Programi i shkollës për edukimin e karakterit dhe të virtyteve

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • More
    • Udha
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • E mesme (9-12)
    • Parashkollori
    • Gazeta
    • Rreth nesh
    • Gjuha shqipe Online
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • YouTube Udha
    • Art-Dizajn
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Karta e performancës
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Pershtypje
      • Galeria
      • Veprimtari
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Na kontaktoni
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Parashkollori
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Karta e performancës
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Pershtypje
    • Galeria
    • Veprimtari
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
I nderuar lexues

Standardet e shkollës dhe planifikimi afatgjatë

Në këtë faqe do të gjeni një analizë të standardeve të shkollës "Udha e shkronjave" dhe orientimin tonë afatgjatë për përmirësimin e tyre. 

Tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

Kohët e fundit Cambridge Assessment International Education botoi fushat dhe standardet e vlerësimit të shkollës dhe "Udha e shkronjave" në këtë faqe ka botuar vetëvlerësimin e saj lidhur me këto standarde.

1. Misioni dhe vlerat e shkollës

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

Në dokumentin më poshtë jepen misioni dhe vlerat kryesore të shkollës dhe si pasqyrohet kjo për publikun, kryesisht në faqen e internetit dhe në publikimet që ne bëjmë.

2. Drejtimi dhe meanaxhimi

Fushat dhe standardet e Kembrixhit për vlerësimin e shkollës

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

Drejtimi është nga Artur Shkurti, themelues i shkollës, administrator i përgjithshëm dhe nga Mirela Shkurti, drejtuese didaktike, që kanë njohuritë, aftësitë dhe përvojën e duhur mbi 20 vjet në drejtimin e shkollës "Udha e shkronjave"

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

Më poshtë jepen arsyet se pse "Udha e shkronjave" plotëson shkëlqyeshëm standardet e kësaj fushe.

4. Kushtet për mësim

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

5. Përfshirja e komunitetit shkollor

Mjediset, laboratorët dhe kushtet në të cilat punojmë janë kriter për garantimin e cilësisë në mësime, të sigurisë, shëndetit dhe të jetës së mirë.

5. Përfshirja e komunitetit shkollor

3. Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

5. Përfshirja e komunitetit shkollor

Bashkëpunimi me prndërit dhe komunitetin të cilit i përket shkolla është në nivel shumë të lartë dhe më poshtë shpjegohet më në detaje sipas kritereve që Kembrixhi ka për një shkollë.

1. Misioni i shkollës "Udha e shkronjave" & vlerat edukative

Misioni i shkollës

1. Shkolla "Udha e shkronjave" ka një mision të qartë dhe shprehje vizioni që mbështetet tek vlerat e saj edukative. 


Me vendosjen e emrit "Udha e shkronjave" ne synuam që të lidhim traditën më të mirë disashekullore të arsimit shqiptar me përpjekjet e sotme për standarde më të larta.  Shkolla synon t'i njohë nxënësit me misionin e shkollës shqipe në përgjithësi, në rang kombëtar dhe në raportet që ndërtohen me vlerat njerëzore në përgjithësi.  Në këtë drejtim ajo i jep një rëndësi shumë të madhe veprës së Rilindjes Kombëtare dhe tradita më e mirë e ndërtuar që prej asaj kohe nga shkollat tona.  Produkti kryesor i këtij misioni të shkollës do të jetë vetëdija kombëtare. 

Shkolla "Udha e shkronjave", prej disa vitesh funksionon si një shkollë ndërkombëtare dhe misioni i saj është t'i bashkohet përpjekjeve mbarëbotërore për realizimin e "vetëdijes globale". 

Misioni i shkollës përmblidhet edhe në devizën tonë "Të aftë për veten, të dobishëm për shoqërinë".


2.  Kultura e shkollës "Udha e shkronjave" përqëndrohet fort në rritjen e nxënësit dhe në realizimin e potencialit të tij në të gjitha fushat e zhvilimit. 


Kërkesa për një zhvillim të gjithanshëm të potencialit të nxënësit shprehet në sasinë e madhe të programeve që ne realizojmë me cilësi dhe në drejtime të ndryshme, pa u lodhur nga fakti që ato duhen ndryshuar për t'iu përshtatur edhe më mirë asaj që duhet. Shkolla për dy vjet (2016-18) u bë shkollë pilot e Kembrixhit (ndër të paktat në botë) për një nga programet më të fuqishme të edukimit të aftësive të nivelit të lartë, që tregon kujdesin tonë të lartë për të qenë në ballë të zhvillimit në fushën e arsimit. 


3.  Veprimet e stafit drejtues dhe mësimor janë në përputhje me vlerat dhe filozofinë e shkollës "Udha e shkronjave"


Të qenët të përputhur, të kombinuar, të përshtatur me synimet e shkollës është një tipar që na dallon. Numrat e vegjël të nxënësve në një klasë dhe në shkollë, por cilësia tepër e madhe është një ndihmë për të gjithë stafin të arrijë një objektiv të tillë. 


4.  Shkolla "Udha e shkronjave" promovon (shtyn përpara) të kuptuarin e kulturave të tjera, mirëkupton dhe vlerëson diversitetin.


Duke qenë një shkollë shqiptare dhe duke përfituar nga tradita e kombit tonë  për harmoninë fetare, ne shfrytëzojmë këtë kuptim të mirë të tolerancës, mirëkuptimit, harmosinë me kultura të ndryshme fetare për ta zgjeruar edhe në çështje ku një pjesë e popullsisë, për shkak të traditës, kulturës dhe rutinës dhjetravjeçare nuk është shumë e përshtatur, siç janë bashkëjetesa me kombe të tjera, me fenomene të imigracionit apo edhe me dukurinë të tjera që kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme të zhvillimit të personalitet të personit, duke u kujdesur që askush të mos ndihet "i ngacmuar", "i fyer", "i mënjanuar" për orientimin, kulturën e vet. 

2. Drejtimi dhe menaxhimi shkollës "udha e shkronjave"

Njohuri, aftësi dhe përvojë e duhur

1. Njohuritë, aftësitë dhe përvoja e duhur e stafit drejtues "Udha e shkronjave" 


Drejtuesit e shkollës Artur Shkurti (drejtor) dhe Mirela Shkurti (nëndrejtore) kanë njohuritë, aftësitë dhe përvojën e duhur. 

Artur Shkurti (drejtor) dhe Mirela Shkurti (nëndrejtoreshë). 

Të dy kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera arsimin e mesëm pedagogjik dhe të lartë. Arturi me mesatare provimesh 9.8 në Ciklin e Ulët Shkodër dhe Mirela me mesatare provimesh 9.5 biologji kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Arritjet e tyre në mësime ishin një premisë e mirë për të shkëlqyer në profesion dhe kështu ndodhi në realitet.  Arturi ka një përvojë 28 vjeçare në arsim dhe Mirela një përvojë 23 vjeçare. Të dy kanë dhënë mësim dhe njëkohësisht kanë drejtuar shkollën. Përvoja në drejtim është po aq e gjatë sa është edhe shkolla që themeluan, zotërojnë dhe drejtojnë vetë, që nga viti 1997 kur u themelua. 

Artur Shkurti ka patur një seri suksesesh në profesionin e mësuesit dhe në vitin 2017 ai mori edhe miratimin profesional si Lider i Programit Certifikata Ndërkombëtare e Kembrixhit në Mësimdhënie dhe të Nxënë që është një program trainimi për mësues 120 orë dhe që jepet nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit.  Arturi i është nënshtruar një zhvillimi profesional në Konferencat e Shkollave Ndërkombëtare të Kembrixhit, por edhe në mënyrë autodidakte.

Mirela Shkurti ka patur arritje në lëndët e saj duke qenë mësuese me disa rezultate A* në Kimi dhe biologji për certifikimin IGCSE. Nga ana e drejtimit ajo mban një nivel tepër të lartë të rigorozitetit, saktësisë në hartimin, përpunimin, ruajtjen e dokumentacionit shkollor.


2.  Promovimi i programeve të edukimit dhe veprimtarive të nivelit të lartë nga ana e shkollës "Udha e shkronjave" dhe ndjekja e rritjes individuale të secilit nxënës


Programet tona të shkëlqyera janë të një standardi të lartë sepse në shkenca ato janë të hartuara nga Cambridge Assessment International Education dhe janë edhe një pjesë të hartuara nga vetë shkolla "Udha e shkronjave". Në fushën e veprimtarive shkolla "Udha e shkronjave" shquhet për veprimtari kombëtare të një niveli të lartë, siç është Olimpiada Kombëtare, dhe veprimtaritë e lidhura me të (garat dhe veprimtaritë e ndryshme). 


3.  Kultura e shkollës "Udha e shkronjave" është gjithëpërfshirëse dhe mbështet të gjithë nxënësit dhe stafin në mësimin dhe zhvillimin e tyre.

Pasi janë pjesë e shkollës "Udha e shkronjave" si nxënësit ashtu edhe mësuesit janë në një mjedis tepër frymëzues dhe ndihmues për arritjen e objektivave personale të shkëlqimit në mësime apo profesion. Mësuesit i nënshtrohen zhvillimit profesional dhe kanë shumë shanse për këtë dhe nxënësit të gjithë kanë një mbështetje tepër të madhe. Programet tona të shkëlqimit nuk janë pjesore. Ato ndikojnë zhvillimin e çdo nxënësi. 


4.  Të gjithë anëtarët e stafit "Udha e shkronjave" mbështeten përmes programit të performancës dhe zhvillimit profesional që fokusohet në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm. 


Çdo mësues që ka kaluar nga shkolla "Udha e shkronjave" mund të dëshmojë që vitet e punës pranë shkollës sonë nuk kanë qenë vetëm punësim, por edhe një ngritje e lartë profesionele. Këtë punë ne e bëjmë jo vetëm përmes tejçimit të përvojës që sjellin vitet, por edhe me programe të nivelit të lartë të zhvillimit profesional siç është Certifikata Ndërkombëtare e Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie. 

"Udha e shkronjave" është një Qendër e Kembrixhit për Zhvillim Profesioal dhe drejtues i programit është miratuar të jetë Artur Shkurti


5.  Drejtoria "Udha e shkronjave" ka një proces të qartë për vlerësimin e programeve dhe zhvillimin e strategjive të përmirësimit të të tërë shkollës. 

Në këtë drejtim shkolla ka vetëvlerësimin e mësuesve, të drejtorisë, kombëtar dhe ndërkombëtar. Raportet e shumëllojshme që ne i sigurojmë në disa mënyra, nivele dhe këndvështrime na japin një informacion shumë të mirë për të lëvizur në drejtime që të çojnë më shpejt në arritjen e objektivave tepër të lartë ndërkombëtarë. Shkolla ka edhe një diskutim të vazhdueshëm me prindërit. 


6.  Mësuesit dhe stafi kanë një kuptim të qartë për qëllimet e dhe misionin e përbashkët. 


Misioni dhe objektivat e shkollës "Udha e shkronjave" janë të qarta për të gjithë mësuesit dhe stafin e shkollës "Udha e shkronjave". Të gjithë punojnë në grup për arritjen e tyre. 


7.  Nxënësit dhe stafi "Udha e shkronjave" ndihen të vlerësuar dhe trajtohen me dinjitet dhe ndjeshmëri. 


Para dy vjetësh 50% e prindërve kishin vlerësimin "Shumë mirë" dhe 50% vlerësimin "Shkëlqyeshëm" për nivelin e komunikimit që kanë mësuesit tanë me nxënësit. Nuk kishte asnjë vlerësim "jo mirë" ose "mirë", pra një nivel tepër i lartë i komunikimit dhe i përshtypjeve që kanë prindërit për të tregon kulturën tepër të lartë të shkollës në trajtimin e secilit nxënës, mësues apo staf jo vetëm nga drejtoria por edhe nga njëri-tjetri. Sjellja e mirë e kulturuar është tipar i të gjithë kolektivit dhe kjo gëzohet nga të gjithë nxënës, mësues, staf e prindër. 

3. cILËSIA E MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNËSIT

SHKËLQIM NË MËSIMDHËNIE DHE TË NXËNË

1.  Kurrikula e shkruar e shkollës "Udha e shkronjave" është e artikuluar qartë dhe dhe i është ofruar komunitetit të shkollës


Jemi ndër të vetmet shkolla që i botojmë programet në faqen tonë. Kurrikula e shkollës "Udha e shkronjave" e ka burimin në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, dhe që gjendet kryesisht e botuar në www.izha.edu.al në atë të Cambridge Assessment International Education që gjendet kryesisht në www.cambridgeinternational.org dhe në atë të vetë shkollës "Udha e shkronjave" dhe që gjendet kryesisht në www.udhaeshkronjave.com ose në faqen e Olimpiadës Kombëtare www.olimpiadakombetare.com . 


2.  Shkolla "Udha e shkronjave" është e dëshiruar dhe e përfshirë në përpjekje për të patur kohë pas kohe një rishikim  rigoroz të programeve akademike për të siguruar rezultat cilësor për të gjithë. 


"Udha e shkronjave" ka patur zhvillimet më të vrullshme në këtë drejtim. Ndryshimi i shpeshtë i programeve (por me kohën e duhur për zbatim, të provuar dhe shikim rezultati) është ndikuar nga vlerësimi i rezultatit, që në rastin e programeve nuk është aq e lehtë të konceptohet. Ndryshimet më të mëdha i kanë patur shkencat e ekzakte, gjuhët e huaja, gjuha dhe letërsia shqipe, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, aftësitë e shekullit 21.  Jemi të vetmit që botojmë rezultate lidhur me arritjet në këto lëndë që kanë edhe një mundësi krahasimi me shkollat ndërkombëtare në botë. Tashmë ky zhvillim e rishikim nuk varet vetëm nga shkolla, por edhe nga institucione që janë të shquara në botë pikërisht për këtë tipar "rishikimin e programeve akademike". 


3.  Mësuesit dhe mësimdhënia në shkollën "Udha e shkronjave" janë të një cilësie të shkëlqyer dhe përmirësohen prej mundësive sistematike dhe të cilësë së lartë të zhvillimit profesional. 


Tashmë shkolla ka një staf bërthamë të shkëlqyer dhe puna është e vazhdueshme që mësuesit e rinj të kapin të njëjtën lartësi. Fakti që shkolla është Qendër e Kembrixhit për Zhvillim Profesional thellësisht ndikon ndikimin tonë në zhvillimin profesional të mësuesve.   Puna trainuese bëhet në dy drejtime në zhvillimin profesional pedagogji dhe në zhvillimin profesional që lidhet saktësisht me lëndën.


4.  Programi i mësimdhënies dhe i të nxënit në shkollën "Udha e shkronjave" plotëson efektivisht nevojat individuale të nxënësit. 


Jemi shkolla e vetme që kemi kurs përshtatjeje me shkollën, që do të thotë se nxënësi i ri që dëshiron të futet në shkollën tonë dhe që kupton menjëherë se ka një diferencë që duhet kapërcyer dhe që lind nga programet tona të avancuara dhe nga ndryshimet e shkollave, e ka një mundësi të mirë prej të paktën 100 orë individuale me mësuesit e shkollës për të bërë përshtatjen e tij.  Diferencat e vogla ndërmjet nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" në arritjet e tyre, përshpejtojnë, e bëjnë më efektive përshtatjen tonë me nevojat e nxënësit. 


5.  Vlerësimi formativ (vlerësimi për mësim) është ngulitur në praktikën mësimore të çdo klase dhe të të gjithë shkollës "Udha e shkronjave". 


Të kuptuarit menjëherë, në çast, brenda njësisë mësimore, pa u larguar në shtëpi dhe pa pritur vlerësimin e kapitullit është një nga aftësitë profesionale që zhvillohet në shkollën "Udha e shkronjave" përmes një rubrike të veçantë në ditar dhe përmes furnizimit të mësuesit me teknika të reja të vlerësimit formativ që janë edhe të lidhura, të përshtatura me lëndët. 


6.  Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" përfshihen aktivisht në mësimet që kanë, mendojnë në mënyrë reflektuese, dhe shfaqin dashuri për të mësuarin. 


Kombinimi i metodave të ndryshme mësimore, dhe menuja e pasur edukative bëjnë që nxënësi të shfaqë një ambicje të madhe për të mësuar, pasi ndihet i vlerësuar për atë që bën dhe sheh se mësimi ka një rezultat konkret të vlefshëm në të kuptuarin e jetës dhe të praktikës. Futja e lëndëve të reja që theksin e vënë në aftësitë e niveli të lartë siç janë kërkimi, analiza, vlerësimi, reflektimi, komunikimi dhe bashkëpunimi (Cambridge Global Perspectives) ka ndikuar thellësisht edhe në mbarëvajtjen e përgjithshme të nxënësit në lëndët e ndryshme dhe në lidhjen e tij personale me atë që mëson.


7.  Nxënësit shfaqin sjellje dhe qëndrime që përputhen me misionin dhe vlerat e shkollës. 


Mësuesit dhe prindërit e shkollës "Udha e shkronjave" gëzojnë faktin që misioni dhe vlerat e shkollës nuk janë shënime në letra dhe plane të shkollës, por janë një realitet në sjelljen dhe qëndrimet e nxënësit, jo vetëm gjatë viteve të shkollës por edhe pas saj. Jemi të kënaqur që mësues dhe drejtues të shkollave të mesme të tjera ose të universitetit që kanë patur fatin të punojnë me nxënësit tanë kanë dëshmuar vlerësimin tepër të lartë për nxënësit tanë për sjelljen dhe përgatitjen e tyre. 


8.  Kalimi nga njëri vit në tjetrin i nxënësit të shkollës "Udha e shkronjave" menaxhohet në mënyrë të frytshme të butë . 


Në shkollën "Udha e shkronjave" këtë kalim e siguron cilësia e lartë që kemi në nivelet më të ulta të shkollës dhe që jep produkte tepër të larta lart. Mjaft të kujtojmë që vjet rezultati në fillore ishte 9% më lart se mesatarja globale e shkollave të Kembrixhit, ndërkohë që në ciklin e lartë kishim një diferencë 21% më lart, që do të thotë se arritja e cilësisë rritet me kalimin e viteve, dhe që do të thotë se është e vërtetë që kalimi nga viti në vit bëhet më i butë, më i natyrshëm dhe jo më i egër dhe më stresues. 


4. kushtet për mësim në shkollën "udha e shkronjave"

Kushte të shkëlqyera për mësim

1.  Shkolla "Udha e shkronjave" është një vend i sigurtë dhe i shëndetshëm për të mësuar


Numri tepër i vogël i aksidenteve në shkollë, dhe thuajse zero goditje nga krimi ose ngacmimi dashakeq i jashtëm në 22 vjet shkollë tregon përkushtimin e drejtorisë dhe përvojën e saj të suksesshme ne organizimin e çështjeve të sigurisë dhe të shëndetit të nxënësve. Kjo sigurohet në mënyrë të natyrshme dhe shkolla ndërkohë gëzon një reputacion shumë të mirë në mjedisin e saj rrethues të banorëve, bizneseve me të cilët jemi fqin.


2.  Pajisjet, laboratorët janë të mjaftueshëm për të mbështetur programe me një mësimdhënie dhe nxënie të cilësisë së lartë 


Çdo pajisje e domosdoshme për të ndihmuar arritjen e standarteve të larta në shpjegim e mësim është e siguruar, në shkenca, teknologji, gjuhë, histori gjeografi, arte dhe edukim fizik.


3.  Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" kanë akses në pajisjet dhe programet e teknologjisë së fundit për të bërë të mundur mësimdhënien cilësore. 


"Udha e shkronjave" ka një përdorim të shkëlqyer të mjeteve online. Jemi të vetmit në Shqipëri që kemi realizuar 3 ditë të plota online me nxënës të të gjitha klasave 1-9 dhe sipas orarit mësimor ditor, në rastet e fatkeqësive natyrore. Pra, nxënësit kanë realizuar, pa humbur ditën mësimore, 7 orë mësimore nga shtëpia, ndërkohë që mësuesit e lëndëve shpjegonin, kërkonin, komentonin, vlerësonin online.


4.  Shkolla përdor në mënyrë të qëndrueshme (afatgjatë) mjetet e saj dhe nga ana e saj nxit nxënësit të marrin përgjegjësi mjedisin e ngushtë apo të gjerë në të cilin ata jetojnë.


Jo vetëm për shkak të numrit të nxënësve, por kryesisht për shkak të sjelljes së tyre, pajisjet që përdor shkolla "Udha e shkronjave" kanë një afat shumë të gjatë të përdorimit, gjë që ndikon drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt në një nivel tepër të ulët të ndikimit negativ ndaj mjedisit. Nxënësit inkurajohen që të kenë një mënyrë modeste të të jetuarit, ta dëshmojnë këtë dhe të jenë të vetëdijshëm për lidhjen që ka kjo edhe me kushtet e mjedisit ku jetojnë. 

5. Përfshirja e komunitetit në jetën e shkollës

Përshfirje shumë e madhe e komunitetit në punët e shkollës

1. Prindërit e shkollës "Udha e shkronjave" marrin pjesë aktive në jetën e shkollës dhe kanë mundësira të rregullta për të dhënë ndihmën me njohuritë dhe  ekspertizën e tyre. 


Shkolla "Udha e shkronjave" shquhet për veprimtari tematike me prindërit që synojnë pjesëmarrjen e tyre në mendimin që krijon shkolla lidhur me organizimin e saj, me programet që ndjek, me tematikë konkrete (si planifikimi i mbasdites), me takime reflektuese lidhur me lëndë të ndryshme, me thithjen e mendimit të tyre, me ftesën që kemi për ta në çështje me shumë interes (p.sh. më 5 mars 2019 shkuam në një nga laboratorët e kontrollit të cilësisë së ujit dhe të ajrit që është në pronësi të një prej prindërve, më herët kemi ftuar mjekë, oficerë të policisë, kemi shkuar në qendrat studimore në Patok etj.) 


2. Prindërit e shkollës "Udha e shkronjave" marrin raporte të herëpashershme rreth përparimit të fëmijës/fëmijëve në fushat akademike dhe në fusha të tjera të zhvillimit. 


Raportet e shkollës "Udha e shkronjave" janë të detajuara për vlerësimet që marrin nxënësit. Çdo prind merr online të gjitha notat, datat, dhe shënimin përkatës për vërejtjet që ka mësuesi në performancën e nxënësit në një temë, apo në një kapitull. Kjo ndodh me të gjitha lëndët. 

Prindi merr nga Cambridge Assessment edhe një vlerësim vjetor tepër tepër të detajuar (10-15 faqe) për arritjet e fëmijës së tij në anglisht, matematikë, shkencë, informatikë për klasat 2-8, kontrollet Checkpoint për klasat 5, 8  dhe certifikimet IGCSE për klasat 9 - 10 dhe A Level për klasat 11 & 12. 

Vlerësimet periodike janë jo vetëm për lëndët, por edhe për sjelljen e nxënësit, për garat e ndryshme lokale ose kombëtare. 


3. Prindërit konceptohen si bashkëpunëtorë në mësimin e fëmijës ose fëmijëve të tyre.


"Udha e shkronjave" mbështetet në këtë fakt dhe udhëzon prindërit herë pas here se si ata të jenë të suksesshëm, por edhe dëgjon përshtypjet dhe sugjerimet e tyre se si bashkëpunimi të jetë i suksesshëm. 


4. Shkolla "Udha e shkronjave" përfshin dhe mobilizon individë dhe grupe brenda komunitetit dhe i mirëpret ata si si bashkëpunëtorë në jetën e shkollës.


Për vetë natyrën e grupit tonë të prindërve që vijnë kryesisht nga shtresa e specialistëve të nivelit të lartë shkolla ka një interes shumë të madh në përfshirjen e tyre në problematikën që has shkolla apo në objektivat që ajo ka. Tek prindërit ne kemi gjetur kontabilistë të zotë që i kemi kthyer në mësues të programeve të ndryshme, kemi mjekë që kanë mbuluar shpjegime tepër të specializuar, kemi oficerë të forcave të armatosura që kanë dhënë ndihmën për çështje të ndryshme në vetëdijësimin e nxënësve, kemi edhe sigurisht edhe nga fusha e biznesit, që janë një ndihmë e madhe në projekte të ndryshme të shkollës, etj.

Ku ndodhet "Udha e shkronjave"


Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

  • Udha
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • E mesme (9-12)
  • Gazeta
  • Rreth nesh
  • Gjuha shqipe Online
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Mësonjëtorja
  • Të menduarit kritik
  • Fisi shqiptar
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • YouTube Udha
  • Art-Dizajn
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Karta e performancës
  • Ndërmarrjet anti-Covid19
  • Pershtypje
  • Galeria
  • Veprimtari
  • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Na kontaktoni
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

Politika për Cookie

Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

RefuzoPrano & Mbyll