.Dr. Idriz Haxhiu - gjyshi i Joanit

Prof.Dr. Idriz Haxhiu - gjyshi i Joanit

Prof.Dr. Idriz Haxhiu - gjyshi i Joanit

Prof.Dr. Idriz Haxhiu

 “Pas një viti shkollor, tek “Udha e shkronjave”, Joani jo vetëm ka fituar dije të shumta, por është në gjëndje t’i shpjegojë ato me shumë zotësi, qartësi, saktësi, kënaqësi e pasion. Përgatitja e gjithanëshme e Joanit si dhe përgjigjet e qarta e të sakta që ai bën më gëzojnë pa masë, më emocionojnë, më lumturojnë e më mbushin me krenari.”

Prof.Dr. Idriz Haxhiu, gjyshi i Joanit
Dekoruar nga Presidenti me urdhërin “Naim Frashëri” i Artë 

Erion Kristo - gazetar, pedagog

Prof.Dr. Idriz Haxhiu - gjyshi i Joanit

Prof.Dr. Idriz Haxhiu - gjyshi i Joanit

 Sot është e diel, po nuk dua t'ia kushtoj vetes këtë status; ndaj dua të shpreh një falenderim për një njeri të veçantë. Ky është Artur Shkurti, drejtues i shkollës "Udha e shkronjave". Ky njeri ka 18 vjet që organizon olimpiada mbarëkombëtare; gjë që shteti nuk e bën. Ky njeri e ka afruar shkollën e vet te standardet angleze të certifikuara, një nga pak shkollat në botë (kjo e fundit ka lidhje me faktin që ishim nga të paktat shkolla në botë pilot për programin Cambridge Global Perspectives). Ky njeri ka bërë çmos për edukimin patriotik të fëmijëve. Shikoni videot me këngë patriotike. E plot e plot të tjera.

Të falenderoj, Artur; dhe në emër të shumë njerëzve.


Status në faqen e tij në facebook në datën 8 korrik 2018 

(Erioni e ndjek olimpiadën prej vitesh, si prind i Enesit dhe Drinos, të dy disa herë fitues.)

Anila Tali cenka - prind dhe mësuese

"Udha e shkronjave" shkolla më e mirë...

"Udha e shkronjave" shkolla më e mirë.
Si ish mësuese e kësaj shkolle, duke i njohur shumë mirë praktikat e mësimdhënies dhe, si prind, i një prej nxënësve të kësaj shkolle që tashmë prej një viti studion në një shkollë në Londër (Angli) dua të bëj veç një koment te shkurtër (në facebook):
Danieli, biri im, me dijet që përfitoi në këtë shkollë e pati fare të lehtë tranzicionin: Shqipëri-Angli. 
dhe nuk behet fjalë vetëm për anglishten, por për të gjitha praktikat e mësimdhënies, duke përfshirë këtu edhe rregullat që duhen ndjekur në një provim, pra me pak fjalë shkollë me standart ndërkombëtar (Cambridge).
Mirënjohje pafund për të gjithë stafin, që bëjnë një punë të shkëlqyer dhe për drejtuesit gjithashtu...
Suksese!  

***

Koment i bërë në 28 maj 2019 në faqen tonë në facebook.

Përshtypje të njerëzve të kulturës dhe të arsimit (education) dhe prindërve

Çdo 25 maj, ditën e lindjes së Naim Frashërit, ne organizojmë veprimtari në përkujtimin e veprës së Vëllezërve Frashëri. Në 2015, ne organizuam promovimin e librave të shkollës "Udha e shkronjave":  "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë" (Artur Shkurti), "Gjuha shqipe" (Artur Shkurti) dhe  "Magjia e Rilindjes Kombëtare" nga prof.dr. Albert Frashëri. 

Në promovim folën prof.dr. Albert Frashëri, Marie Lasgush Poradeci, Abdi Baleta, Artur Shkurti. 

Prof.Dr. Albert Frashëri i shkruan Kembrixhit

Vendi i shkollës "Udha e shkronjave" në sistemin arsimor shqiptar

Në vemendje të Dr. Martin Nuttall & Dr.Alessandra Varriale, 

Quhem Albert Frashëri, banues në Umbria (Italy), tashmë titullar në katedrën e matematikës dhe të fizikës në licetë shkencorë të Viterbo, Parma dhe, në 10 vitet e fundit të karrierës, në Liceun Shkencor “A. Volta” në Spoleto. Jam lindur në Shqipëri, (me qytetari italiane që nga lindja), ku kam punuar deri në 1990, si studiues (kërkues) pranë Departamentit të Matematikës të Institutit Kombëtar të Kërkimeve mbi Arsimin. Në vitet e fundit të qëndrimit tim në Shqipëri kam qenë përgjegjës i departamentit. Fushë e kërkimit tim ishte reforma e arsimit matematikor në shkollat e çdo cikli dhe klase dhe që lidhej me përmbajtjet dhe metodologjitë e mësimdhënies. 

Së fundmi, ka patur kontakte me drejtuesit e shkollës “Udha e Shkronjave” në Tiranë, në mënyrë të veçantë me presidentin e saj prof. Artur Shkurti, pra jam në dijeni të punës që stafi i saj zhvillon për edukimin e nxënësve. Përulësisht do të doja të shprehja disa vëzhgime mbi përvojat e kësaj shkolle. 

Në njëzetëepesë vitet e fundit shkolla shqiptare, në kuadrin e një procesi të ndërlikuar të demokratizimit të vendit, ka marrë udhën drejt një rinovimi të thellë që përfshin shkollën publike dhe atë private. Ndoshta kjo e fundit ka qenë më pak e kufizuar në zgjedhjet e saj. 

Në zhvillimin e saj shkolla shqiptare ka konsoliduar një traditë me rrënjë në realitetin kulturor të vendit. Pjesë e kësaj tradite është realiteti fetar tripërmasor me katolikë, musulmanë dhe ortodoksë. Tradita tregon një ekuilibër dhe harmoni në bashkëjetesën paqësore të tre besimeve pa patur kurrë veprime të dhunës kolektive për motive fetare. Në atë univers, megjithë vështirësitë e mëdha të vendit, shkkolla ka patur mundësinë të pjekë (përforcojë) fort një karakter laik duke vënë në pah si funksion të parë të saj formimin e qytetarit dhe pastaj edhe të specialistit. Qytetari, i varfër apo i pasur, punëtor apo intelektual, ka parë tek shkolla të ardhmen e fëmijës së tij. Është e lashtë thënia e katolikëve shqiptarë të Alpeve të Veriut, sipas të cilës kur një burrë me penë takon burrin me pushkë, ku i fundit është i vdekur. 

Në thuajse gjysmë shekulli të regjimit totalitar, udhëhequr nga një ideologji e deklaruar e vetmja e pranuar me ligj kushtetues, shkolla pati pësuar një politizim të skajshëm. Megjithatë, familja ka vazhduar të besojë në funksionin formues të shkollës, që përmirësonte përgatitjen e nxënësve të saj në kuadrin shkencor, duke varfëruar në mënyrë drastike formimin e tyre kulturor për shkak të një ideologjie asfiksuese dhe kudo e pranishme në jetën e shkollës.  

Në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit shkolla ka parë ndërhyrje që jo gjithmonë janë të përputhshëm me traditën e shkollës. Ka përmbajtje që njihen universalisht nga shkollat e vendeve europiane, në kuadrin shkencor dhe human, por edhe ndryshime që vijnë prej traditës kulturore të vendit. Besoj që nëse gjatë evoluimit të saj shkolla braktis humusin e saj kulturor, me vështirësi do t’ia dalë të formojë qytetarin të përputhshëm me një shoqëri demokratike dhe realisht të emancipuar. Sepse qenia demokratike dhe e emancipuar nuk është e pavarur nga historia dhe identiteti kulturor i kombit. Nëse i referohemi parimit universalisht të pranuar sipas të cilit funksioni themelor i shkollës bazë (fillore dhe sekondare) mbetet edukimi i qytetarit të ardhshëm, atëherë mundet të nxirret menjëherë përfundimi që një funksion i tillë kërkon të merret parasysh jo vetëm trashëgimia kulturore e kombeve më të zhvilluara, por kryesisht tradita kulturore e kombit të cilit i përket. 

Në historinë e afërme shkolla shqiptare iu nënshtrua kërkesave të një regjimi totalitar. Çfarë pretendonte totalitarizmi nga shkolla?

Të arsimonte (jo edukonte) qytetarë të bindur në fushën e ideve dogmatike që justifikonin arsyen e totalitarizmit dhe të identifikonte besnikërinë ndaj regjimit me dashurinë për atdheun dhe ndaj idealit të së ardhmes. Të evitonte shpirtin kritik dhe të tolerancës ndaj ideve të ndryshme dhe jo të përputhshme me dogmën e regjimit. T’u jepte (jo të formonte) të rinjve disa njohuri të tipit thjesht zbatues, në dëm të zhvillimit të personalitetit të tyre, që përkundrazi do të duhej të mbështetej me formimin e tyre shkencor dhe kulturor, më në përgjithësi.

Ajnshtajni thoshte: Shkolla duhet të bëjë çmos që një i ri të dalë prej saj me një personalitet harmonioz dhe jo të reduktuar në një specialist. Përndryshe i riu, me atë specializim që ka, do t’i ngjajë më shumë një qeni të stërvitur mirë.   [“New York Times”, 5 tetor1952]

Në pjesën e fundit të historisë së kohës sonë, regjimi totalitar në Shqipëri in Albania ka ndryshuar të vërtetat historike, filozofinë dhe letërsinë, duke kompromentuar rëndë funksionin formues të shkollës. Mbizotëronte, në atë periudhë, një lloj obskurantizmi që bënte të pamundur të kuptuarin e botës, të realitetit në të cilin jetonte i riu dhe të ekzistencës së vet.  

Nga ana tjetër, sot, kur më shumë se kurrë teknologjia ofron mjete të jashtëzakonshme zbatimi, bëhet edhe më i rëndësishëm edukimi, formimi i të riut, dhe jo vetëm arsimimi i tij. Jo pak herë formimi i qytetarit të ardhshëm kompromentohet, ndërsa ciklet e prodhimit të automatizuar kërkojnë punëtorë ose operatorë që nuk mendojnë. Në këtë mënyrë njeriu heq dorë të kërkojë të vërtetat më të thella të jetës dhe të halleve të veta dhe e sheh veten të “paketuar” dhe trukuar si një qënie lumturisht injorante.

Ndërkohë që njihja disa nga përvojat e shkollës “Udha e Shkronjave”, nuk mundesha të mos reflektoja mbi funksionin thelbësor të sistemit edukativ dhe të rreziqeve që ai kalon në vendet tona. Nuk mund të mos vë re që sukseset e mëdha të informatikës në jetën e shoqërive tona, shpesh mjegullojnë kthjelltësinë tonë, aftësinë dhe pavarësinë e të menduarit. Jo për faj të informatikës që është thelbësor për mënyrën tonë të jetesës dhe të punës, por sepse ka më pak vëmendje ndaj formimit shkencor të të rinjve. Përfundohet me dixhitalizimin e didaktikës dhe transformimin e një bashkësie njohurish, udhësh, kapjesh të tipit analogjik në flowcharts pa shpirt, me zëvendësimin e idesë së bashkëpunimit me garën individuale, me identifikimin e vlerës së një njeriu me suksesin. Një burrë i urtë thoshte: Mund të gjykoni sa i zgjuar është një njeri nga përgjigjet e tij. Mund të gjykoni sa i urtë është nga pyetjet e tij.

Ajnshtajni përsëriste:  Urtësia nuk është produkt i arsimimit por e përpjekjes për ta fituar atë, që zgjat tërë jetën.     

Si rrjedhim, mendoj se duhet të ekzistojë kapja, për ta udhëhequr të riun drejt hapjeve të vërteta mendore, themelore për rritjen e tij.

Pse pikërisht shkolla “Udha e shkronjave”? 

Në prillin e largët të vitit 1970, një mësues i ri i sapoemëruar në gjimnazin “Pjetёr Budi” në rajonin e Matit, unë organizova olimpiadën e parë të matematikës të vendit me nxënës të gjimnazit dhe të shkollave të mesme në tre seksione të ndryshme. 

vijon

 

Pas kësaj, duke filluar nga 1977, ish profesori im A. Karçanaj organizoi rregullisht olimpiadat e matematikës për shkollën sekondare, në të cilat edhe unë isha një bashkëpunëtor i përhershëm, pastaj nga 1986 unë organizova olimpiadën e parë kombëtare të matematikës për shkollat e mesme. Sipas traditës së shkollës shqiptare çdo institucion organizonte kurse të mbasdites për thellim në matematikë dhe fizikë dhe kurse mbështetëse dhe përmirësimi për nxënësit e tjerë. Kishte, pra, një programim shumë të mirë që përmirësonte ndjeshëm cilësinë e përgatitjes së të rinjve. Mendoj se kjo punë duhet të vlerësohet ende si shumë pozitive. 

Në rastin e shkollës “Udha e shkronjave” vëmë re me kënaqësi një pozicionim shumë të mirë në kushtet e një shkolle dhe shoqërie që duhet të mendojë jo vetëm për më të shkëlqyerit apo për më të dobëtit, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për shumicën e të rinjve, që mendoj se kanë nivel mesatar përvetësimi. Unë mendoj që veprimtaritë didaktike (dhe jo vetëm) të shkollës “Udha e shkronjave” krijojnë një zgjerim shumë interesant në këtë hapësirë jetësore të edukimit. 

Ata organizojnë çdo vit olimpiada shumëdisiplinore që, mendoj, e shpien nxënësin të ketë motive të forta për studim të të gjitha lëndëve. Këto veprimtari nuk nxjerrin talente të veçanta dhe u ofrohen të gjithëve.

Vëzhgimi im i dytë lidhet jo ngushtësisht me aspektet lëndore të përgatitjes së të riut, por me edukimin ose më mirë, formimin e tij si qytetar i ardhshëm. Besoj, që të jetë detyrë e shkollës për ta drejtuar të riun për nga kuptimi i të drejtave dhe detyrave të tij në shoqëri e mbi të gjitha për nga njohja me themel të traditës kulturore të vendit të vet. Kjo e fundit, mendoj të jetë një kërkesë themelore për të pjekur ndjesi dhe vetëdije të përkatësisë ndaj grupit. Epoka e globalizimit duhet ta nxjerrë në pah këtë detyrë si të një rëndësia të madhe. Nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave”  kur vihen të kërcejnë valle popullore apo të këndojnë këngë patriotike, krijojnë një mjedis shumë sugjestiv dhe emocionues, që rrjedh edhe nga bindja dhe sinqeriteti i tyre. Ata nuk i përkasin shoqërisë formalisht, por edhe me shpirt. Ata kuptojnë dhe mishërojnë arsyet e të qëndruarit së bashku dhe kjo rrethanë, mendoj, e bën më të natyrshëm bashkëpunimin, solidaritetin që në total do të thotë ekuilibër, paqe dhe harmoni.   

Vëzhgimi i tretë dhe i fundit: e gjithë puna e stafit për përgatitjen e këtyre veprimtarive do të thotë cilësi në përvetësimin e shumë lëndëve, edukatën e punës në grup e mbi të gjitha qetësi dhe lumturi në jetë shkollore të nxënësit. Kjo e fundit bëhet çelës i suksesit për pjesën më të madhe të të rinjve, që shpesh pësojnë zhgënjime në përvojat e tyre shkollore, duke e vuajtur moshën e shkollës. 

I lejova vetes të shpreh disa nga vëzhgimet e mia, sepse në përvojën e shkollës “Udha e shkronjave” shoh një model lider për të tërë vendin. Në stadin akutal shkolla shqiptare ka braktisur shumë nga funksionet e saj themelore që kanë lidhje me formimin e qytetarit të ardhshëm, vetëdijen e përkatësisë ndaj kolektivit dhe formimin kulturor të të rinjve. 

Urimet më të mira për ju, 

Dr.Varriale e Dr. Nuttall,

Prof. Alberto Fràsher

Një video për Albert Frashërin

Përshtypjet e prindërve të nxënësve të Olimpiadës

Këto intervista janë marrë në datat 6-8 qershor 2018, me prindër të klasave 6,7,8,9, fëmijët e të cilëve marrin rregullisht pjesë në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave"

Përshtypje të tjera nga prindër të Olimpiadës Kombëtare

 Këto intervista janë marrë në datat 6-8 qershor 2018, me prindër të klasave 6,7,8,9, fëmijët e të cilëve marrin rregullisht pjesë në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" 

Tiparet e nxënësve tanë dhe të Olimpiadës Kombëtare

Videoja është realizuar në 6 qershor 2018, ditën e Olimpiadës XVIII Kombëtare, me nxënësit Joan Haxhiu (Udha e shkronjave), Martin Fecani (Udha e shkronjave), Juara Malaj (Viktor Hygo), Sirio Dafa (Edith Durham) dhe Hejli Dedja (Ilia Qiqi, Burrel). Temat e bisedësh: karakteri krijues, punëtor, siguria në aftësitë, ngjarjet e rëndësishme në shkollë etj. Ju ftojmë ta ndiqni.

Regjistro emailin tënd

Get 10% off your first purchase when you sign up for our newsletter!

Karakteri krijues i nxënësve

Një nga shqetësimet e shkollës "Udha e shkronjave" është karakteri krijues i nxënësve. 

Karakteri punëtor i nxënësve

Një nga tiparet që edukon shkolla "Udha e shkronjave" tek nxënësit e saj dhe të Olimpiadës Kombëtare është karakteri punëtor. Në këtë intervistë do të dëgjoni mendimet që japin Darion Bari (Tiranë), Tea Pushi (Elbasan) dhe Orkido Sopiku (Berat), nxënës të klasës së shtatë. 

NJË INTERVISTË INTERESANTE ME NXËNËS TË KLASËS SË PESTË

Në video nxënës të klasës së pestë ditën e Olimpiadës XVIII Kombëtare, 5 qershor 2018: Andi Karriqi, Eden Osja, Glerys Bera, Joel Hazizi, Silas Hofmann, Hatixhe Meçi, Natali Duri, Greisi Doko duke dhënë mendimet e tyre për pyetje të ndryshme që përshkruajnë tiparet e tyre si natyra punëtore, reflektuese, krijuese dhe e përgjegjshme.
(20 minuta) 

Klasa 4 - Tiparet e nxënësve të shkëlqyer

Në 15 minuta, do të dëgjoni nxënësit të shprehen se si ata e realizojnë reflektimin mbi veten dhe shkollën, cili është niveli i krijimtarisë së tyre, a janë ata punëtorë, çfarë rëndësia ka për ta dëftesa, cilat janë objektivat e tyre. 

A i përmbledh dëftesa gjithçka që ju quani të rëndësishme?

Nxënësit e klasave fillore japin mendimet e tyre. Intervistat janë marrë gjatë ditëve të Olimpiadës XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave", 1-8 qershor 2018

Edukojmë reflektimin tek nxënësit tanë

A jeni reflektues? Sa e keni në dorë ditën tuaj, a vendosen objektivat nga vetë ju apo thjesht ju zbatoni çfarë të tjerët vendosin mbi ju? Intervistat u morën gjatë ditëve të Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave". 

Çfarë do të merrni nga shkolla në pushimet verore?

Çfarë vlerësojnë më shumë nxënësit nga shkolla, që e tregojnë në faktin që ju pëlqen ta mbajnë me vete në ditët e pushimeve verore. Këto intervista janë interesante dhe janë marrë ditët e Olimpiadës XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave".

Çfarë do të donit më shumë të kishte shkolla juaj?

Nxënësit e Olimpiadës Kombëtare të fillores japin mendimet e tyre rreth jetës në shkollë (school) që krijojnë një ide edhe me edukimin (education) që ata marrin.


Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Mësonjëtorja
  • Të menduarit kritik
  • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Karta e performancës
  • Ndërmarrjet anti-Covid19
  • Pershtypje
  • Galeria
  • Veprimtari
  • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

Politika për Cookie

Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

RefuzoPrano & Mbyll