Programi i shkollës për edukimin e karakterit dhe të virtyteve

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • More
    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
Mirë se erdhët në ekspozitën

Art-dizajn online 2021

Ekspozitë me punimet e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" kryesisht gjatë periudhës së mësimit online 9 nëntor 2020 - 26 shkurt 2021. 

Një hop cilësor i shkollës në art-dizajn

Online dhe cilësisht më lart nga çdo vit

27 shkurt 2021 


Nga Artur Shkurti 


Të dashur nxënës, 

Të nderuar prindër e mësues, 

I nderuar vizitor i faqes,


Kemi kënaqësinë që ta përfundojmë stinën e dimrit e të nisim pranverën duke botuar këtu galerinë më të madhe të punëve të realizuar brenda një viti mësimor në shkollën "Udha e shkronjave" në lëndën art-dizajn. 


Sfidat e këtij viti mësimor dihej që do të ishin të mëdha. Një nga sfidat do të ishte përballja me mësimin online si zgjidhje për ta ruajtur komunitetin nga infeksioni. 


Për të përballuar mërzitjen e pritshme të nxënësve vendosëm të kishim një theks më të madh në lëndët e artit-dizajnit dhe të muzikës. Dyfishuam ose trefishuam orët në këto lëndë në shumicën e klasave. Orët e shtuara mësimore, programet e Cambridge Assessment International Education,  përgatitja e lartë e mësueseve të lëndës, e ndihmuar nga trashëgimia që kemi me nxënësit për të përthithur shpejt materialin mësimor bënë të mundur që cilësia në këto lëndë të shpaloset me shpejtësi. 


Në klasën e nëntë dhe të dhjetë orët e artit e dizajnit u pesëfishuan në atë mënyrë që ata do të jenë të gatshëm të certifikohen ndërkombëtarisht me certifikatën Cambridge IGCSE në Art-Dizajn. Tashmë ata po i afrohen fundit dhe emocionet e sezonit të provimeve ndërkombëtare kanë filluar. 


Puna online, vërtet i kaloi në një mjedis me distancë, por nga ana tjetër u dha mundësinë nxënësve të afrohen pikërisht me atë që është sot edhe një fushë tepër e rëndësishme e mjeteve me të cilat punon arti, programet kompjuterike për t'u shprehur artistikisht. 


Siç mund të vihet re nga punët, arti ka qenë edhe një terapi psikologjike që ata të mbajnë fort lidhjet me natyrën, lidhje që arti i ka ndjesore, më shumë sesa fizike, duke bërë të mundur që të rritet edhe më shumë fuqia psikologjike për të përballuar mbylljen. Tani kjo ekspozitë që kemi në këtë faqe do të shpalosë gjithë çfarë kanë bërë nxënësit në shkollë dhe do të bëhet edhe një mjet më i fuqishëm i ndikimit të tyre pozitiv. 


Duke punuar online nxënësit është e sigurtë që kanë rritur pavarësinë e tyre, po menaxhojnë më mirë veten. Prania fizike në shkollë sigurisht u jep më shumë ndihmë, por pikërisht për këtë arsye ata kanë qenë të frikësuar nga mësimi online, sepse do ta humbnin këtë mbështetje online dhe sa më shumë që punojnë online, aq më shumë fitojnë pavarësi, pavarësi që kur kthehen në shkollë do të kthehet në një shpejtësi përvetësimi shumë herë më të madhe nga çfarë e kemi patur më parë. 


Duke qenë më afër teknologjisë (kompjuter, programe, internet) nxënësit u ekspozuan ndaj modeleve më të mira të shpjegimit që mësuesja ua ka ofruar përmes tutorialeve dhe kjo ka patur anën e vet të shkëlqyer. Online mësuesja e artit ka bërë të mundur edhe një bisedë rreth përdorimit të programit Premierë në krijimin e situatave 3D. 


Ne jemi shumë të kënaqur me shtytjen para që morën nxënësit në këto lëndë. Ekspozita digjitale që po shfaqim në këtë faqe, tregon qartë shkëputjen në aftësitë e nxënësve në këtë lëndë. Nxënësit jo vetëm që kanë përvetësuar teknika, por siç vihet re edhe nga komentet që ata u bëjnë punëve të veta, kanë përvetësuar fjalorin e duhur, dhe aftësinë për të bërë një analizë të punës artistike. 


Me shumë rëndësi është edhe fakti që ata flasin për çastin e tyre të frymëzimit artistik dhe të lidhjes që puna e tyre ka me vepra të tjera artistësh të njohur. 


Ju ftojmë të ndiqni fillimisht ekspozitat dhe pak më poshtë do të gjeni edhe analiza të punëve. 


Janë tri albume: 


  • Albumi i punëve artistike të ciklit të lartë
  • Albumi i punëve artistike të fillores
  •  Albumi i fotove artistike 
  • Komentet e nxënësve për punët e tyre

 

Urojmë nxënësit dhe mësuesen e artit dhe dizajnit Najada Demogllava për punën e mrekullueshme që do të rezultojë një çlodhje dhe argëtim i vërtetë në këtë periudhë që po kalojmë, por edhe një stoli e veçantë në kujtimet afatgjata.  


Si drejtori po përgatitim certifikatat për arritjet më të mira. 

 

Galeria e të rriturve

    GALERIA E fillores

      Fotografia artistike

        Pegi Mara

        Dhoma e magjepsur

        Për realizimin e kësaj vepre jam frymëzuar nga piktori italian, Carlo Carra, dhe, në veçanti kam zgjedhur pikturën e tij  “La camera incantata”. 


        Carra, së bashku me një piktor tjetër italian, Giorgio de Chirico, krijuan me veprat e tyre një rrymë artistike të re “Artin Metafizik”. Ne veprat e Giorgio de Chirico mbizotëronin elemente si manekinët, peshqit, lodrat; të kompozuara në një mënyrë misterioze dhe të vendosura pranë njëra-tjetrës, duke krijuar kështu idenë sikur ishin në një vend të ngushtë. Carlo Carra, më pas, adaptoi elementet e Giorgio-s, por i kompozoi ato në një mënyrë më të qartë, pa krijuar një atmospherë jashtezakonisht mistike. Këto mund të shihen qartë edhe në pikturën të cilen kam zgjedhur unë, si manekinët ashtu edhe peshqit janë pjesë e saj. 


        Vepra në origjinal është realizuar me bojra vaji, por unë kam zgjedhur të eksploroj teknikën e lapsit dhe të shoh vështirësitë që mund të has me të. Ajo çka më tërhoqi është fakti që piktura është natyrë e qetë, por ka elemente abstraksionimi në të, të cilët i japin shumë veçanti dhe origjinalitet. Është përdorur një gamë e gjerë ngjyrash të kombinurara në mënyrë shumë tërheqëse. 


        Si fillim, skicova objektet në kuadratin që kisha përcaktuar në fletë. Më pas, vazhdova me hijezimin e tyre. Shumë e rëndësishme ishte ruajtja e toneve grafike. Drita dhe hija në vendet e duhura janë ato të cilat i japin formën e duhur objekteve. 


        Mendoj se kam bërë një pune mjaft të mirë. Kjo vepër më shërbeu të përvetësoja teknikën e lapsit dhe kuptova se, pavaresisht se është tepër e vështirë, është teknika që më pëlqen më shumë dhe është një nga pikat e mia të forta.

        Joan Haxhiu

        Peshqit

        Kjo punë është një realizim në teknikën e lapsit. 


        Unë jam frymëzuar nga arti tradicional kinez, i cili është një nga traditat më të vjetra artistike në botë, duke filluar në formën e shprehjes së natyrës dhe botës rreth artistit gjatë Dinatsinë Zhou (vitet 770–256 Pr.K) dhe duke u zhvilluar deri në ditët e sotme. Pavarësisht se ky lloj arti bazohet kryesisht në kaligrafi dhe në përdorimin e furçave për të kompozuar punën mbi letër ose mëndafsh, mua m’u duk mjaft interesante kompozimi i punës, pasi më tërheq shumë natyra e kafshët, si dhe kontrastet e ngjyrave dhe mendova që rikrijimi i punës duke përdorur teknikën e lapsit do të ishte me mjaft interes. 


        Punën e nisa duke skicuar peshqit, ujin dhe objektet rreth tyre, dhe më pas vazhdova me mbushjen e tyre. 

        Mund të them që jam mjaft i kënaqur me rezultatin përfundimtar, pasi eksplorimi i teknikës së lapsit në një prej punimëve të mia të para i arriti pritshmëritë e mia personale.

        Martin Fecani

        Mix media

        Në këtë punim unë kam përzgjedur teknikën e mix medias. 

        Me ndihmën e objekteve të ndryshme, nga disa objekte, të cilat ishin pa lidhje me njëra-tjetrën, unë krijova një objekt “humanoid” me një kuptim. Me kuptimin që çdo njeri është i krijuar nga një kolazh karakteristikash, siç ishte edhe projekti im. (i ndertuar nga një kolazh objektesh) 

        Frymëzimi im kryesisht buron nga dëshira që t’i jap një karakter artit, ta sjell atë në jetë. 

        Një mbështetje të madhe ma dhanë shembujt, të cilët mësesja i diskutoi me ne. 

        Në fillim, ishte zgjedhja e objekteve, të cilat duhet të krijonin kontrast ngjyrash me njëra-tjetrën. Më pas, objektet e zgjedhura i ngjita në një rregull, që të krijonin kontrast. 

        Mbasi e mbylla punën, unë isha i kënaqur me çfarë kisha bërë. Qëllimin tim unë e arrita, por disa nga elementet artistike nuk ishin ndjekur ashtu siç duhej. 

        Arlind Tandili

        Analizë e pikturës grafike

        Ky punim është një pikturë grafike kontrastuese e realizuar me akrelik. 


        Për këtë punë jam frymëzuar nga pesonazhi i Charlie Chaplin, një ndër personazhet e mi të preferuar të komedisë, i cili ka mundur të na vërë të gjithëve buzën në gaz pa nxjerrë as edhe një fjalë nga goja. 


        Si fillim, për realizimin e punës nisa me kompozimin e figurës në formatin e letrës, më pas vazhdova me skicimin e kontureve të portretit dhe pas kësaj me vizatimin e detajeve të syve, të hundës, të gojës, të kostumit e të tjerë. Më pas fillon faza e mbushjes. Zgjodha tonin e zi në mënyrë që kontrasti të ishte sa më i dukshëm. Si fillim, u mora me mbushjen e pjesëve kryesore, siç është kapelja dhe disa pjesë të kostumit. Pas kësaj, u bë mbushja e detajeve më të imta të portretit dhe si përfundim, u bë definimi dhe theksimi i tonit të zi në të gjithë pikturën. 


        Mendoj se kjo pikturë është realizuar shumë mirë nga ana teknike dhe me anë të saj kam mundur të mësoj një teknikë të re shumë interesante.

        Noel Fecani

        Contrasting picture

        I decided to go with this contrasting picture since it’s my favorite, out of every contrasting picture that I’ve took. This picture took place in the capital of Sierra Leone, Freetown, at afternoon. 

        This picture was taken on a horizontal angle. 

        I got inspired by one of my close friends, that had taken several contrasting pictures moments before I did. I mainly chose this picture because I’m passionate when it comes to taking pictures in the wild, and nature. The huge variety of plants, rocks, water, the algae formed in the rocks, and the different colors make this a great contrasting picture.

        Kristoforos Kamami

        Foto monokrom

         Tematika artistike në këtë fotografi është monokrom, pra një fotografi me një ngjyre të caktuar të vendosur në qendër. 


        Frymëzimi im për këte fotografi është Mauro Turatti i cili eshte një fotograf italian i njohur për fotografitë e ushqimeve të reklamave. 


        Për të kapur këtë foto duhej të kisha ndriçimin e duhur që të binte pikërisht tek luga për të marrë efektin e reflektimit të dritës. Gjithashtu, pas kapjes së fotos, duhej pak editim në programin Paint për të bërë foton një monokrom të vërtetë, por, së fundmi puna ime, sado e realizuar, nuk është e përkryer sepse prej Paint-it ka kapur pjesë të luges e cila i jep një pamje “jo profesionale”. Gjithashtu mua nuk është se më pëlqen shumë si punë sepse sado që ngjyrat janë shumë të pëlqyeshme nga ana ime, por kjo foto nuk e portretizon potencialin tim në këtë tematikë.

        Bjorn Seranaj

        Analizë e skicës grafike

         Ky punim është një skicë grafike me laps. 

        Për këtë punë unë u frymëzova nga filmi i njohur Kung-Fu Panda në të cilin ndodhet një ndërtëse me tre kate e një personazhi. 

        Kjo punë është zhvilluar vetëm me laps bardhë e zi. 

        Besoj se e kam realizuar shumë mire teknikisht dhe kjo teknikë është mjaft e rëndësishme për shumë vizatime të tjera. Ky është një tempull meditimi i cili përdorej nga personazhet e këqij si vend për të mashtruar njerëzit, por më vonë, nga fundi i filmit u shkatërrua nga banorët. 

        Për këtë punim mua më është dashur një orë për ta përfunduar.

        Enea Musliu

        Grafika digjitale

        Ky është një punim që kam bërë në photoshop të një peme në stil ikoni. 


        Për këtë jam frymëzuar nga “Arbour Day Foundation”, organizata më e madhe botërore e dedikuar në mbjelljen e pemëve për të mbrojtur mjedisin. 


        Krijimi i këtij arti grafik ishte i lehtë. Unë mora një imazh të një peme, më pas e futa në photoshop dhe krijova një layer para imazhit original, në të cilën vizatova imazhin. Pasi mbarova skicën, bëra ngjyrosjen në një layer tjetër, duke bërë dhe dritëhijen gjithashtu. Më në fund, shtova sfondin në një layer të tretë, para layerave ku kisha ngjyrosur. Sfondi u shtua me komandën “Gradient”.


        Mua kjo punë më pëlqen shumë, sepse është puna ime e pare e mirëfilltë në photoshop.  

        Klaudio Ajdini

        Analizë e pikturës digjitale

        Punimi im në foto është një pikturë digjitale realizuar me një program i quajtur Pix art. Për këtë punë jam frymëzuar nga një prej personazheve të animimit të “Naruto Shipuden”. Zgjuarsia dhe fuqia që ai ka më ka tërhequr shumë. Për këtë kam vendosur që të relizoj një pikturë digitale të këtij personazhi. Për të realizar këtë, si fillim, jam marrë me sfondin dhe më vonë foton e marrë nga interneti e kam vendosur lart sfondit. Fotoja origjinale është modifikuar duke e ngjyrosur nga lartë me ngjyrat pëkatëse (kontornin e personazhit në fillim pastaj gjërat e tjera) dhe më vonë vendosa një figurë simetrike bërball personazhit.

        Besoj se piktura ime ka dalë shumë mirë dhe besoj se po të realizoj piktura të tjera do t'i realizoj edhe më mirë se kjo.

        Dea Vladi

        Analiza e qershive

        Është një pikturë e realizuar me bojra uji. Arsyeja pse unë kam zgjedhur të pikturoj qershitë është se sepse mua më pëlqejnë shuë si frut. 

        Për të realizuar këtë pikturë unë kam përdorur letër akuareli me pore, gjithashtu lapsa druri dhe gomë për skicimin. 

        Në radhë të parë unë kompozova qërshitë në letër. Më pas nisa të hedh ngjyrën bazë që është e kuqja e hapur. Vazhdova me procesin duke vendosur dhe tonet e errëta. 

        Kështu, pra, arritëm në përfundim të punës. 

        Mund të them që është një nga punët më të bukura që unë kam realizuar.

        Lindi Çollaku

        Grafika Digjitale

        Puna që unë kam realizuar shkon në kategorinë e “Digital Graphic.” 


        Unë nuk jam mbështetur në një artist, por kam bërë vizatimin e një karakteri të një serie. 


        Për të bërë këtë punë, si fillim, unë mora një imazh nga seria. Më pas sfondin e bëra me ngjyrë të zezë. Më pas të gjithë trupin e bëra me ngjyrë te bardhë me përjashtim të një pjese. Atë pjesën e bëra me ngjyrë lejla të errët. (deri tani keto janë bërë në “Picsart.”) 

        Më pas imazhin e mora në “Microsoft Paint” dhe i shtova më shumë detaje. 

        Nga kjo punë më pëlqeu që m'u desh shumë kohë për ta realizuar. 

        PUNË E KOMENTE NGA CIKLI FILLOR

        Aron Hysenaj

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Këtu, si fillim, kam vendosur kartonin e zi. Pastaj kam vënë barin dhe fillova me vizat e bardha. Bëra një shtëpi të vogël për farmaci. Pastaj bëra një rrëshkitëse.  Bëra edhe disa pemë. Pastaj bëra edhe 3 shtëpi, një pallat dhe dy shtëpi.

        Gjithsej kam bërë 4 shtëpi. Bëra dhe një semafor. Bëra edhe një pellg me rosa.

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Në këtë punim unë kam përdorur teknikën e lapsit, e cila përdoret për punë realistike. Unë, si fillim, skicova pjesën e lules tek luledielli dhe, më pas, skicova pjesën e kërcellit dhe të gjetheve. Pastaj u mora me pjesën e hijes tek luledielli. 

        Kjo teknikë mua më pëlqen sepse duket shumë

        realistike. Për shkak të mundit që kam hedhur në këtë punim dhe pamjen  së këtij punimi, unë

        mendoj se kjo është një ndër punët e mia më të

        mira.

        Mix Media - Alkuna Shkoza

        Punim me laps - Abigail Bilbili

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Ky punim është një pikturë ‘’Mixed media’’. Kam përdorur ngjitjen, vizatimin dhe pershtatjen që të ngjajë më reale. Ideja për të bërë këtë pikturë më erdhi nga dëshira e madhe për të shkuar në plazh. Kjo është një prej pikturave më të bukura që unë kam bërë. ’’Mixed media’’ është një prej teknikave të preferuara nga unë. 

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Kjo është një pikturë e realizuar me aplikacionin Picsart. Mua më pëlqen shumë punimi me Picsart dhe prandaj e realizova me këtë aplikacion. Për ta realizuar këtë pikturë unë u frymëzova nga mësuesja jonë kujdestare, mësuese Najada. Mësuesja na tregoi disa video të disa nxënësve që kishin punuar me Picsart. Unë si fillim gjeta një pikturë dhe e bashkova me fletën. Më pas zgjodha ngjyrën që bashkëlidhet me ngjyrën tjetër. Në fund i bëra Save as... dhe ia dërgova mësueses në Google Classroom. 

        Unë mendoj që kjo teknikë është ndër më të bukurat që kam mësuar pasi ka shumë lirshmëri dhe krijimtari.

        Pikturë me gishta - Hera Balla

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Pikturë me gishta - Hera Balla

        Kjo është një nga pikturat që mua më pëlqen më shumë. Këtë pikturë unë e kam bërë vetë pa ndihmën e asnjerit. Në fillim unë mora disa gjethe në përmasat e mia që unë doja. Me pas unë kam zgjedhur disa ngjyra që më pëlqyen për idenë e kësaj fotoje. Me pas leva gjethet dhe me pas unë i vendosa në fletë dhe i mbajta për 10 sekonda pa i lëvizur. Me pas, pasi bëra këto të gjitha, mesuese Najada mua më dha një ide shumë të bukur: ideja ishte që unë të vendosja gishterinjtë e mi në bojë dhe më pas unë t'i vendosja në fletën që kisha vizatuar. Hapi i fundit fare ishte që të vendosja edhe disa pika të bardha.

        Viti i ri - Matiel Pëllumbi

        Pikturë në Picsart - Ema Leksani

        Pikturë me gishta - Hera Balla

        Kjo punë më frymëzon sepse ka atmosferën e krishtlindjeve. Këtë detyrë e kam realizuar me ngjyrat e kuqe, e gjelbër dhe një laps.

        Këto janë hapat që kam ndjekur: Kam bërë topat dhe pastaj kam bërë spangot e tyre. Pastaj bëra ndarjet mes topave. Pastaj ngjyrosa topat me ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër. Kjo detyrë nuk ishte e vështirë. Kjo detyrë më ka pëlqyer shumë. Shpresoj që edhe të tjerët ta pëlqejnë.

        PUNË E KOMENTE NGA CIKLI I LARTË

        Mix Media - Deni Kastrati

        Punim me laps - Andia Vladi

        Mix Media - Deni Kastrati

          Kjo është një punim në Mix Media. Një nga punimet më të bukura që kam punuar sepse për ta realizuar këtë duhet të jesh shumë kreativ. Unë e realizova këtë me çdo gjë që mundesha të gjeja në shtëpinë time dhe doli shumë e bukur. Unë doja të krijoja një menu restoranti, prandaj aty ka fatura ushqime dhe lekë. Mix Media është një gjë shumë interesante për ta punuar dhe shumë e bukur. Ajo të forcon imagjinatën dhe kreativitetin.

        Unë mendoj që kjo është një nga punët më të bukura që kam realizuar dhe çdo njeri duhet ta realizojë se është me të vërtetë argëtuese.

        Peisazh - Tedi Feto

        Punim me laps - Andia Vladi

        Mix Media - Deni Kastrati

         Ky është një peizazh për të cilin u frymëzova nga natyra. Në fillim, fillova të bëja hënën. Ishte më e vështirë sepse ishte në qendër. Më pas bëra barin dhe qiellin. Jam shumë i kënaqur nga kjo pikturë që kam bërë. Piktura ka dashur dy ditë për t'u përfunduar. Mendoj se piktura ka dalë e përkryer. Piktura që shihni më poshtë është realizuar me penela. Shpresoj që kështu të më ndodhë edhe tek pikturat e tjera. Mendoj se piktura donte më shumë ditë për t'u realizuar. 

        Punim me laps - Andia Vladi

        Punim me laps - Andia Vladi

        Punim me laps - Andia Vladi

        Ky është një punim i realizuar në teknikën e lapsit të grafitit. Arsyeja përse unë kam përzgjedhur për të realizuar këtë vizatim është se më pëlqen të eksperimentoj në art me figurën e njeriut. Për të punuar këtë vizatim, si fillim mua më është dashur të përzgjedh formatin dhe trashësinë e letrës. Me pas kam vijuar me kompozimin e figurës brenda kuadratit të letrës, vazhdova me vendosjen e  kontrasteve të hijes dhe të dritës. Kompozimi i figurës paraqitet me shpinë nga shikuesit, gje të cilen e thekson edhe më shume mbajtja e çadres (si një simbol mbrojtës). Ky vizatim më pëlqen shumë pasi është shumë fin. Unë mendoj që kam dhënë më të mirën time në këtë punim dhe mendoj se ia kam dalë shumë mirë.

        Peisazh - Afeida Balla

        Mix Media - Noem Shkoza

        Punim me laps - Andia Vladi

        Ky është një punim i frymëzuar nga natyra. Unë kam zgjedhur të pikturoj natyrën pasi në këtë kohë në po qëndrojmë shumë në ambiente të mbyllura, gjë e cila nuk është shumë e mirë për ne.

        Natyra është e dobishme dhe e domosdoshme për shëndetin e njeriut. Natyra na bën më të lumtur dhe kreative. Për të realizuar këtë pikturë unë nuk jam referuar tek ndonjë pikture e piktorëve të famshem por e kam realizuar sipas dëshirës sime.

        Mix Media - Noem Shkoza

        Mix Media - Noem Shkoza

        Mix Media - Noem Shkoza

          

        Ky punim është i teknikës mixmedia. Mixmedia është një punë në të cilën duhen bashkuar disa teknika dhe objekte për të krijuar një të tillë. Puna ime është krijuar nga një telajo e cila përdoret si bazament, disa degë të vogla, xixa, pak pikturim, letër alumini dhe një llampë. Për ta bërë këtë mixmedia unë jam frymëzuar nga një foto që gjeta në internet dhe më pas ndryshova disa gjëra për të krijuar një punë timen. Mua më pëlqene shumë kjo teknikë pasi ka lirshmëri të shprehuri, ka mjete të ndryshme dhe është e gjitha pjesë e imagjinatës tënde. 

        Monokrom - Aron Koçi

        Mix Media - Noem Shkoza

        Mix Media - Noem Shkoza

         

        Kjo foto bën pjesë në dhomën time. Kjo foto është në stilin bardhë dhe zi, dhe përfaqëson krevatin dhe ngjyrën dhe artin e murit tim. Jam frymëzuar nga fotografia monokrom dhe stili klasik bardhë e zi.

        Proçesi i punës: Marrë telefonin tim, zgjodha një vend që mua mu duk i përshtatshëm për t’u fotografuar, provoj të fotografoj anën më të mirë të imazhit. 

        Si punim, unë mendoj se kam bërë një punë jo shumë të keqe por gjithashtu jo shumë të mirë. Mësuesja më ka dhënë notën maksimale, 100/100, por nuk mendoj se e meritoj si notë.

        Galeria e artit - punim 3D

        Mësuesja e artit Najada Demogllava realizoi në 3D këtë galeri arti për të paraqitur disa nga punët e nxënësve. 


        Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

        • Udha
        • KËRKOHEN MËSUES
        • Fillore (5-11 vjeç)
        • Cikli i lartë (klasa 6-8)
        • E mesme (9-12)
        • Gazeta
        • Rreth nesh
        • Gjuha shqipe Online
        • Besa e Bujarëve Shqiptarë
        • Mësonjëtorja
        • Të menduarit kritik
        • Fisi shqiptar
        • OLIMPIADA KOMBETARE
        • YouTube Udha
        • Art-Dizajn
        • Kurset Online
        • TIPARET
        • Karta e performancës
        • Ndërmarrjet anti-Covid19
        • Pershtypje
        • Galeria
        • Veprimtari
        • KARTA E PERFORMANCES 2019
        • Na kontaktoni
        • POLITIKA E PRIVATËSISË
        • Na shkruaj
        • Masat antiCovid19

        UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

        Politika për Cookie

        Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

        RefuzoPrano & Mbyll