image13

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

Mësojmë Cambridge A Level, IGCSE, Secondary 1, Primary. 5.4 nxënës për klasë për vitin 2019-2020.

Licensat tona nga Cambridge Assessment

image14
image15
image16
image17
image18
image19
image20

Ciklet e shkollimit tonë

Cikli i mesëm Cambridge A Level

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

Cikli i mesëm Cambridge A Level

image32

Ndiqet nga nxënës të klasave 11, 12, 13 për të marrë diplomën ndërkombëtare Cambridge AICE dhe/ose Maturë Shtetërore.

Cikli i mesëm Cambridge IGCSE

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

Cikli i mesëm Cambridge A Level

image33

Ndiqet nga nxënës të klasave 9 dhe 10 dhe përfundon me marrjen e dëftesës Cambridge AICE në përfundim të klasës 10. Në klasën e 9 merret dëftesa e lirimit dhe certifikime në IGCSE.

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

image34

Ndiqet nga nxënës të klasave 6-8, dhe përfundon me provimet Cambridge Checkpoint, në përfundim të klasës së tetë, provime që hartohen dhe korrigjohen nga Cambridge Assessment International Education.

Cikli Fillor Cambridge Primary

Cikli Fillor Cambridge Primary

Cikli i lartë Cambridge Secondary 1

image35

Ndiqet nga moshat 5-11 vjeç në 6 vjet, ku viti i parë është parashkollori. 80% e programeve janë nga Cambridge Assessment International Education. 

Dëftesa e Lirimit

Cikli Fillor Cambridge Primary

Dëftesa e Lirimit

image36

Ne i realizojmë 100% kërkesat e programeve shtetërore të arsimit 9-vjeçar. Në përfundim nxënësit marrin dëftesën e lirimit, e cila njihet nga Ministrisa e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Matura Shtetërore

Cikli Fillor Cambridge Primary

Dëftesa e Lirimit

image37

Matura Shtetërore tek ne merret në fund të vitit të katërt të shkollës së mesme ekonomike, me programe të Cambridge Assessment International Education dhe me përputhje me kërkesat që ka Matura Shtetërore për këtë drejtim.

Fjala e drejtorit të shkollës Artur Shkurti

"Udha e shkronjave" shkolla me shërbimet më të mira arsimore

Të nderuar prindër,


"Udha e shkronjave" është një shkollë që ofron mësim deri në  14 vite shkollimi të rregullt. Kemi shkollën e mesme që ofron edhe arsim të përgjithshëm (Cambridge IGCSE+A Level) por edhe arsim profesional (Ekonomik, përsëri Cambridge IGCSE + A Level). Sivjet, kemi përfunduar klasën e parë të dhjetë, që ka bërë 2 vjet programe IGCSE dhe tani do të nisë me Cambridge A Level. 


Bota dhe Shqipëria tashmë janë futur në sfidën e përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. "Udha e shkronjave" ishte e para dhe e vetmja shkollë që reagoi duke marrë masat në kohë, duke patur një vlerësim të gjerë nga publiku. Tashmë përgatitemi për sfidën e vitit mësimor 2020-2021  që duket do të ndikohet shumë nga kriteri i distancimit social. Edhe këtu tashmë jemi në vendin e parë për respektimin e këtij kriteri dhe në këtë gjë përsëri na ndihmon historia jonë si shkollë dhe struktura jonë e lehtë. Jemi shkolla me numrin më të vogël të nxënësve për klasë. Vetëm 5.4 nxënës për vitin 2019-2020, që do të thotë se e respektojmë më së miri këtë kriter. 


Për të ndihmuar nxënës, prindër, mësues dhe shkolla në detyrën e tyre për mësimin online ne morëm disa nisma:


1.  30 LIBRA MË TË RËNDËSISHËM BOTUAR NGA "UDHA E SHKRONJAVE"  JANË DHËNË ME AKSES FALAS PËR 90 DITË. Me mijëra vetë i kanë aksesuar ato. 


2. Shumë nxënës mosha 5-19 vjeç kanë marrë kurse falas të matematikës. 


3. Disa nxënës i janë bashkuar shkollës "Udha e shkronjave" online pa pagesë, për të ndjekur çdo ditë të njëjtin orar mësimesh me ne. 


4.  Tashmë kemi propozimet tona ndaj ministrisë së arsimit për hapjen graduale, që patën jehonë edhe në EuroNews Albania (kliko videon)


5. Programi "Ndërmarrjet anti-Covid19" është një orientim shumë i shpejtë yni në mbështetje të ristrukturimit të ekonomisë. 


Për shkollën “Udha e shkronjave”, viti mësimor 2019-2020, është viti i njëzetetretë i punës. Jemi shkolla e parë private shqiptare, themeluar në 1997, tashmë edhe shkollë e mesme, jemi organizatorë të Olimpiadës Kombëtare nga viti 2000 dhe jemi Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (nga viti 2012) miratuar nga Cambridge Assessment International Education, lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve mësimore për moshat 5-19 vjeç, pjesë e grupit Cambridge Assessment, departament i Universitetit të Kembrixhit, jemi Qendër e Kembrixhit për Zhvillimin  Profesional të mësuesve.  

Jemi qendër e miratuar e Cambridge Assessment English për provimet e anglishtes së këtij departamenti.


Katër janë ciklet mësimore që ne ndjekim me programe të Kembrixhit: Cambridge Primary (me 6 nivele, duke filluar nga parashkollori e duke përfunduar në klasën e pestë), Cambridge Secondary 1 (klasa 6,7,8), Cambridge IGCSE (klasa 9, 10), Cambridge A Level (klasa 11,12).


Për vitin që sapo lamë pas ju e shihni të pasqyruar në Kartën e Performancës "Udha e shkronjave" 2018-2019. Për të përmbledhur rezultatin jemi 7.3% më lart se mesatarja globale e shkollave të Kembrixhit (ku nxënësit e vjetër të shkollës janë 16% më lart) dhe 22.4% më lart në ciklin e lartë, kemi një seri certifikimesh ndërkombëtare IGCSE - A LEVEL me rezultate tepër të larta.  


TË REJAT PËR VITIN 2020-2021:

 

1. Cikli Fillor (klasa parashkollorë deri në të pestën) kalon nga 55% në 80% me programe të Kembrixhit. Programet e Kembrixhit që zbatojmë në çdo klasë: anglisht (7 orë), matematikë (6 orë), shkencë (3 orë), teknologji informacioni dhe komunikimi (2 orë), Global Perspectives (1 orë) dhe të rejat për sivjet janë edukimi fizik (5 orë), arti dhe dizajni (1 orë), edukimi muzikor (1 orë), aftësimi dixhital (1 orë).


2. KLASA 11 E SHKOLLËS SË MESME, pasi merr dëftesën Cambridge ICE për studimet dyvjeçare (klasa 9-10) me programe IGCSE, sivjet, 2020-2021 hyn në ciklin dyvjeçar Cambridge A Level duke u përgatitur për diplomën Cambridge AICE, me reputacion të lartë botëror duke certifikuar 5 lëndë në nivelin As Level sipas kërkesave të kualifikimeve të Kembrixhit: anglisht, matematikë, fizikë, Global Perspectives dhe Psikologji. Për më shumë ndiqni linkun "gjimnazi". 


Sivjet, morëm edhe statusin Cambridge Assessment English Authorised Exam Center, që forcon statusin tonë si një qendër e Kembrixhit. 


REZULTATET TONA JANË SHUMË TË LARTA


Krahasuar me mesataren globale të shkollave të Kembrixhit në provimet Cambridge Progression Tests, cikli fillor "Udha e shkronjave" është 9% më lart dhe cikli i lartë (klasat 6-8) është 21% më lartë. Rezultate të larta marrim edhe në certifikimet Cambridge IGCSE dhe A Level. Kemi patur vlerësime A* në lëndët IGCSE anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, shkencë kompjuteri, kontabilitet dhe nota A* në A Level për lëndët matematikë, kontabilitet dhe ligj anglez. Në SAT subject Matematikë kemi patur rezultat 800 pikë nga 800. Në IELTS kemi patur rezultate 8 nga 9. Në SAT me ese rezultat 1300 pikë. 


TESTUAR NË PRANIMET NË UNIVERSITETET MË TË MIRA NË BOTË


Dokumentacioni i shkollës "Udha e shkronjave" (dëftesë + certifikime ndërkombëtare  + referenca për olimpiadat kombëtare + referenca për punët jashtëshkollore) ka rezultuar i frytshëm dhe nxënësit janë pranuar të jenë studentë në këto universitete: Universiteti i Torontos (Kanada), Universiteti King's College Londër (Angli), Universiteti i Sidneit (Australi), Universiteti i Denverit (ShBA), Universiteti Jacobs (Gjermani).  Bëjmë fjalë për pranimet e vitit 2018.  Një nxënës me 3 certifikime IGCSE në klasën e nëntë (A*, A, A) u pranua në Aglion College në Zvicër me 100% bursë (dhe fatura është 100 mijë euro në vit), duke fituar jo vetëm konkurrencën kombëtare por edhe atë ndërkombëtare.  


JEMI TË SHKËLQYER NË ZOTËRIMIN E KURRIKULËS KOMBËTARE 


"Udha e shkronjave" njeh shkëlqyer pikat e forta dhe të dobta të kurrikulës kombëtare dhe i përgatit nxënësit që të shkëlqejnë në të gjitha provimet standard të Ministrisë së Arsimit  të Shqipërisë. Historikisht nota mesatare e klasës sonë të nëntë është mbi 8.5. Kërkesat që Ministria i ka për maturën në anglisht ne i realizojmë me sukses që në klasën e nëntë. Jemi të paktën një vit para në matematikë dhe shkenca natyrore, jemi 3 vjet para në anglisht, jemi të paktën 3 vjet para në teknologji informacioni dhe komunikimi. 


"Udha e shkronjave" është një institucion studimore dhe ka studime që janë unike siç është studimi trevjeçar i dallimeve të nxënësve të shkëlqyer në matematikë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. 

"Udha e shkronjave" boton herë pas here libra dhe tashmë ajo ka rreth 60 tituj në Bibliotekën Kombëtare. 


JEMI ORGANIZATORË TË OLIMPIADËS KOMBËTARE në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale. Për më shumë shihni faqen www.olimpiadakombetare.com 

image38

Intervistë për EuroNews Albania - 16 prill 2020

Pas botimit të artikullit "Disa propozime për hapjen graduale të shkollave", EuroNews Albania i kërkoi drejtorit të shkollës z.Artur Shkurti një intervistë rreth këtyre propozimeve. Ju ftojmë të ndiqni intervistën në videon më poshtë.

arsyeto nga e ardhmja tek e tashmja

Aplikimi për universitet të toplistës botërore

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

Një dosje me certifikime ndërkombëtare dhe kombëtare

image39

Në aplikime "Udha e shkronjave" synon toplistën botërore. Për këtë duhen vite të tëra punë, cilësi dhe arritje e dëshmuar në certifikime ndërkombëtare. Drejtoria ndihmon nxënësit e saj të jenë të sukseshëm për orientimin dhe aplikimin në universitet.

Një dosje me certifikime ndërkombëtare dhe kombëtare

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

Një dosje me certifikime ndërkombëtare dhe kombëtare

image40

Dosja "Udha e shkronjave" do vite të përgatitet, ajo fillon me pjesëmarrjet në olimpiada, me certifikimet IGCSE, A LEVEL, IELTS, FCE, dhe dëshmi pjesëmarrje në jetën në komunitet.

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

image41

Për të patur arritje, duhet një karakter punëtor dhe arritje në shumë vite. Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" e formojnë me kujdes këtë natyrë punëtore që u jep atyre sukses në përballimin e sfidave në moshë të madhe.

Klasa me numër të vogël nxënësish

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

Forcimi i karakterit punëtor përmes përvojës së gjatë me sfidat

image42

Gjatë vitit 2019-2020 ne patëm 5.4 nxënës për klasë, që është numri më i vogël i nxënësve për klasë në të gjitha shkollat private. Kjo na ka ndihmuar për cilësinë, por vitin e ardhshëm do të na ndihmojë edhe për të plotësuar kriterin e distancimit social.

Shkëlqim në Olimpiadën Kombëtare

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

image43

"Udha e shkronjave" është organizatore e Olimpiadës Kombëtare, që nga viti 2000. Prej 20 vjetësh, nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, moshat 5-16 vjeç konkurrojnë në matematikë, gjuhë shqipe, shkencë dhe kompetencë globale. Pjesëmarrja e përvitshme në një konkurrencë të fortë të jashtme i përsos nxënësit tanë. 

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

Çfarë duhet të bëni?!! Thjesht zgjidhni shkollën "Udha e shkronjave"

image44

Zgjedhja e shkollës "Udha e shkronjave" është vendimi më i rëndësishëm në jetën tuaj. Shumë gjëra varen prej profesionalizimit, ndershmërisë dhe përkushtimit tonë ndaj jush. 


cel. 0692076068 

 email: info@udhaeshkronjave.edu

Artikujt nga "udha e shkronjave"

Ku ndodhet "Udha e shkronjave"

Nga "udha e shkronjave" në universitetin e torontos

Dita e parë e shkollës "Udha e shkronjave" - 17 shtator 2018

Më 17 shtator 2018, filluan mësimet në shkollën "Udha e shkronjave". Për ta festuar këtë ditë, ne ftuam bandën frymore "Fanfara e Tiranës", të cilët interpretuan për kënaqësinë e të pranishmeve për rreth 60 minuta nga ora 7:30 - 8:30.

Diferencat tona shkurt

Intervistë e z.Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" dhënë ABC News, në 5 shtator 2018, ora 17:15

"Udha e shkronjave" me shërbimet më të mira arsimore

Hapen regjistrimet për vitin shkollor 2019-2020

TEPËR E RËNDËSISHME: Video më poshtë është realizuar me një grup prindërish të interesuar në shkollën "Udha e shkronjave" ndaj ju këshillojmë ta shihni. Në të trajtohen rreth 40 çështje që kanë lidhje me zgjedhjen e shkollës. Aty argumentohet se pse shkolla "Udha e shkronjave" është zgjedhja e duhur për një prind. Gjatë videos do të dëgjoni edhe pyetjet që kanë prindërit dhe përgjigjet tona për to. Video zgjat 1h20min.
Lexoni broshurën "Udha e shkronjave" shkollë e aftësive të shekullit 21"

Programet tona për shkollën e mesme

 Biseda me prindër të interesuar për shkollën e mesme "Udha e shkronjave". Ato që thuhen në 40 minuta janë tepër të rëndësishme për ne, dhe janë argumentet kryesore pse nxënësit duhet të regjistrohen tek ne në klasën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë. 

Të parët në aftësitë e nxënësve në problemzgjidhje

Si dilet në këtë përfundim?

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

image45

Studimi i aftësive të nxënësve të një shkolle në problemzgjidhje është një studim i vështirë dhe që kërkon një bazë shumë të mirë të dhënash. “Udha e shkronjave”, për të siguruar këto të dhëna, përfiton nga fakti që është organizatore e Olimpiadës Kombëtare dhe me qindra nxënës të tjerë të shkëlqyer të shkollave dhe qyteteve të tjera janë pjesë e konkurrimeve tona.

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

image46

Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" kanë pjesëmarrjen më të lartë në olimpiadat kombëtare. Kjo ndikohet prej faktit që "Udha e shkronjave" është organizatore e vetme e Olimpiadës Kombëtare për moshat 5-15 vjeç. Statisitkat e olimpiadës tregojnë qartë që niveli i problemzgjidhjes si grup shkollor është më i larti ndër shkollat.

Rezultatet e Kangurit konfirmojnë vendin e parë në problemzgjidhje

Pjesëmarrje e lartë në olimpiadat kombëtare dëshmon nivelin e lartë

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

image47

Prej 3 vjetësh shkollla "Udha e shkronjave" bashkëpunon me shoqatën e matematikës që të jetë një nga qendrat që e zhvillon konkursin "Kangaroo" në mjediset e saj. Jemi e vetmja shkollë ndër të gjitha shkollat që funksiojmë edhe si qendër mikse. Jemi të vetmit, ku nxënësit që marrin pjesë vijnë edhe nga qytete të tjera. Sivjet më shumë se 110 nxënës nga 66 shkolla të ndryshme dhe 22 qytete morën pjesë në organizimin tonë. Rreth 60% e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" morën pjesë dhe qartësisht statistikat tregojnë se niveli ynë i problemzgjidhjes është tepër i lartë. 

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

image48

Ky ishte rezultati që ne e nxorëm nga krahasimi i nivelit të problemzgjidhjes së nxënësve të shkëlqyer të ardhur me rastin e "Kangaroo 2018" nga shkolla të tjera dhe 60% të nxënësve tanë. 

Pse ndodh kështu?

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

Të vetmit me Kurs Online dhe botime për problemzgjidhjen

image49

Ne nuk punojmë vetëm me bazat siç punohet zakonisht në shkollë. Ne kemi programin e shkëlqimit në disa lëndë. Programi i shkëlqimit është për të gjithë nxënësit dhe jo veç për disa. Kemi botimet tona, tekste dhe kurse online, dhe jemi të vetmit që u sigurojmë nxënësve tanë në mënyrë të organizuar konkurrencën e jashtme. Tradita e punës vit mbas viti në matematikë dhe në problemzgjidhje i ka forcuar shumë nxënësit tanë dhe rezultatet e larta janë realitet. 

Të vetmit me Kurs Online dhe botime për problemzgjidhjen

Nivelin 2% të nxënësve më të mirë të shkollave të tjera ne e arrijmë me 60% të nxënësve të shkollës

Të vetmit me Kurs Online dhe botime për problemzgjidhjen

image50

Përkushtimi ynë ndaj problemzgjidhjes dhe organizimit të olimpiadave të matematikës, na ka siguruar bazën më të madhe të problemave. "Udha e shkronjave" ka botuar librin më të madh të problemave për filloren dhe po ashtu libra me nga 250 problema për secilën klasë të ciklit të lartë. KURSI ONLINE I MATEMATIKËS që përfshin edhe bazat edhe problemzgjidhjen është tani pika më e fortë e përgatitjes në rang kombëtar. 

Nivelin B2 në anglisht ne e certifikojmë në klasën e nëntë

Cambridge IGCSE English as a Second Language - klasa 9

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

image51

Nxënësi që merr A* në Cambridge IGCSE English as a Second Language, ka nivel B2 në shkrim, lexim, dëgjim dhe C1 në të folur. Krahasuar me IELTS kjo do të thotë se niveli mund të jetë nga 6-6.5. Ky nivel ka disa vite që arrihet nga pjesa më e madhe e nxënësve që hyjnë në provim, që nuk është fakultativ, por i detyrueshëm për klasën e nëntë. Kjo është garanci që në gjimnaz të arrihet që në IELTS të shkohet në nivelin 7-8. Tashmë i kemi nxënësit e parë në këtë nivel, arritjeje.

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

image52

Është në traditën e shkollës "Udha e shkronjave" të ketë mësues të shkëlqyer të lëndës së anglishtes. Standardet tona janë gjithmonë shumë të larta në pranim. 

Shumë orë mësimore kushtuar anglishtes

Mësuesit tanë të anglishtes kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

image53

Niveli ynë i anglishtes garantohet nga sasia e madhe e orëve që ne i kushtojmë anglishtes. Që në parashkollor anglishtja mësohet çdo ditë nga një orë, pra 175 orë në vit. Në fillore kemi 245 orë mësimore në vit. Në ciklin e lartë kemi 175 orë mësimore kushtuar anglishtes, por kemi edhe lëndët e shkencave në anglisht. (Në foto mësuesja e anglishtes Evi, duke përzgjedhur librat në gjuhën angleze që nxënësit do të lexojnë gjatë verës në panairin e librit të huaj të hapur gjatë ditëve të Olimpiadës XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave").

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

image54

Në 7 qershor 2017, nxënësit tanë bënë një vizitë në ambasadën e SHBA-së. Ambasadori Donald Lu përgëzoi nxënësit për nivelin e tyre të anglishtes. Të gjithë prindërit tanë e kanë konfirmuar që ata ndihen shumë mirë me nivelin e anglishtes së fëmijëve të tyre. 

Më bën përshtypje niveli juaj i anglishtes - Donald Lu

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

Anglishtja si gjuhë e parë tashmë ka traditë në shkollën "Udha e shkronjave"

image55

Në 7 qershor 2017, nxënësit tanë bënë një vizitë në ambasadën e SHBA-së. Ambasadori Donald Lu përgëzoi nxënësit për nivelin e tyre të anglishtes. Të gjithë prindërit tanë e kanë konfirmuar që ata ndihen shumë mirë me nivelin e anglishtes së fëmijëve të tyre. 

Anglishtja si gjuhë e parë tashmë ka traditë në shkollën "Udha e shkronjave"

Çdo klasë me provime vjetore nga Cambridge English ose Cambridge Assessment International Education

Anglishtja si gjuhë e parë tashmë ka traditë në shkollën "Udha e shkronjave"

image56

Të gjithë nxënësit e fillores krahas mësimit përditë të lëndës English as a Second Language, mësojnë 2 orë në javë edhe anglishten si gjuhë e parë. Kjo na ka bërë të kemi rezultatet e para të shkëlqyera në provimet Cambridge Primary Checkpoint që organizohen nga Cambridge Assessment International Education. 

Të paktën një vit përpara në matematikë dhe shkenca natyrore

Klasat 9-12 janë dy vjet para në matematikë

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

image57

Prej vitesh ne realizojmë kualifikimin Cambridge IGCSE në klasën e nëntë në matematikë. Çfarë do të thotë kjo? Kemi 100% nivelin që ministria e kërkon në vitin e dytë gjimnaz. Mirëpo ne e kemi edhe më lart, sepse u nënshtrohemi provimit të Kembrixhit në maj dhe e kryejmë testin në anglisht. Shkollat e tjera nuk bëjnë provime ndërkombëtare për të realizuar standardin e Ministrisë. Po kështu edhe për klasat 11-12 që realizojnë matematikë në nivelin A Level.

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

image58

Diferencat tona në shkencat natyrore fillojnë që në parashkollor. Atë shkencë që ne e bëjmë në parashkollor, shkollat e tjera shtetërore dhe private e kryejnë në klasën e parë. Atë që ne e kryejmë në klasën e pestë (vitin e fundit të Cambridge Primary) shkollat shtetërore e përfundojnë (pjesërisht) në klasën e gjashtë ( ato bëjnë biologji, fizikë, por jo kimi. Ne bëjmë edhe kapitullin e kimisë).  Kiminë IGCSE ne e fillojmë në klasën e nëntë dhe e përfundojmë në të dhjetën, ndërsa në shkollat e tjera, e njëjta përmbajtje fillon në të dhjetën dhe përfundon në të njëmbëdhjetën, gjë që i vonon shumë dhe kjo ne na jep shumë shkëputje. 

Te vetmit me Kurse Online në shkencat natyrore

Biologji, Kimi, Fizikë të paktën një vit përpara

Te vetmit me Kurse Online në shkencat natyrore

image59

Mbështetja online me kurse online shton sasinë e kohës mësimore që ne i ofrojmë nxënësit dhe vendos teknologjinë e informacionit në dobi të tyre. Kurset online realizojnë përgatitjen jo vetëm të nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" por edhe të nxënësve të Olimpiadës Kombëtare, që ne i drejtojmë drejt programeve ndërkombëtare IGCS dhe A LEVEL.

Librat nga Cambridge ose Oxford

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

Te vetmit me Kurse Online në shkencat natyrore

image60

Librat tanë të matematikës dhe të shkencës janë kryesisht nga Cambridge University Press ose nga Oxford University Press. Karakteristikë e tyre është që ato janë shkruar për programet e Kembrixhit dhe janë miratuar (endorsed) nga Cambridge Assessment International Education. Në foto Ron Pickering, autor i Biologjisë së Oksfordit për programin Cambridge IGCSE, një nga librat me të cilat ne kemi mësuar klasën e nëntë dhe të dhjetë, në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit.

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

image61

Departamentin e shkencave natyrore, përzgjedhjen e mësuesve përkatës, e drejton Mirela Shkurti që ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm për Biologji dhe Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Që në vitin e parë të provimeve IGCSE ajo arriti të nxirrte dy nota A*, dy nota A dhe një B në pesë nxënësit që pati në lëndën Cambridge Chemistry IGCSE (0620). Për të mbuluar pjesën e eksperimenteve ajo u trainua në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave" nga Xovasar Çakmakxhian, një nga mësuesit më të mirë të kimisë në Tiranë.

Mësuesit tanë të matematikës me nivel të lartë profesional

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

Mësuesit tanë të shkencave dhe të matematikës kanë nivel të lartë

image62

Elira Curri është mësuesja jonë e matematikës për ciklin e lartë. Ajo ka qenë një nga studentet më të mira të Universitetit të Shkodrës dhe prej disa vitesh jep mësim në shkollën "Udha e shkronjave" Cambridge International School. Ajo ka mbaruar masterin për didaktikë matematike në Norvegji. Jep mësim në ciklin e lartë dhe kurset IGCSE dhe A Levels dhe njëkohësisht merret me kursin e problemzgjidhjes.


Numri 1 për sasinë e kohës mësimore që i kushtojmë nxënësit

Sasia e kohës mësimore - parashikues kryesor i cilësisë

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

image63

Që dikush të quhet profesionist në një fushë të caktuar llogaritet se duhet të ketë rreth 10 000 orë trainim. E pjesëtuar kjo në 20 vjet, i bie që të kemi 500 orë mësimore në vit, dhe pjesëtuar për 33 javë mësimore në vit, i bie të ketë 15 orë në javë, ose 3 orë mësimore në ditë për atë fushë. Mund të mendohet se sa shumë rëndësi kanë sasia e orëve mësimore. Pikërisht në këtë drejtim "Udha e shkronjave" është NR.1 NË SHQIPËRI.

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

image64

Prindi pyet "kur hyn e kur del fëmija nga shkolla" duke nënkuptuar kur lirohet ai nga fëmija dhe kur zihet, por rrallë interesohet se si shfrytëzohet koha nga shkolla ose sa orë ka fëmija që janë kyç i suksesit të fëmijës. Jemi të vetmit që po i sqarojmë prindërit lidhur me këtë kriter të rëndësishëm të cilësisë.

Si të llogaritim kohën mësimore që ofron shkolla private

Koha mësimore i rrëshqet prindit nga analiza e ofertës shkollore

Si të llogaritim kohën mësimore që ofron shkolla private

image65

Koha që merr një nxënës është shumë e kohës kolektive mësimore (ora me shpjegim), koha online (në shtëpi), koha individuale që e përfiton nxënësi klasa e të cilit ka një numër të vogël nxënësish krahasuar me shkollat e tjera. 


Raport i drejtë mësim : pushim

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

Si të llogaritim kohën mësimore që ofron shkolla private

image66

Raporti pushim : kohë mësimore tek ne është 22%. Në shkollat shtetërore llogaritet 16% dhe në disa shkolla private llogaritet edhe 35-40% pushim. Koha kolektive tek ne: Kryejmë 7 orë mësimore nga 45 minuta, çdo ditë. 

Koha mësimore duhet llogaritur nga prindi edhe duke matur llojin e lëndëve mësimore që bëhen. Nëse ka 5 orë art, apo 5 orë sport, mund të jetë një shenjë e qartë e fshehjes së pushimit, më shumë sesa një dedikim ndaj artit të vërtetë. 

Jemi nr1 në kohën mësimore online

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

image67

Koha online: Kryejmë rreth 10 orë mësimore online (forume online lëndësh, problemzgjidhje, bazat në faqen e Oksfordit, forumet e olimpiadës)

Jemi të vetmit që kemi organizuar dy ditë të plota mësimi online, në kohën që Ministria e Arsimit mbylli shkollat për shkak të katastrofave natyrore. Nxënësit realizuan të njëjtin orar mësimor, por tashmë online. Në orën 8:00 filloi mësimi online, secili (mësues dhe nxënës) nga shtëpia. Në orën 8:45 nxënësit ndërruan forumet online; çdo lëndë e çdo klase ka forumin online të hapur enkas për atë klasë dhe lëndë e mbyllur për të tjerët. Kështu ne realizuam 7 orë mësimore. Çdo ditë nxënësit kanë forumet online ku mësuesit mund të japin udhëzime, detyra, shpjegime apo të komunikojnë me nxënësit. 

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

Kemi numrin më të vogël të nxënësve për klasë në Shqipëri

image68

Koha individuale: Llogaritet duke pjesëtuar sasinë e kohës mësimore vjetore për numrin e nxënësve në klasë. “Udha e shkronjave” krahasuar me shkolla të tjera private ka herë 2, herë 3, herë 4 herë më shumë kohë individuale. Vjet kishim mesatarisht 6 nxënës për klasë.  ÇFARË PËRFITON NXËNËSI? Një kohë dhe vëmendje më të madhe nga mësuesi, pikërisht atëherë kur ndodh shpjegimi. Kur ne përmendim këtë fakt si tepër pozitiv, menjëherë vjen replika prej disa prindërve "dua ta kem fëmijën në shoqëri të madhe". Shoqëria e madhe ka vlerë jashtë mësimit dhe shoqëria e madhe është në përpjesëtim të drejtë me kohën. Shoqëria e madhe mbahet me shumë kohë, kohë s'ka atëherë shoqëria e madhe me pak kohë në dispozicion nuk është më "vërtet shoqëri e madhe" por "panair shoqëror". Siç kanë kohë më shumë për mësim, nxënësit tanë kanë edhe më shumë kohë për një person dhe kjo është një njohje shumë më e madhe e personit, gjë që në shkollat e dyndura ndodh me nxitim e sipër.