Jemi shkollë e performancës së lartë.
E filluam shkollën në 1997, ftuam dhe monitoruam shkëlqimin kombëtar duke krijuar Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" ® në 2000, filluam të kalonim përvojën në botimet "Udha e shkronjave" në 2001, u bëmë Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit në 2012.
Realizojmë një përgatitje të shkëlqyer të nxënësit që është e konfirmuar me kontroll dhe certifikim ndërkombëtar nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit dhe lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve mësimore për moshat 5-19 vjeç.
Kemi kënaqësinë më të madhe të shprehur nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit në review-të e tyre, në raportin ndërkombëtar të Kembrixhit (nëntor, 2019) "School Self-Evaluation Report" për cilësinë që kemi nxjerrë.
Kemi një kurrikul shumë të pasur si në fillore dhe në ciklin e lartë dhe secili komponent është i investuar shumë mirë me arritjet më të fundit të arsimit botëror.
E kemi të dëshmuar me dokumentacion shkollor lidhjen e suksesit të pranimit në universitete të toplistës botërore dhe të përballimit të këtyre studimeve me çfarë ofron shkolla "Udha e shkronjave".
Kemi veprimtari të shumta çlodhëse, edukative, argëtuese.
Jemi gjithmonë në të lidhur me shkëlqimin kombëtar përmes Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" ® dhe me atë ndërkombëtar përmes provimeve dhe certifikimeve ndërkombëtare si Cambridge IGCSE, Cambridge Checkpoint, Cambridge Progression Tests, Cambridge English exams.
Me ndihmën e shkollës që bashkëpunon ngushtë me familjen dhe që bazohet në një kërkim, reflektim dhe orientim të mirë psikologjik nxënësi formon tipare të personalitetit gjerësisht të pëlqyera.
Klasat 9, 10 mësojnë Cambridge IGCSE.
Klasa 6-8 mësojnë Cambridge Secondary 1.
Klasat 0-5 mësojnë Cambridge Primary. Programet prekin anglishten, matematikën, shkencën, biologjinë, kiminë, fizikën, teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, artin dhe dizajnin, muzikën, edukimin fizik, dhe Global Perspectives.
Të gjitha kërkesat e Ministrisë së Arsimit realizohen në të gjitha lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë të huaja, matematikë, shkenca, histori-gjeografi, lëndët e artit, sportit etj. Shkolla merr pjesë në konkurrimet që organizon ministria dhe drejtoria arsimore dhe po ashtu ka arritje në provimet kombëtare të lirimit dhe në ato të klasës së pestë.
Të integruara në mësimin e shkollës janë edhe shumë programe të vetë shkollës në gjuhë shqipe, matematikë (problemzgjidhja), shkencë, kompetencë globale dhe programet e Olimpiadës Kombëtare. Shkolla bashkëpunon edhe me institucione arsimore lokale dhe kombëtare për realizimin e objektivave të saj.
Shkolla trainon prindërit për kontrollin e cilësisë që marrin nga shkolla dhe raporton tek ta ecurinë e punës mësimore pikat e fort dhe të dobta.
Orari i mësimeve është 8:00 deri në 14:30 si kur jemi ballë për ballë ashtu edhe online. Numri i nxënësve në 2021-22 parashikohet të jetë mesatarisht 6 nxënës për klasë.
Çmimet për klasat 0-8 do të jenë 5000 euro, për klasat 9-12 do të jenë 6000 euro. Transporti parashikohet rreth 500 euro. Librat kanë pagesë më vete. Provimet ndërkombëtare për lëndë shkojnë nga 55 euro për klasat 1-8 deri në 250-350 euro për klasat 9-12.
Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy