Regjistro emailin tënd

Regjistro e-mailin tënd për të marrë njoftime nga shkolla "Udha e shkronjave" lidhur me programet e reja, garat, olimpiadat, çmimet, kurset online, librat, artikuj me interes për aktualitetin e arsimit etj.

Kërkohen mësues

Të matematikës dhe shkencave

Matematika, shkenca e kombinuar, biologjia, kimia dhe fizika në shkollën tonë kryhen me programe të Kembrixhit. Matematika jepet çdo ditë, shkenca dy ose tre herë në javë, biologjia, kimia, fizika në klasat 6-8, nga 2 orë në javë dhe nga klasa 9 e tutje me më shumë orë në javë (varet nga lënda). Mësuesi duhet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. 

Informatikë, shkencë kompjuteri

Edhe kjo lëndë kryhet që nga fillorja me mësues të veçantë me 2 orë në javë. Në klasën e nëntë, të dhjetë, njëmbëdhjetë merr më shumë orë. Mësuesi duhet të ketë mbaruar universitetin për teknologji informacioni dhe komunikimi ose shkenca kompjuterike dhe të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Gjuhë angleze

Gjuha angleze kryhet çdo ditë në shkollën "Udha e shkronjave" dhe në disa ditë të javës me 2 orë në ditë. Anglishtja që mësohet në shkollën tonë është anglishte si gjuhë e dytë, pra ku nxënësi ndjen nevojën ta përdorë menjëherë pas mësimit dhe në shkollën tonë ai e përdor atë në lëndët e tjera: matematikë, informatikë, shkenca, Global Perspectives. Mësuesi duhet të dëshmojë me dokumentacion shkëlqimin e tij në këtë lëndë.

Gjuhë gjermane

Gjuha gjermane në shkollën tonë mësohet duke filluar nga klasa e gjashtë, me 2 orë mësimi në javë. Synohet që deri në klasën e nëntë niveli i zotërimit të jetë A2 dhe në klasën e dhjetë për shumicën B1, për të shkëlqyerit B2. Nxënësit do të marrin në klasën e dhjetë certifikatën Cambridge IGCSE për zotërimin e gjuhës gjermane. 

Gjuhë shqipe, histori, gjeografi

  • Gjuha shqipe jepet çdo ditë në çdo klasë. Mësuesi pritet që të ketë një zotërim të shkëlqyer të gjuhës dhe të letërsisë. 
  • Lënda e Historisë dhe e Gjeografisë zhvillohet me 2 orë mësimi në javë duke filluar që nga klasa e gjashtë. Mësuesi pritet të ketë një nivel të lartë, të cilin e dëshmon me rezultatet e veta në universitet, me përvojën dhe me arritjete e veta pas universitetit. 
  • Për aplikime shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al  

Muzikë, pikturë, sport

Lëndët sport, muzikë, pikturë zhvillohen në një nivel të lartë në shkollën tonë dhe ne presim që mësuesi i këtyre lëndëve të ketë rezultate të larta në degën e vet, pasion, përkushtim dhe nivel të lartë krijimtarie.

Kualifikimi i mëtejshëm, aplikimi, vendimarrja

Kualifikimi profesional

 Shkolla "Udha e shkronjave" është një qendër e Kembrixhit për zhvillimin profesional të mësuesve, për të dhënë Cambridge International Certificate in Teaching and Learning. Kjo do të thotë që mësuesi që punësohet tek ne është i sigurt që vitet e punës së tij do të shërbejnë jo vetëm për të dhënë mësim e për të siguruar të ardhura, por edhe për ngritje profesionale që është një garanci më e madhe për sigurinë dhe performancën e lartë në punë dhe ngritjen e pagës.  

Kontrata, paga

Shkolla jep paga (pra edhe sigurime) jo më pak se ajo që jepet në sistemin shtetëror të shkollave. Herë pas here të ardhurat shtohen me angazhime të tjera të mësuesit. Sigurimet jepen sipas ligjit.
Në 21 vjet punë, shkolla nuk ka patur asnjëherë vërejtje për korrektesën e mbylljes së marrëdhënieve të punës. Në kontratë shënohet edhe minimumi i domosdoshëm i arritjeve profesionale që duhet të ketë një mësues. Kontrata shpjegon qartë se çfarë pritet të bëjë një mësues në shkollë. Drejtoria ndihmon çdo mësues që t'i arrijë ato objektiva. 

Mjedisi shoqëror në shkollën tonë

Mësuesi që punon në shkollën tonë jeton në një mjedis shoqëror me një komunikim të shkëlqyer, bashkëpunues, të përkushtuar ndaj premtimeve publike që bën shkolla. Nxënësit tanë janë të një niveli të lartë, prindërit tepër bashkëpunues.

Adresë, telefon, email


Dokumenta të aplikimit

Vetëm me e-mail aplikanti nis këto dokumenta:

  • Curriculum Vitae
  • Dëftesë notash e studimeve në bachelor
  • Dëftesë notash në master 
  • Diplomë 
  • Dëshmi të tjera që aplikanti i quan të nevojshme për t'i paraqitur

Vendimmarrja jonë

  • Për emailet tuaja, me anë të të cilëve, ju nisni dokumentat e aplikimit, ne kthejmë përgjigje me email që i morëm.
  • Nuk nisim asnjëherë përgjigje negative. 
  • Disa nga aplikantët ftohen për intervistë pune. 
  • Nëse dikush merret në punë ai plotëson më parë dokumentacionin e kërkuar ligjërisht. 

Na kontaktoni

Fillo aplikimin për punë

Kontaktet e fazës së parë janë me email

Për disa nga aplikantët ne dërgojmë ftesa për intervistë.

UDHA E SHKRONJAVE

rruga Qemal Stafa, 124, Tiranë.

355 692076068
arturshkurti@gmail.com
sekretaria@udhaeshkronjave.edu.al

Orari kur mund të na gjeni në zyrë

Mon

09:00 – 17:00

Tue

09:00 – 17:00

Wed

09:00 – 17:00

Thu

09:00 – 17:00

Fri

09:00 – 17:00

Sat

Closed

Sun

Closed

Our Partners