faqja e punësimit të shkollës "udha e shkronjave"

Pse të punosh pranë shkollës "Udha e shkronjave"

  • "Udha e shkronjave" është një shkollë cilësore shqiptare dhe ndërkombëtare njëkohësisht. Duke i patur të dyja pikat e forta, si orientimin në kurrikulat kombëtare si ato ndërkombëtare, kjo i jep garanci mësuesit që punon tek ne që zhvillimi i tij profesional do të jetë i përputhur me  zhvillimet e arsimit në përgjithësi. 
  • "Udha e shkronjave" është Qendër e miratuar e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional.  Kjo bën të mundur që ne të kemi një program të shkëlqyer për zhvillimin profesional të mësuesit që quhet Certifikata Ndërkombëtare e Kembrixhit në Mësimdhënie dhe të Nxënë. Ky është një program prej 120 orësh kualifikimi, nga të cilat 40 orë teori dhe 80 orë praktikë.  Mësuesi nxitet që të kryejë sa më shumë kualifikime me vlerë ndërkombëtare jo vetëm në anën pedagogjike por edhe atë shkencore që lidhet ngushtësisht me lëndën e vet.
  • "Udha e shkronjave" është një mjedis i shkëlqyer shoqëror (mësues, drejtues, prindër, nxënës) që komunikojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe kjo sjell një qetësi psikologjike kusht për një jetë cilësore.  
  • "Udha e shkronjave" krahas rritjes profesionale ofron mundësinë që rroga të rritet në përputhje me gjetjet tona për përmirësimin e dukshëm të cilësisë nga ana e mësuesit.  
  • Përkufizimi i karrierës tek ne është të kalosh nga mësues në mësues të mirë, shumë të mirë, të shkëlqyer, frymëzues, në mësues që ndihmon të tjerët të zhvillohen profesionalisht dhe që është i certifikuar ndërkombëtarisht për të dhënë një ndihmë të tillë, që mundet të drejtojë një departement në lëndën e vet dhe që ia arrin të jetë krijues duke bërë përmirësime të ndjeshme në mësimdhënien e lëndës. 
  • "Udha e shkronjave" është e  besuar në marrëdhëniet e punës që vendos. Në 22 vjet punë (1997-2019) nuk regjistron asnjë ankesë në zyrat e punës nga ana e stafit, asnjë ankim në gjykatë, që do të thotë se jemi korrekt në marrëdhëniet e punës në lidhje me premtimet tona. 
  • Ne japim referenca për mësuesit, por edhe marrim prej tyre. Mësuesit që për arsye të ndryshme nuk punojnë më tek ne, vijojnë të vlerësojnë lart përvojën që kanë patur tek ne dhe e shprehin këtë. 
  • "Udha e shkronjave" punon në grupe të vogla nxënësish dhe kemi raportin më të favorshëm në Shqipëri, një mësues për 3.5 nxënës. 
  • Si shkollë private që jemi presupozohet që 100% e nxënësve të jenë në kushte të mira ekonomike dhe kjo nënkupton që mësuesi nuk do të vihet në ndonjë pozitë të tillë që vështirësia ekonomike e nxënësit t'ia bëjë në ndonjë mënyrë të vështirë punën. 

image76

Kërkohen mësues

Të matematikës dhe shkencave

image77

Matematika, shkenca e kombinuar, biologjia, kimia dhe fizika në shkollën tonë kryhen me programe të Kembrixhit. Matematika jepet çdo ditë, shkenca dy ose tre herë në javë, biologjia, kimia, fizika në klasat 6-8, nga 2 orë në javë dhe nga klasa 9 e tutje me më shumë orë në javë (varet nga lënda). Mësuesi duhet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. 

  • Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al 

Informatikë, shkencë kompjuteri

image78

Edhe kjo lëndë kryhet që nga fillorja me mësues të veçantë me 2 orë në javë. Në klasën e nëntë, të dhjetë, njëmbëdhjetë merr më shumë orë. Mësuesi duhet të ketë mbaruar universitetin për teknologji informacioni dhe komunikimi ose shkenca kompjuterike dhe të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

  •  Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al  

Gjuhë angleze

image79

Gjuha angleze kryhet çdo ditë në shkollën "Udha e shkronjave" dhe në disa ditë të javës me 2 orë në ditë. Anglishtja që mësohet në shkollën tonë është anglishte si gjuhë e dytë, pra ku nxënësi ndjen nevojën ta përdorë menjëherë pas mësimit dhe në shkollën tonë ai e përdor atë në lëndët e tjera: matematikë, informatikë, shkenca, Global Perspectives. Mësuesi duhet të dëshmojë me dokumentacion shkëlqimin e tij në këtë lëndë.

  •  Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al  

Gjuhë gjermane

image80

Gjuha gjermane në shkollën tonë mësohet duke filluar nga klasa e gjashtë, me 2 orë mësimi në javë. Synohet që deri në klasën e nëntë niveli i zotërimit të jetë A2 dhe në klasën e dhjetë për shumicën B1, për të shkëlqyerit B2. Nxënësit do të marrin në klasën e dhjetë certifikatën Cambridge IGCSE për zotërimin e gjuhës gjermane. 

  • Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al

Gjuhë shqipe, histori, gjeografi

image81

  • Gjuha shqipe jepet çdo ditë në çdo klasë. Mësuesi pritet që të ketë një zotërim të shkëlqyer të gjuhës dhe të letërsisë. 
  • Lënda e Historisë dhe e Gjeografisë zhvillohet me 2 orë mësimi në javë duke filluar që nga klasa e gjashtë. Mësuesi pritet të ketë një nivel të lartë, të cilin e dëshmon me rezultatet e veta në universitet, me përvojën dhe me arritjete e veta pas universitetit. 
  • Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al  

Muzikë, pikturë, sport

image82

Lëndët sport, muzikë, pikturë zhvillohen në një nivel të lartë në shkollën tonë dhe ne presim që mësuesi i këtyre lëndëve të ketë rezultate të larta në degën e vet, pasion, përkushtim dhe nivel të lartë krijimtarie.

  • Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al  

Kualifikimi i mëtejshëm, aplikimi, vendimarrja

Kualifikimi profesional

image83

 Shkolla "Udha e shkronjave" është një qendër e Kembrixhit për zhvillimin profesional të mësuesve, për të dhënë Cambridge International Certificate in Teaching and Learning. Kjo do të thotë që mësuesi që punësohet tek ne është i sigurt që vitet e punës së tij do të shërbejnë jo vetëm për të dhënë mësim e për të siguruar të ardhura, por edhe për ngritje profesionale që është një garanci më e madhe për sigurinë dhe performancën e lartë në punë dhe ngritjen e pagës.  

Kontrata, paga

image84

Shkolla jep paga (pra edhe sigurime) jo më pak se ajo që jepet në sistemin shtetëror të shkollave. Herë pas here të ardhurat shtohen me angazhime të tjera të mësuesit. Sigurimet jepen sipas ligjit.
Në 21 vjet punë, shkolla nuk ka patur asnjëherë vërejtje për korrektesën e mbylljes së marrëdhënieve të punës. Në kontratë shënohet edhe minimumi i domosdoshëm i arritjeve profesionale që duhet të ketë një mësues. Kontrata shpjegon qartë se çfarë pritet të bëjë një mësues në shkollë. Drejtoria ndihmon çdo mësues që t'i arrijë ato objektiva. 

Mjedisi shoqëror në shkollën tonë

image85

Mësuesi që punon në shkollën tonë jeton në një mjedis shoqëror me një komunikim të shkëlqyer, bashkëpunues, të përkushtuar ndaj premtimeve publike që bën shkolla. Nxënësit tanë janë të një niveli të lartë, prindërit tepër bashkëpunues.

Adresë, telefon, email

image86


Dokumenta të aplikimit

image87

Vetëm me e-mail aplikanti nis këto dokumenta:

  • Curriculum Vitae
  • Dëftesë notash e studimeve në bachelor
  • Dëftesë notash në master 
  • Diplomë 
  • Dëshmi të tjera që aplikanti i quan të nevojshme për t'i paraqitur

Vendimmarrja jonë

image88

  • Për emailet tuaja, me anë të të cilëve, ju nisni dokumentat e aplikimit, ne kthejmë përgjigje me email që i morëm.
  • Nuk nisim asnjëherë përgjigje negative. 
  • Disa nga aplikantët ftohen për intervistë pune. 
  • Nëse dikush merret në punë ai plotëson më parë dokumentacionin e kërkuar ligjërisht. 

Ku ndodhet "Udha e shkronjave"

Na kontaktoni

Fillo aplikimin për punë

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

Kontaktet e fazës së parë janë me email

Për disa nga aplikantët ne dërgojmë ftesa për intervistë.

UDHA E SHKRONJAVE

rruga Qemal Stafa, 124, Tiranë.

355 692076068 arturshkurti@gmail.com sekretaria@udhaeshkronjave.edu.al

Orari kur mund të na gjeni në zyrë

Mon

09:00 am – 05:00 pm

Tue

09:00 am – 05:00 pm

Wed

09:00 am – 05:00 pm

Thu

09:00 am – 05:00 pm

Fri

09:00 am – 05:00 pm

Sat

Closed

Sun

Closed

Licensimet tona

image89
image90
image91
image92
image93
image94