Filluan regjistrimet në shkollën "Udha e shkronjave" për vitin mësimor 2018-2019
Viola Banaj, mësuese e lëndës Cambridge Global Perspectives përfaqëson shkollën "Udha e shkronjave" në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit që mbahet në 18-19 shtator në Churchill College.
Tema e Konferencës "Krijimi i kushteve për sukses"
Forumi i Bukureshtit u organizua nga Cambridge Assessment International Education në mjediset e ambasadës britanike. "Udha e shkronjave" u përfaqësua nga Viola Banaj, mësuese e lëndës Cambridge Global Perspectives.
Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" merr pjesë në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit. Tema e konferencës "Udhëheqja/drejtimi i të mësuarit"
Artur Shkurti, drejtor dhe Mirela Shkurti, nëndrejtore morën pjesë në Konferencën e shkollave pilot të Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives që u zbatua në dy vjet 2016-2018.
Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" mori pjesë në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit që u mbajt në Robinson College, Cambridge. Tema e konferencës "Arsim në përputhje me kërkesat e së ardhmes"
Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" merr pjesë në Konferencën e shkollave të Kembrixhit që mbahet në Homerton College, Cambridge. Tema e konferencës "Frymëzimi i mësimdhënies dhe të nxënit" Foto me drejtuesin ekzekutiv Michael O'Sullivan.
Fotoja më sipër ilustron rrugën që do të bëjë një nxënës i Kembrixhit, strukturuar në katër cikle për moshat 5-19 vjeç. Deri në 14 vjeç ne bëjmë gjithçka 100% të asaj që ofron Kembrixhi. Më vonë lëndët zgjerohen shumë dhe shkolla bën zgjedhjen e vet (7-9 lëndë IGCSE)
Nxënësit që ndjekin ciklet e Kembrixhit kanë shansin të fitojnë njohuritë dhe aftësitë për të cilat kanë nevojë për të shkëlqyer në shkollë, universitet e më tej.
Katër ciklet kanë kalim të butë nga njëri tek tjetri. Çdo cikël Cambridge Primary, Cambridge Lower Secondary, Cambridge Upper Secondary dhe Cambridge Advanced – mbështetet në arritjet e një cikli më par. "Udha e shkronjave" i ofron të katër ciklet.
Karta e performancës "Udha e shkronjave" 2017-2018 tregon qartësisht se çfarë niveli të lartë arrin shkolla jonë si shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit, duke dalë në konkluzionin se nuk jemi vetëm një shkollë e Kembrixhit, por jemi një Shkollë e Shkëlqyer e Kembrixhit.
"Udha e shkronjave" mori statusin Cambridge International School në korrik të vitit 2012, qendra AL007, me miratim të Cambridge Assessment International Education. Që prej asaj kohe ajo ka patur ristrukturimin më të shpejtë si një shkollë shqiptare që ndjek programe ndërkombëtare dhe ka patur arritje që e renditin atë në shkollat më të mira në Europë. Një fakt për këtë është statusi pilot i shkollës për programin Cambridge Global Perspectives, që vetëm pesë shkolla në Europë e kishin në vitet 2016-2018, kur programi pati një pilotim botëror. Masivisht testet e Kembrixhit tregojnë se rezultatet e nxënësve të shkollës sonë janë mbi mesataren globale të shkollave të Kembrixhit për të njëjtën lëndë (test).
Cambridge Primary ose fillorja e Kembrixhit, është një paketë programore që përfshin anglishten, matematikën, shkencën, teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit dhe tashmë prej dy vjetësh në shkollën tonë edhe Global Perspectives, programin e aftësive të shekullit 21.
Në fund të çdo viti, Kembrixhi i teston nxënësit me testet vjetore Cambridge Progression Test, që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga "Udha e shkronjave" dhe moderohen dhe nxirren raportet nga faqja zyrtare e Kembrixhit. Në fund të klasës së pestë, nxënësit realizojnë testimet Cambridge Primary Checkpoint në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives. Këto teste kryehen në prill dhe korrigjohen në Kembrixh, Angli, nga Cambridge Assessment International Education. Raportet vijnë në mes të qershorit.
Cambridge Secondary 1 është paketa programore që ndjek të njëjtat lëndë të fillores por në një nivel më të lartë shpjegimi dhe njohurish. Lëndët janë anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, Global Perspectives.
Në fund të çdo viti, Kembrixhi i teston nxënësit me testet vjetore Cambridge Progression Test, që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga "Udha e shkronjave" dhe moderohen dhe nxirren raportet nga faqja zyrtare e Kembrixhit. Në fund të klasës së tetë, nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" realizojnë testimet Cambridge Primary Checkpoint në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives. Këto teste kryehen në prill dhe korrigjohen në Kembrixh, Angli, nga Cambridge Assessment International Education. Raportet vijnë në mes të qershorit.
Cambridge Lower Secondary është një bazë e fuqishme për kalimin në Cambridge IGCSE.
Cambridge IGCSE është kualifikimi ndërkombëtar më popullor në botë për moshat 14 deri në 16 vjeç. Në shkollën "Udha e shkronjave" e fillojmë në klasën e nëntë dhe e mbarojmë në klasën e dhjetë. Ky kualifikim është i njohur nga universitetet e toplistës dhe punëdhënës kudo në botë. dhe është një pasaportë ndërkombëtare për përparim të mëtejshëm në studime apo për sukses. Ai është krijuar më shumë se 25 vjet25 vjet më parë, është provuar dhe testuar në shkollën "Udha e shkronjave" dhe tani ne flasim nga përvoja jonë që ajo çfarë arrihet është e një niveli tepër të lartë. Ka kryesisht dy sezone certifikimi në qershor dhe në nëntor. Nxënësit tanë kanë mësuar dhe kanë marrë certifikatat IGCSE në këto lëndë: anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, shkencë kompjuteri, teknologji informacioni dhe komunikimi, kontabilitet.
Cambridge Advanced është zakonisht për nxënës të moshave 16 deri në 19 vjeç që dëshirojnë të përgatiten për studime të thelluara në universitet. Shkollat ndërkombëtare shfrytëzojnë paketën programore Cambridge International AS & A Level,
Nxënësit përdorin Cambridge International AS & A Levels për t'u pranuar në universitete të toplistës botërore që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi, Gjermani, Hollandë etj.
Në shkollën "Udha e shkronjave" kemi 3 vjet që merremi me kurse për A Levels dhe ato kanë qenë të lidhura kryesisht me lëndët matematikë, kontabilitet dhe ligj anglez. Tashmë që kemi hedhur bazat në lëndët IGCSE për shkencat natyrore do të fillojmë edhe me to në nivelin A Level.
"Udha e shkronjave" është futur edhe në fushën e zhvillimit profesional me programe të Kembrixhit, Cambridge Professional Development. Ne vlerësojmë shumë faktin që përgatitja e mësuesve me këto programe është në gjendje të bëjë ndryshimin në filozofinë e shkollës. Drejtues (lider) i programit është Artur Shkurti, drejtor, i cili pasi ka përfunduar trainimin e Kembrixhit ka miratuar edhe projektin e tij që është quajtur në përputhje me standardet e Kembrixhit për programin Cambridge International Certificate in Teaching and Learning.
Programet e Kembrixhit që zbatohen në shkollën "Udha e shkronjave" Cambridge International School prodhojnë një distancë të nxënësve tanë në lëndët anglisht, matematikë, shkencë e kombinuar, fizikë, biologji, kimi, informatikë dhe Global Perspectives. Jemi të paktën një vit përpara në disa prej tyre (matematikë dhe shkenca natyrore), por edhe 2-4 vjet përpara në disa të tjera (anglisht, informatikë).
Nxënësit merren në provim në hyrje dhe, bashkë me prindin, duke marrë parasysh të tërë faktorët bëhet plani i Kursit të Përshatjes me shkollën. Synimi është që ne ta marrim nxënësin nga niveli ku është me një shpejtësi mësimi të përballueshme për të dhe që nuk i shkakton stres.
Nxënësit e rinj vendosin në kohë të ndryshme për të ardhur në shkollën tonë, ndaj edhe organizimi i Kursit të Përshtatjes është jo në grup, por në mënyrë individuale.
Klikoni linkun për të parë datat dhe lëndët që do të testohen gjatë sezonit të nëntorit 2018.
Tre nxënësit në video Xhovana, Marini dhe Nensi, së bashku me Eartën dhe Kristin realizuan 4 programe dhe 4 provime Cambridge IGCSE brenda klasës së nëntë në Anglisht, Matematikë, Informatikë dhe Kimi, me një mesatare notash A.
Programi i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit për certifikimin Cambridge IGCSE.
Klasa jonë e nëntë e bën këtë program që nga viti 2015 në klasën e nëntë. LEXONI KARTËN E PERFORMANCËS "UDHA E SHKRONJAVE" 2017-2018.
Udha e Kembrixhit përgatit nxënësit për jetën –duke i ndihmuar të zhvillojnë një kuriozitet të bazuar në njohuri, një pasion për mësimin që zgjat tërë jetën.
Kembrixhi i ndihmon nxënësit të bëhet të sigurtë, të përgjegjshëm, reflektues, krijues dhe punëtorë, të gatshëm për t'u përballur me kërkesat e botës që i pret nesër, të aftë për ta bërë botën më të mirë në të ardhmen.
Suksesi me Kembrixhin hap dyert e universiteteve më të mira në botë – në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Kanada etj.
Biseda me prindër të interesuar për shkollën e mesme "Udha e shkronjave". Ato që thuhen në 40 minuta janë tepër të rëndësishme për ne, dhe janë argumentet kryesore pse nxënësit duhet të regjistrohen tek ne në klasën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë. LEXONI KARTËN E PERFORMANCËS "UDHA E SHKRONJAVE" 2017-2018.
Programi Global Perspectives i Kembrixhit është një program që synon aftësitë e shekullit 21: kërkimin, analizën, vlerësimin, reflektimin, komunikimin, bashkëpunimin. Për dy vjet 2016-2018 ky program u pilotua në një numër të vogël shkollash në botë (në Europë ishin vetëm 5).
(Mirela Shkurti, dalë në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit për programin Global Perspectives, prilll 2016)
Global Perspectives siguron lidhje ndërmjet anglishtes, matematikës, shkencës, teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.
(Në foto me Lynda Bramwell drejtuese e programit pilot Cambridge Global Perspectives, dalë në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit, prilll 2016)
Temat janë kauza me rëndësi globale. Ato kanë synim të edukojnë vetëdijen globale, por nga ana tjetër ato vënë në fokus aftësitë e nivelit të lartë: njëra vendos kërkimin në qendër, tjetra komunikimin, ose analizën, vlerësimin, bashkëpunimin apo reflektimin. Në shkollën "Udha e shkronjave" mësimin e ka dhënë Artur Shkurti, drejtor i shkollës.
Në fund të çdo teme/kapitulli, nxënësit pyeten se çfarë "shkoi mirë" dhe çfarë nuk shkoi mirë, në aftësitë që ajnë në fokus dhe si mundet të përmirësohen. Nuk është e lehtë që të maten aftësitë.
Përmirësimi në aftësitë e nivelit të lartë si p.sh. "aftësitë kërkimore" ose " analizë" apo "vlerësim" etj. nuk është menjëherë i dukshëm, por përmirësimi ndodh, nëse punohet me programe të standardit që Kembrixhi mund t'i bëjë. Nxënësit tanë kanë filluar të dyshojnë në informacionin që marrin. Edhe pak duan ta bëjnë rutinë pyetjen "A është e vërtetë kjo që shkruhet?", "Sa i besuar është ai që i shkruan këto radhë?" etj.
Sikur shkolla jonë të mos kishte asgjë tjetër (që kemi shumë) veç Global Perspectives, do t'ia vlente që nxënësi të vinte edhe për këtë në shkollën tonë. Ndryshimi i nxënësit është thelbësor.