OLIMPIADA XIX KOMBËTARE (1-9 QERSHOR 2019)

Fituesit e Olimpiadës XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave"

Garat për vitin 2019

  • KLASAT 1-9  GARAT janë në lëndët a) gjuhë shqipe, b) matematikë, c) shkencë dhe d) kompetencë globale. Zhvillohet në 1-9 qershor 2019.
  • SHËNIM: Për klasën 9, teza është e përputhur me kualifikimin ndërkombëtar Cambridge IGCSE. Zhvillohet në maj 2019.
  • KLASA 10 (gjimnaz) garat i ka me certifkim ndërkmbëtar të Kembrixhit (IGCSE)  në matematiikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi ku në çdo rast provimi është ndërkombëtar Cambridge IGCSE dhe zhvillohet në qershor 2019, regjistrimet përfundojnë në shkurt 2019. Provimet e Kembrixhit janë në maj-qershor 2019.
  • KLASA 11 - provimet janë ndërkombëtare për Cambridge As Level në lëndët matematikë, biologji, kimi, fizikë. Provimet e Kembrixhit janë në maj-qershor 2019.
  • KLASA 12, provimi që llogaritet edhe për Olimpiadën XIX Kombëtare do të jetë vetëm Cambridge A Level në matematikë. Provimi është në qershor 2019.

Regjistrimi individual (rrethet dhe kurset online)

Regjistrim individual, pa nevojën e kërkesës së shkollës, bëjnë nxënësit e shkollave shtetërore dhe private të rretheve dhe ata të kurseve online "Udha e shkronjave". 

Tirana - Regjistrim përmes shkollës

Nxënësit e qytetit të Tiranës do të bëjnë regjistrim në Olimpiadë Kombëtare vetëm përmes drejtorive të shkollave të tyre. Drejtoritë e shkollave duhet të na kontaktojnë më parë. 


SHËNIM: Nxënësit e Tiranës që nuk regjistrohen nga shkolla e tyre, por janë në Kurset Online "Udha e shkronjave" në stastistika do të regjistrohen me statusin "Nxënës i kursit online "Udha e shkronjave"

Pagesa për regjistrim

Pagesa është 35 euro.

Përjashtim nga pagesa

  • Nxënësit e Institutit të Nxënësve që nuk shohin "Ramazan Kabashi" (viti i tretë i pjesëmarrjes). 
  • Nxënësit e kurseve online. 
  • Për shkollat shtetërore, drejtoritë e të cilave organizojnë prurjen e nxënësve në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave", do t'ju rezervohet e drejta të sjellin edhe nxënës pa pagesë, për shkak të kushteve ekonomike. 

Si të regjistrohesh në olimpiadë

Fillimisht kontakton në adresën olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al, afërisht me këtë mesazh:

Kam dëshirë të regjistroj (emër, mbiemër), klasa (...), shkolla (...), qyteti  (...) në Olimpiadën XIX Kombëtare. Kontaket e mia janë (email) dhe (celular).

Bashkëngjitet në kërkesë një skanim i vërtetimit zyrtar të shkollës që vërteton se nxënësi ndjek klasën (....) për të cilën do të regjistrohet në Olimpiadën XIX Kombëtare.

Në përgjigje nxënësi merr udhëzimet për më tej.