Ndiqni me video sqaruese tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

UDHA E SHKRONJAVE

0692076068

  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Parashkollori
  • Firma e prindit
  • Performanca
    • Karta performancës 2023
    • Ndihma për të verbërit
    • Galeria
    • Veprimtari
    • YouTube Udha
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Na kontaktoni
    • Pershtypje
    • Veprimtari
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Jeta ujore Toronto
  • Art Gallery Toronto
  • More
    • Udha
    • Fillore (5-11 vjeç)
    • Cikli i lartë (klasa 6-8)
    • Klasa 9-10 IGCSE
    • OLIMPIADA KOMBETARE
    • Edukimi Fizik
    • Art-Dizajn
    • Histori e Skënderbeut
    • Gazeta
    • Global Albania
    • Abetarja Konkurs
    • Parashkollori
    • Firma e prindit
    • Performanca
      • Karta performancës 2023
      • Ndihma për të verbërit
      • Galeria
      • Veprimtari
      • YouTube Udha
      • KARTA E PERFORMANCES 2019
      • Karta e performancës
    • KËRKOHEN MËSUES
    • Rreth nesh
    • Besimi&Ideologjia&Kultura
      • Besa e Bujarëve Shqiptarë
      • Mësonjëtorja
      • Të menduarit kritik
      • Fisi shqiptar
    • Fjala e drejtorisë
    • Drejtoria
    • Kurset Online
    • TIPARET
    • HISTORI
      • Ndërmarrjet anti-Covid19
      • Na kontaktoni
      • Pershtypje
      • Veprimtari
    • Disiplina, shëndeti
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • Botimet tona
    • Nga Ministria e Arsimit
    • Na shkruaj
    • Masat antiCovid19
    • Jeta ujore Toronto
    • Art Gallery Toronto

0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Parashkollori
  • Firma e prindit
  • Performanca
    • Karta performancës 2023
    • Ndihma për të verbërit
    • Galeria
    • Veprimtari
    • YouTube Udha
    • KARTA E PERFORMANCES 2019
    • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besimi&Ideologjia&Kultura
    • Besa e Bujarëve Shqiptarë
    • Mësonjëtorja
    • Të menduarit kritik
    • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Drejtoria
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • HISTORI
    • Ndërmarrjet anti-Covid19
    • Na kontaktoni
    • Pershtypje
    • Veprimtari
  • Disiplina, shëndeti
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Botimet tona
  • Nga Ministria e Arsimit
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Jeta ujore Toronto
  • Art Gallery Toronto

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account

Njerëz të rinj e të vjetër - Cambridge Global Perspectives

Më 14 maj 2018, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave", në kuadër të lëndës Cambridge Global Perspectives, u zhvillua tema "Njerëz të rinj e të vjetër", që fokusin e ka në aftësitë kërkimore, vlerësuese dhe komunikuese të nxënësve. Të ftuar ishin gjyshërit  Viktoria Qirjazi (me profesion mjeke) Astrit Hoxha (me profesion inxhinier ndërtimi) dhe Qirjako Qirjazi (me profesion ekonomist transporti). Viktoria dhe Qirjako janë gjyshërit e Kiarës, Astriti është gjyshi i Aronit.

Cambridge Global Perspective - Njerëz të rinj e të vjetër

Linket për pyetjet që u bënë në takimin me gjyshërit

Për të parë videon klikoni këto link https://youtu.be/_VvBj0_R5Hs

0:58 - Brunild Blakçori, mësuese e Global Perspectives paraqet synimet e takimit 

7:00 - Viktoria Qirjazi (gjyshja e Kiarës, mjeke) përshkruan jetën e saj 

12:25 - Astrit Hoxha (gjyshi i Aronit, inxhinier ndërtimi) përshkruan jetën e tij

17:05 - Pyetje 1 - Aroni (klasa 1) - Cilat kanë qenë lodrat tuaja kur keni luajtur?

18:52 - Vjen gjyshi i Kiarës (Qirjako Qirjazi, me profesion ekonomist i transporteve) 

22:40 - Pyetje 2 - Marvini: "Me çfarë udhëtonit kur nuk kishte makina?"

25:36 - Qirjako Qirjazi 

27:45 - Pyetje 3 - Dea "Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë suaj?"

28:10 - Pyetje 4 - Alkuna "A keni ruajtur ndonjë lodër të fëmijërisë?"

29:25 - Pyetje 5 - Tedi "Si kanë qenë mësuesit në atë kohë?"

31:25 - Pyetje 6 - Adni "A do të donit të shkolloheshit në shkollat e sotme, apo në shkollat e kaluara dhe përse?"

32:05 - Pyetje 7 - Lisa "Si keni jetuar pa telefonin?"

33:45 - Pyetje 8 - Kristof "A keni qenë nxënës rrëmujaxhinj apo nxënës të rregullt?" 

35:30 - Pyetje 9 - Shnajder "A jeni marrë me ndonjë sport, kur keni qenë të rinj?"

36:27 - Pyetje 10 - Andia "A ka qenë e vështirë jetesa atëherë?"

38:04 - Pyetje 11 - Matias "Si i keni patur marrëdhëniet me shokët tuaj të shkollës?"

40:56 - PYETJET PËR TË TASHMEN, GËZIMET, SHQETËSIMET, PËRPARËSITË E TË QENIT NË MOSHË

41:09 - Pyetje 12 - Kiara "Çfarë u gëzon tani? Çfarë u shqetëson?"

43:10 - Pyetje 13 - Lorela "Cili është roli juaj në familje dhe si e ndihmoni familjen tuaj?"

44:55 - Pyetje 14 - Enea "Cilat janë përparësitë e kësaj moshe në krahasim me të tjerat?"

46:53 - Pyetje 15 - Tedi "Si e keni njohur bashkëshorten tuaj dhe si e keni bërë dasmën tuaj?"

49:44 - Pyetje 16 - Emi "Ku ndryshon nipi ose mbesa juaj nga vajza juaj dhe për çfarë ju ndihmon?"

52:01 - Pyetje 17 - Teo "Cila është kënaqësia më e madhe që ju ka dhënë nipi ose mbesa juaj?"

53:34  - Pyetje 18 - Noem "Cila janë shqetësimet e moshës suaj dhe si mund të ndihmojnë të vegjëlit njerëzit e moshës suaj?" 

54:55 - Pyejte 19 - Mësuese Bruna "Si është të jesh në këtë moshë?"

58:55 - Astrit Hoxha - Shfrytëzimi i kohës së lirë, mbas kohës së mësimit. 

1:01:51 - Qirjako Qirjazi - Pasuritë e Shqipërisë, vendi do të ketë nevojë për ju. 

1:03:17 - Pyetje 20 - Abigail "Si e festonit vitin e ri?" 

1:04:20 - Dhurimi i luleve dhe falenderimi nga Viktoria Qirjazi

Synimet e Cambridge Global Perspectives

 Tema "Njerëz të rinj e të vjetër" në lëndën Cambridge Global Perspectives synon aftësinë kërkimore (research) duke aftësuar nxënësit të udhëheqin intervista me njerëz të moshuar të zbulojnë disa nga përparësitë dhe problematikat e moshës së vjetër.
Ata duhet ta shfrytëzojë intervistën dhe temën në klasë për të dalluar një mënyrë në të cilën të rinjët (fëmijët) mund të ndihmojnë për të përmirësuar jetët e njerëzve të moshuar.

Si pjesë e aftësive të tyre kërkimore ata duhet të jenë të zotët të mbledhin përmes intervistës informacion dhe opinione.

Siç shihet nga video, nxënësit ia arritën të kenë një bashkësi me pyetje duke realizuar kështu një intervistë në grup. 

Aftësia e vlerësimit – Gjatë kohës që ata mbledhin informacion dhe opinione duhet të vendosin (të vlerësojnë) cilat nga informaciont ka lidhje me synimin e tyre.
Ia arritën ose jo synimit kjo varet nga fakti nëse nxënësit veçuan mirë problematikat që kanë njerëzit e moshuar. 

Aftësia e komunikimit - Siç shihet nga video, nxënësit dëgjuan me vëmendje të moshuarit që ne kishim ftuar dhe transmetuan saktë pyetjet që kishin përgatitur. Më shumë se në këtë video, në klasë ata do të shprehin më shumë aftësinë e tyre të komunikimit. 

Në klasë nxënësit do të identifikojnë mënyra se si të veprojnë në dobi të përmirësimit të jetës së njerëzve të moshuar.

Find out more

16 qershor 2018 - Takim me ish-nxënës të shkollës

Përvojat e studimeve universitare

Të përkushtuar ndaj biznesit të tyre

Përvojat e studimeve universitare

Pjesëmarrësit nxorën në pah përvojat e tyre të studimeve universitare: çfarë kishte shkuar mirë dhe çfarë mund të shkonte më mirë. Cilat ishin difektet e studimeve në shkollën e mesme që i vunë re gjatë kohës së studimeve universitare. 

Përvojat e punës

Të përkushtuar ndaj biznesit të tyre

Përvojat e studimeve universitare

Me përjashtim të Joni Mersinit, të gjithë të pranishmit ishin në punë, kryesisht në bizneset e ndërtuara vetë. Në foto Kevin Shtishi duke shpjeguar punën e tij në fushën e marketingut. Për fushën e marketingut foli edhe Geri Zotaj.

Të përkushtuar ndaj biznesit të tyre

Të përkushtuar ndaj biznesit të tyre

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Të pranishmit ishin të kënaqur që kishin një biznes në Shqipëri, pranë familjeve të tyre. Këtë kënaqësi e lidhnin me faktin që këstu kishin më shumë njohje të natyrshme dhe mundej që të kishte më shumë kuptim e lehtësi hapja e një biznesi.

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Kristi Dimo solli përvojën e vet të studimit në shkollë të mesme dhe në shkollën e lartë në Angli, rëndësinë që ka puna në internship, ndërsa Joni Mersini solli përvojën e studimit në Gjermani dhe pse u kthye në Shqipëri.

Përvojat e punës jashtë Shqipërisë

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Përvojat e punës jashtë Shqipërisë

Interesant ishte tregimi i Kristit për përvojën e punës në Angli, ku theksi i vështirësisë është puna jashtë familjes dhe kalimi i përvojave të punës vetëm. 

Përvojat e Ergit

Përvojat e studimit në Angli dhe në Gjermani

Përvojat e punës jashtë Shqipërisë

Ergi Curri solli përvojat  e tij të punës në Ministrinë e Integrimit dhe atë të Jashtme.

14 qershor - Mbledhje me prindër - analizë e vitit 2017-18

Drejtoria paraqiti këndvështrimin e saj për vitin 2017-18

Drejtori i shkollës, z.Artur Shkurti, hapi mbledhjen duke informuar prindërit për objektivat kryesorë të arritur, për problematikën e vitit dhe në fund ftoi mësuesit të jepnin këndvështrimet e tyre për lëndën mësimore që mësojnë.

Këndvështrimet e mësuesve

Mësuesit e gjuhës shqipe, të gjuhës angleze, të matematikës, bioligjisë, kimisë, histori, gjeografisë dhanë pikat kryesore pozitive dhe sfidat me të cilat përballet lënda përkatëse. 

Disa sugjerime me vlerë të prindërve

Prindërit diskutuan se çfarë shihnin problem tek fëmijët e tyre dhe bënë edhe sugjerimet e tyre, lidhur me secilën lëndë, me detyrat e shtëpisë, me raportimin ditor, javor, apo mujor, etj.

Drejtoria shpërndau detyrat për verën

Detyrat verore u përqëndruan në aftësitë e shekullit 21, në leximet letrare dhe matematikë.

Përshtypja e përgjithshme

Mendojmë se takimi ishte mjaft i frytshëm për të gjithë për drejtorinë, mësuesit, prindërit. Takimi reflektoi nivelin tepër të lartë të bashkëpunimit të shkollës "Udha e shkronjave" me prindërit. Nuk duhet të lëmë pa thënë që prindërit tanë i përkasin shtresës së mesme, pra profesionistëve të zotë në fushat e tyre dhe kjo e ngre edhe më lart nivelin e shkollës sonë. 

Takimet tematike me prindër traditë e shkollës "Udha e shkronjave"

Jemi ndër të paktat shkolla në Shqipëri që kemi thuajse çdo vit takime tematike me prindër. Temat përfshijnë:

  • Kriteret për përzgjedhjen e shkollës
  • Analizën e vitit shkollor
  • Planifikimin e mbasdites (detyra kurse shtesë) në fillim të vitit shkollor

Kurs i ndihmës së parë - 13 qershor 2018

Me mësuesin Fatos Xhemali

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Demonstrime të rasteve të ndihmës

Sivjet, mësues Fatosi do të jetë pjesë e shkollës "Udha e shkronjave". Ai ka dhënë mësimin e edukimit fizin në pedagogjiken "17 nëntori", Tiranë, në shkollën "Ahmet Gashi" dhe "Qazim Turdiu". Është edhe specialist i Kryqit të Kuq për Ndihmën e Parë.

Demonstrime të rasteve të ndihmës

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Demonstrime të rasteve të ndihmës

Veprimtaria zgjati një orë, në të morën pjesë nxënës nga të gjitha klasat dhe mësuesit gjithashtu. Mësues Fatosi demostroi disa raste kur kërkohet ndihma e parë?

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së shpejtë? Pse nuk duhet të përdorim betadinë ose jodio? Cilat janë fashot, gërshërët që duhet të kemi?

Ndihmë e parë apo ndihmë e shpejtë

Disa nga pyetjet që morën përgjigje

Nxënësit sqaruan konceptin se çfarë është e lejueshme të bëhet nga një person që nuk është mjek dhe çfarë nuk i lejohet të bëjë.

Invetari i kutisë së ndihmës së parë

Tashmë nxënësit e kanë idenë se çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së parë. 

Një video me shumë vlerë

Shkolla e regjistroi veprimtarinë dhe tashmë ajo është në youtube dhe mundet ta gjeni në këtë link. 

Nga jeta në shkollën tonë gjatë këtij viti (2017-2018)

24 nëntor 2017

Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit festohet çdo vit në shkollën tonë. Nxënësit përgatitin vjersha, recitime, kërcime, dhe përgatitin punë artistike.

Çdo ditë pushim 40 minuta

Pushimet e përditshme, 40 minuta, janë një kohë që nxënësit tanë e vendosin vetë se si do ta kalojnë. Pushimi, liria për të vepruar në një mjedis që është i kontrolluar, ka vlera të veçanta për nxënësit.

Dy javë matematikë nga 7 orë??????

Në foto Julindi nga shkolla "Fan Noli" dhe Kejsi nga shkolla "Edith Durham" që erdhën në shkollën "Udha e shkronjave" për të kryer testet e provës për provimin Cambridge IGCSE. Ato kryen 7 orë në ditë vetëm matematikë. Kjo ishte me vlera të mëdha për nivelin e paraqitjes së tyre në provimet që kryen në 30 prill, 1 maj dhe 4 maj. Rezultatet i presim në gusht 2018.

Klasa e tretë në projekt në anglisht

Projektet janë një mundësi që nxënësit të shprehin krijimtarinë e tyre dhe organizimin e ideve që kanë. 

Takim me poetin Nazif Agalliu

Takim me poetin Nazif Agalliu

Më 29 maj 2018, nxënësit e klasave 7,8,9 ishin përgatitur për një bisedë me poetin Nazif Agalliu rreth disa poezive të tij. 

Dita e parë e shkollës

Takim me poetin Nazif Agalliu

Hyrja e zbukuruar për ditën e parë të shkollës "Udha e shkronjave". Ne mendojmë që shkolla jonë nuk është stres dhe nxënësit e duan shkollën tonë. 11 shtator 2018

Provime të Kembrixhit dhe provime lirimi

Provimet e Kembrixhit - IGCSE

Klasa jonë e nëntë u është nënshtruar provimeve të Kembrixhit në lëndët matematikë, anglisht, teknologji informacioni dhe komunikimi, për të marrë certifikatat Cambridge IGCSE. Rezultatet priten në 16 gusht 2018. Vitin e ardhshëm nxënësit do të kryejnë edhe 4 lëndë e provime të tjera për të plotësuar kushtet e dëftesës Cambridge ICE, që kërkon të paktën 7 lëndë IGCSE nga pesë fusha të ndryshme. 

Provimet e lirimit

Provimet e Lirimit kryhen nga Ministria e Arsimit në fund të klasës së nëntë, për lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe anglisht. Rezultatet tona historikisht janë gjithmonë mbi 8.5, pra një rezultat i shkëlqyer. 

Find out more

Nga jeta në shkollë 2017-18

Me gjimnazistë të Elbasanit

Projekti në Global Perspectives

Projekti në Global Perspectives

Sqarimi për programet Cambridge IGCSE dhe Cambridge A Level i nxënësve të shkëlqyer të Elbasanit, në 23 dhjetor 2017. Orientimi drejt universiteteve ndërkombëtare është një specializim që shkolla "Udha e shkronjave" po e formon me kujdes tek vetja. 

Projekti në Global Perspectives

Projekti në Global Perspectives

Projekti në Global Perspectives

Nxënësit tanë janë nxënësit e parë në botë që po e bëjnë programin Cambridge Global Perspectives. Vetëm 5 shkolla pilot  të Kembrixhit kanë qenë në Europë (Barcelonë, Lajpcig, Holandë, Stamboll dhe në Tiranë). Kembrixhi do ta publikojë programin (pra do ta bëjë efektiv) në 20 qershor 2018. Në foto janë nxënës të klasës së shtatë për projektin e tyre në grup. 

Gëzuar!

Projekti në Global Perspectives

Meqë nuk erdhën në olimpiadë

Festimet e ditëlindjeve të nxënësve janë një çast i bukur në mjediset e shkollës sonë. Këtu kemi klasën e katërt, "menuja" e të cilës është e pasur në tipa dhe karaktere që ua zbukuron jetën.

Meqë nuk erdhën në olimpiadë

Meqë nuk erdhën në olimpiadë

Në kopshtin "Yjet margaritarë" ju ofruam pa pagesë testin e olimpiadës kombëtare të parashkollorëve disa ditë më vonë, në maj 2018.

Në Panairin e Librit, nëntor 2017

Në Panairin e Librit, nëntor 2017

Në Panairin e Librit, krahas ekspozimit të librave tanë, ne kryesisht orientuam nxënësit drejt programeve të Kembrixhit IGCSE dhe A Level.

Dhoma e mbledhjeve

Në Panairin e Librit, nëntor 2017

Sivjet, patëm mundësi të konceptonim një mjedis si sallë mbledhjesh. Këtu kemi zhvilluar disa takime me prindër, poetë dhe po ashtu këtu pritëm edhe nxënësit e olimpiadës kombëtare që i ranë pianos, ose kryen testin e Simfonisë VII të Beethovenit.

Nga jeta në shkollë 2017-18

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Sonja Kapedani është nxënëse e klasës së shtatë. Ajo është kampione e Shqipërisë për të rejat dhe mban mbi 20 rekorde kombëtare në not. Shkolla me sa mundet i krijon lehtësi që ajo të ndjekë pasionin e saj dhe të bëhet një sportiste e klasit të lartë.

A i bëni punët e shtëpisë?

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Të gjithë nxënësit tanë janë në forumin online në Google Classroom. Kjo na jep mundësi që të bëjmë edhe studime rreth çështjeve të përditshme. Fotoja tregon grafikun për pyetjen "Sa herë merrni vërejtje për përfshirjen në punët e shtëpisë?"

Irsa dhe Iani

Sonja Kapedani në Procesin Sportiv

Testimet Onlne të Janarit 2018

Irsa dhe Iani po luajnë shah? :)
Irsa është në klasën e parë. Iani në parashkollor. Klasat i kanë ngjitur dhe pushimet shpesh i kalojnë sëbashku. Irsa me origjinë është nga Mati. Iani është nga Fieri. Ata nuk e dinë ndryshimin krahinor, por ne na pëlqen që t'ua mësojmë nëse mundemi. Këtë e bëjmë që të përgatiten të trashëgojnë vlerat kulturore të krahinave nga vijnë.

Testimet Onlne të Janarit 2018

Në World Education Fair - Rogner

Testimet Onlne të Janarit 2018

Dhjetra nxënës nga shkolla të tjera u përfshinë në kontrollin e njohurive të semestrit të parë, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, biologji, kimi, fizikë, histori, gjeografi dhe anglisht. 

Frymëzimi për violinën

Në World Education Fair - Rogner

Në World Education Fair - Rogner

Mësuesja jonë e muzikës Blerina Metollari është violiniste. Ajo dha një mësim të hapur për vlerat e instrumentit të violënës, me nxënësit e shkollës sonë, në tetor 2017.

Në World Education Fair - Rogner

Në World Education Fair - Rogner

Në World Education Fair - Rogner

Më 9,10 shkurt, në Rogner, organizuar nga Integral, shkolla "Udha e shkronjave" ishte e vetmja shkollë shqiptare ekspozitore në Panairin e Arsimit Ndërkombëtar. Detyra jonë ishte t'i informonim prindërit dhe nxënësit që programet ndërkombëtare IGCSE dhe A Level mund të ndiqen me sukses në shkollën "Udha e shkronjave" me çmime që janë disa herë më të lira.

7 mars 2018

Lule për 7 marsin

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Ftuam mësuesin Fatos Xhemali

Nxënësit, mësuesit, drejtoria përgatiten që dita e 7 marsit të jetë një ditë kujtimi e bukur për 7 marsin 1887 kur u hap shkolla shqipe. Ne nuk harrojmë që 7 marsi i përket Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe misionit të mësuesit shqiptar, më shumë sesa profesionit të mësuesit si i tillë. 

Ftuam mësuesin Fatos Xhemali

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Ftuam mësuesin Fatos Xhemali

Tashmë mësues Fatosin e njohin edhe nxënësit tanë edhe mësuesit. Ai vjen në shkollë për të kontrolluar nivelin e zotërimit të programit në lëndën e edukimit fizik. Ne e ftuam të kalonte me ne ditën e 7 marsit 2018. 

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Është traditë e shkollës "Udha e shkronjave" që me rastin e 7 marsit drejtoria të organizojë një drekë me mësuesit. Shpesh na rastis që bashkohemi me kolektiva të tjerë mësuesish. 

Përshëndetjet e nxënësve

Kolektivi ynë në ditën e 7 marsit

Ne i mësojnë të nderojnë figurën e mësuesit, sepse ajo nuk është pronë e shkollës, por edhe kombit dhe e shoqërisë njerëzore. Frymëzimi do t'i mbajë dhe do të punojë edhe më shumë kur të rriten. 

Ne na pëlqejnë recitimet e tyre

Të gjitha klasat përgatiten në mënyrë të barabartë për të përshëndetur në festën e 7 marsit. Këtu është radha e klasës së pestë dhe të gjashtë. Klasa e pestë kishte një pjesë teatrale shumë të bukur.

Harmonia e nxënësve tanë

Nxënësit tanë gëzojnë një harmoni të admirueshme ndërmjet klasave. Janë të dashur me më të vegjëlit dhe kjo është një mbështetje shumë e madhe për ne. 

Me shkrimtarin Viktor Canosinaj për romanin "Mall i kaltër"

Viktor Canosinaj në shkollën tonë

Viktor Canosinaj në shkollën tonë

Viktori është një shkrimtar shumë i njohur sidomos për moshat e reja. Takimi që ne zhvilluam me të ishte me shumë vlera për nxënësit por edhe për vetë shkrimtarin, sepse nxënësit tanë ishin përgatitur mjaft për veprën e tij kushtuar piktorit të njohur Ibrahim Kodra.

Analiza e një teksti letrar

Viktor Canosinaj në shkollën tonë

Nxënësit kishin përgatitur punët e tyre lidhur me analizën e veprës. Dikush kishte kapur subjektin, dikush profilin e shkrimtarit, dikush gjuhën, dikush personazhet e dikush idetë. Të gjithë në fund e mbyllnin me një pyetje.

Takimi si një mbrëmje artistike

Takimi si një mbrëmje artistike

Në foto shihni Jora Demaj, klasa 8, që reciton dhe Darli Seranaj, klasa 9, që i bie kitares, në takimin me shkrimarin. 

Ledjoni me parashtrimin e tij

Takimi si një mbrëmje artistike

Përfshirja shoqërore në takime të tilla lë përshtypje të thellë jo vetëm tek nxënësit por edhe tek mësuesit. Ne jemi të kënaqur me organizime të tilla. 

Takimi u xhirua

Kujdesemi që takimet të xhirohen dhe fotografohen. Ato tashmë janë në arkivin e shkollës të fotove dhe të videove.

Lënda e gjuhës shqipe

Bashkimi i kërkesave tona në olimpiadën e gjuhës, takimet me shkrimtarë dhe poetë, recitimet dhe pjesët teatrale përbëjnë një një zhvillim shumë pozitiv në traditën e shkollës për kujdesin ndaj gjuhës shqipe. Në foto mësuese Kono (gjuhë shqipe) dhe mësuese Mirela (biologji kimi) në takimin me shkrimtarin Viktor Canosinaj.

Me prindërit e interesuar për shkollën "Udha e shkronjave"

Një traditë e viteve të fundit

Informim i plotë, i gjithanshëm

Informim i plotë, i gjithanshëm

Në 11 maj realizuam një takim informues rreth shkollës "Udha e shkronjave" dhe vendit të saj në sistemin arsimor shqiptar.
Takimin e gjeni edhe në këtë video.

Informim i plotë, i gjithanshëm

Informim i plotë, i gjithanshëm

Informim i plotë, i gjithanshëm

Ne ju themi prindërve "Takimi me ne nuk vlen vetëm nëse ti do të dish diçka për shkollën "Udha e shkronjave". Ne e fillojmë më gjerë "Ju duhet të dini më shumë rreth zhvillimeve botërore, pastaj atyre shqiptare dhe më në fund në Tiranë e pastaj në shkollën "Udha e shkronjave". Kjo i ndihmon prindërit në orientimin e tyre afatgjatë.

Pyetjet e prindërve

Informim i plotë, i gjithanshëm

Zgjidhni shkollën pastaj mësuesin

Ky takim ishte me një grup të vogël prindërish, por pyetjet e tyre ishin tepër përfaqësuese për shumicën e prindërve që ne kemi. Edhe diskutimet i gjeni në këtë video.

Zgjidhni shkollën pastaj mësuesin

Zgjidhni shkollën pastaj mësuesin

Shumica e të pranishmëve do të shkonte pas mësuesit, duke harruar faktorët që janë jashtë mësuesit që e dështojnë edhe punën e mësuesit më të mirë. Nuk ka mësues të mirë në një shkollë apo sistem arsimor të dobët. Me këtë nuk po themi që ai nuk i kalon testet, por që produktin e tij e prish shkolla që mësuesi nuk e ka në dorë.

A zhvilloni testime paraprake

Pyetje e prindit në foto ishte nëse ne i zgjedhim ose i testojmë fëmijët para se të hyjnë në shkollë. I treguam që e kemi një traditë 21 vjeçare dhe kemi mësuar shumë prej kësaj. 

Broshura "Udha e shkronjave"

Ky takim mund të quhet edhe promovues i revistës "Udha e shkronjave shkollë e aftësive të shekullit 21".  Aty kemi gjithçka që vlen si më e mirë për ne. 

Revistën e gjeni në këtë link.

25 maj 2018 - Nderimi i veprës së Vëllezërve Frashëri

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

25 maji është një ditë tradicionale përkujtimore e veprës së Vëllezërve Frashëri. Në Tiranë këtë rit nderimi prej vitit 2009 e kryen në mënyrë të rregullt shkolla "Udha e shkronjave". Për ta bërë sa më të bukur kishim ftuar edhe kuartetin e harqeve të drejtuar nga mësuesja e muzikës Blerina Metollari.

Nisemi me tufa me lule

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

Nxënësit marrin tufa me lule nga shtëpia dhe i vendosin ato në varret e Abdyl, Naim dhe Sami Frashërit. Nxënësit marrin në këtë mënyrë një përshtypje, vlerën e së cilës është e sigurtë që do ta zbërthejnë edhe më mirë kur të rriten.

Foto së bashku

25 maj 1846 - u lind Naim Frashëri

Foto së bashku

Nxënës të fillores dhe të ciklit të lartë, së bashku me mësuesit dhe drejtorinë. 

Tedi dhe Noemi

Drejtoria e shkollës

Foto së bashku

Ne i mësojmë ata të kryejnë si duhet ritin e nderimit. Kjo do t'ju vlejë pastaj për çdo nderim tjetër të përafërt që ata do të bëjnë, pra nuk ka vlera vetëm për Frashëllinjtë, por për çdo figurë të kulturës apo njeri të afërt që ka rëndësi për ta ta përkujtojnë.

Mësuesit e shkollës

Drejtoria e shkollës

Drejtoria e shkollës

Siç duket edhe nga fotoja masat janë marrë që dekori të jetë kombëtar. Mësuesit nderojnë së bashku me nxënësit. 

Drejtoria e shkollës

Drejtoria e shkollës

Drejtoria e shkollës

Drejtoria çdo vit kontaktohet nga organizatorë që këtë rit e bëjnë në shtëpinë muze në Frashër. Disa herë kemi qenë edhe atje, por ne e quajmë për detyrë që Tirana dhe memoriali që është këtu të mos ngelet pa veprimtari, ndaj jemi përqëndruar në Tiranë dhe me sa mundemi mbështetim edhe organizimet që bëhen në Përmet apo në Frashër.

Olimpiada XI Kombëtare e Parashkollorëve

Ngjarja më e madhe për 5-vjeçarët

Ngjarja më e madhe për 5-vjeçarët

Olimpiada Kombëtare e Parashkollorëve, organizuar nga "Udha e shkronjave" është ngjarja më e madhe në rang  kombëtare për këtë moshë. Ajo është e thellë, me vlerë, e bukur dhe argëtuese për fëmijët. Lë një gjurmë për tërë jetën. Fotot tregojnë vetëm pak nga përvojat që kalojnë fëmijët. 

Gjuhë shqipe dhe matematikë

Ngjarja më e madhe për 5-vjeçarët

Nxënësit parashkollorë kryejnë dy teste: testin e gjuhës shqipe dhe testin e matematikës. Ndërmjet testeve ka një pushim. Testet janë vërtetë sfiduese. Nxënësit marrin certifikatën me vlerësimet përkatëse. 

Grupi i cirkut argëton fëmijët

Grupi i cirkut argëton fëmijët

U bënë disa vjet që ne ftojmë aktorët e cirkut për të paraqitur numrat e tyre artistikë. Fëmijët mrekullohen me përkryerjen që kanë numrat e tyre.

Numra artistikë të cirkut

Numra artistikë të cirkut

Grupi i cirkut argëton fëmijët

Mendojmë që arti që sjellin aktorët e cirkut është tepër frymëzues për fëmijët, sidomos për ata që rriten të mbyllur dhe që lëvizjen dhe veprimtaritë sportive nuk i kanë shumë të zhvilluara.

Një kujtim për Meralin

Numra artistikë të cirkut

Një kujtim për Meralin

Maskotat janë një kënaqësi e përhershme në këto raste. 

Fotoja tradicionale

Numra artistikë të cirkut

Një kujtim për Meralin

Në fund të olimpiadës, është traditë të kemi një foto të të gjithë grupit të konkurruesve. Kjo u jep atyre kënaqësinë e përkatësisë ndaj një grupi të shkëlqyer.

Ekspozita e pikturës "Udha drejt pranverës", mars 2018

Edukimi për artin figurativ

Drejtoria e shkollës "Udha e shkronjave" vendosi që sivjet të kishim një ekspozitë pikture, ku çdo nxënës të kishte pikturën e vet. Dyfishuam orët e vizatimit dhe mësuesja e pikturës Ruzmira Bejaj e bëri realitet që ne tashmë e gëzojmë kur i shohim në muret e shkollës.

Foto nga muri i ekspozitës

Shumicën e pikturave i kemi vendosur në atë që ne e quajmë "Salla e çlodhjes" ku kemi pianon dhe nxënësit bëjnë ditëlindjet apo organizojnë festa të ndryshme.

Krijimtaria artistike

Çdo nxënës një telajo

Edukimi figurativ shpesh është e vetma lëndë që mban gjallë krijimtarinë. Krijimtaria është një aftësi e nivelit të lartë për të cilën kanë nevojë të gjitha lëndët, por në fakt, shpesh krijimtaria zbehet.

Çdo nxënës një telajo

Çdo nxënës një telajo

Marrëdhënia personale me telajon dhe me projektin që do të realizohej është një përvojë mbresëlënëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave". 

Piktura e Vanesës

Zambakë uji ka pikturuar Vanesa Prifti që është në klasën e shtatë. 

Brunildo dhe Iani

Brunildo dhe Iani janë në klasën parashkollore. Edhe ata janë përfshirë në mësimin e pikturës.

Sezoni i provimeve të Kembrixhit IGCSE - A LEVEL

International Mathematics (0607)

International Mathematics (0607)

International Mathematics (0607)

Ky ishte edhe sezoni më i madh i provimeve IGCSE në Shqipëri, organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave", Pesëfishi i mesatares që ne kemi patur vitet e fundit

Nxënësit e provimeve IGCSE

International Mathematics (0607)

International Mathematics (0607)

Nga shkolla "Udha e shkronjave", dhe shkolla të tjera private dhe shtetërore të Tiranës dhe të Shqipërisë. Një ishte nga Prishtina. 

2 javë intensive përgatitore

International Mathematics (0607)

Për të mbështetur nxënësit që ne i kishim online, që do të paraqiteshin në provimet IGCSE, ne vendosëm të kishim 2 javë kushtuar testimeve të provës në lëndët matematikë, biologji, kimi. Nxënësit e matematikës bënë 7 orë mësim për 10 ditë mësimore, pra 70 orë gjithsej. Të gjithë thanë se kjo ishte një masë e domosdoshme.

Makinat llogaritëse me grafikë

Makinat llogaritëse me grafikë

Programi 0607 i Matematikës Ndërkombëtaer për certifikatën IGCSE kërkon edhe njohuritë e nxënësit në përdorimin e makinës llogaritëse me grafik. Edhe për këtë "Udha e shkronjave" u kujdes që nxënësit të orientoheshin të blinin makinën e duhur dhe të kishin edhe udhëzuesin për përdorimin e saj, për aq sa u duhej në provim (sepse makina kishte edhe më shumë funksione). Shumica blenë makinën TI-Nspire nga Texas Instrument.

KURSET ONLINE MBËSHTETËSE

Makinat llogaritëse me grafikë

KURSET ONLINE MBËSHTETËSE

Ndërkohë që nxënësit tanë përgatiten ditë për ditë në shkollë për provimet IGCSE, nxënësit që janë nga shkolla të tjera ne i përgatitim përmes kurseve online, që tashmë janë një resurs shumë i mirë për të mbështetur matematikën, fizikën, kiminë, biologjinë dhe lëndë të tjera.

Provimet në A Levels

Makinat llogaritëse me grafikë

KURSET ONLINE MBËSHTETËSE

Sivjet patëm provime edhe në A Levels në lëndët: matematikë, anglisht, kontabilitet dhe ligj. Edhe këtu nxënësit përveç kurseve ballë për ballë me mësuesin patën edhe mbështetje online (në matematikë).

Olimpiada XVIII Kombëtare, 1-9 qershor 2018

E nënta në olimpiadë

E nënta në olimpiadë

E veçantë për klasën e nëntë në olimpiadë është se ata matematikën nuk e bëjnë me tezën e hartuar nga "Udha e shkronjave". Ne shfrytëzojmë rezultatet e tyre në Cambridge IGCSE për të nxjerrë rezultatin e olimpiadës. Kështu ngremë në një nivel shumë të lartë kërkesat për olimpiadën. Nxënësit erdhën për të bërë testimet e gjuhës shqipe, të shkencës dhe të kompetencës globale.

Klasa 8 drejt IGCSE

E nënta në olimpiadë

Shumë më mirë se çdo vit tjetër ne kemi informuar prindërit dhe nxënësit e klasës së tetë në olimpiadë rreth programit që kemi për ta për klasën e nëntë që duhet të kalojnë në përgatitjen për provimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE.

Intervista me nxënës të olimpiadës

Intervista me nxënës të olimpiadës

Kemi grumbulluar një material të jashtëzakonshëm me intervista nga nxënës që nga klasa e parë e deri tek e nënta dhe mezi presim që ato t'i publikojmë.

Certifikatat e pjesëmarrjes

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Intervista me nxënës të olimpiadës

Këtë vit ne iu kthyem traditës për të dhënë certifikatën e pjesëmarrjes pikërisht ditën e olimpiadës. 

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Patëm kohë, gjatë ditëve të olimpiadës, për të bërë edhe një ceremoni të thjeshtë për ndarjen e certifikatave.

Prindërit e Olimpiadës

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Një ceremoni çdo ditë të olimpiadës

Prindërit e nxënësve të olimpiadës janë shtytësit kryesor të pranisë së fëmijëve n olimpiadë. Shpesh ndodh që një pjesë e tyre të kenë qenë vetë pjesëmarrës në olimpiada. Në foto dy prindër duke lexuar broshurën "Udha e shkronjave".

EKSKURSIONET "UDHA E SHKRONJAVE"

REVISTA "UDHA E SHKRONJAVE"

BLOGU I KEMBRIXHIT


Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.

  • Udha
  • Fillore (5-11 vjeç)
  • Cikli i lartë (klasa 6-8)
  • Klasa 9-10 IGCSE
  • OLIMPIADA KOMBETARE
  • Edukimi Fizik
  • Art-Dizajn
  • Histori e Skënderbeut
  • Gazeta
  • Global Albania
  • Abetarja Konkurs
  • Firma e prindit
  • Karta performancës 2023
  • Ndihma për të verbërit
  • Galeria
  • Veprimtari
  • YouTube Udha
  • KARTA E PERFORMANCES 2019
  • Karta e performancës
  • KËRKOHEN MËSUES
  • Rreth nesh
  • Besa e Bujarëve Shqiptarë
  • Mësonjëtorja
  • Të menduarit kritik
  • Fisi shqiptar
  • Fjala e drejtorisë
  • Kurset Online
  • TIPARET
  • Ndërmarrjet anti-Covid19
  • Na kontaktoni
  • Pershtypje
  • Veprimtari
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Na shkruaj
  • Masat antiCovid19
  • Art Gallery Toronto

Powered by

Politika për Cookie

Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy

RefuzoPrano & Mbyll

"Udha e shkronjave" ju fton të regjistroheni herët

Regjistrimi herët ka përfitim financiar dhe ndikim të jashtëzakonshëm në kushtet e përshtatjes së fëmijës tuaj. 

Mësoni më shumë