dIFERENCAT TONA ME PROGRAMET SHTETËRORE

image78

Në fillore, zbatojmë Cambridge Primary

"Udha e shkronjave" në fillore realizon programet e Kembrixhit në lëndët: anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives, teknologji informacioni dhe komunikimi, art-dizajn, sport, muzikë, aftësim dixhital. 

Për të tjerat zbatohen programet shtetërore (gjuhë shqipe), por me diferenca në cilësi, sepse abetaren, gjuhën shqipe 3 dhe programin e shkëlqimit në gjuhë e kemmi tonin.  

Për më shumë rreth fillores së Kembrixhit, klikoni Cambridge Primary.

Në klasat 6-8, zbatojmë Cambridge Lower Secondary

Në klasat 6,7,8 (cikli i dytë i studimeve të Kembrixhit) shkolla "Udha e shkronjave", zbaton programet e Kembrixhit në lëndët anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, Global Perspectives.  Në lëndët e tjera zbatojmë programet shtetërore. 

Klikoni linkun për më shumë rreth programeve Cambridge Lower Secondary.  

Në klasat 9-10 zbatojmë Cambridge IGCSE

Programet dyvjeçare Cambridge IGCSE në shkollën "Udha e shkronjave" janë në lëndët anglisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi, Global Perspectives, teknologji informacioni dhe komunikimi, kontabilitet, shkencë kompjuteri.  Me zgjedhje ka edhe lëndë të tjera. 

Klikoni linkkun për më shumë rreth programeve Cambridge IGCSE.

Në klasat 11-12 zbatojmë Cambridge A Level.

Programet dyvjeçare Cambridge A Level zbatohen në shkollën "Udha e shkronjave" në vitet 11 dhe 12. 

Klikoni linkun për më shumë rreth Cambridge A Level

Diferencat e programeve janë të mëdha me ato të shtetit

Jemi të paktën një vit para programeve shtetërore në matematikë dhe shkenca. Jemi të paktën 3 vjet para në anglisht dhe informatikë. Jemi më shumë se 4 vjet para në aftësitë e shekullit 21 që ne i realizojmë me Cambridge Global Perspectives. 

Më poshtë janë programet shtetërore

Programet shtetërore që gjeni më poshtë janë shkarkuar nga faqja zyrtare e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit.