"Udha e shkronjave" në fillore realizon programet e Kembrixhit në lëndët: anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives, teknologji informacioni dhe komunikimi, art-dizajn, sport, muzikë, aftësim dixhital.
Për të tjerat zbatohen programet shtetërore (gjuhë shqipe), por me diferenca në cilësi, sepse abetaren, gjuhën shqipe 3 dhe programin e shkëlqimit në gjuhë e kemmi tonin.
Për më shumë rreth fillores së Kembrixhit, klikoni Cambridge Primary.
Në klasat 6,7,8 (cikli i dytë i studimeve të Kembrixhit) shkolla "Udha e shkronjave", zbaton programet e Kembrixhit në lëndët anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, Global Perspectives. Në lëndët e tjera zbatojmë programet shtetërore.
Klikoni linkun për më shumë rreth programeve Cambridge Lower Secondary.
Programet dyvjeçare Cambridge IGCSE në shkollën "Udha e shkronjave" janë në lëndët anglisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi, Global Perspectives, teknologji informacioni dhe komunikimi, kontabilitet, shkencë kompjuteri. Me zgjedhje ka edhe lëndë të tjera.
Klikoni linkkun për më shumë rreth programeve Cambridge IGCSE.
Programet dyvjeçare Cambridge A Level zbatohen në shkollën "Udha e shkronjave" në vitet 11 dhe 12.
Klikoni linkun për më shumë rreth Cambridge A Level.
Jemi të paktën një vit para programeve shtetërore në matematikë dhe shkenca. Jemi të paktën 3 vjet para në anglisht dhe informatikë. Jemi më shumë se 4 vjet para në aftësitë e shekullit 21 që ne i realizojmë me Cambridge Global Perspectives.
Programet shtetërore që gjeni më poshtë janë shkarkuar nga faqja zyrtare e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit.
Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy