image46
Përshëndetje

botimet "udha e shkronjave"

 Për t'iu përgjigjur sfidave të pandemisë, "Udha e shkronjave" ofron akses falas në materiale të saj për një periudhë 90 ditore 31 mars - 30 qershor.  

Për ata që duan edhe kursin online të matematikës pa pagesë, të plotësojnë në grup nga 12 nxënës kontaktet në formularin më poshtë. 

image47

olimpiada xx kombëtare "udha e shkronjave" zhvillohet online

Të nderuar prindër dhe mësues

 Duke parë zhvillimin e aftësive në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit gjatë këtyre muajve të fundit kudo në Shqipëri,  duke dashur t'u japim nxënësve, mësuesve kënaqësinë e sfidës, kemi vendosur që Olimpiadën XX Kombëtare, të parashikuar për datat 1-9 qershor 2020 ta zhvillojmë ONLINE. Për të patur rezultate që reflektojnë aftësitë reale të nxënësve, për ruajtur integritetin e testimit janë menduar disa masa që do t'u thuhen nxënësve të regjistruar. 


REGJISTRIMET MUNDET T'I BËNI NË KËTË LINK 


OLIMPIADA DO TË ZHVILLOHET NDËRMJET DATAVE 30 MAJ - 9 QERSHOR 2020 

GARAT DO TË JENË SI MË POSHTË:


1. Gjuhë shqipe

2. Matematikë

3. Shkencë (biologji, kimi, fizikë)

4.  Kompetencë Globale (fakultative) (Tema: "Kujdesi për shëndetin")

5. Anglisht (fakultative) 

6. Formim i përgjithshëm (nëse nxënësi realizon të pesë garat më sipër)


Për klasën e nëntë, gara e matematikës do të zhvillohet në tetor 2020, si pjesë e provimeve të Kembrixhit për certifikatën Cambridge IGCSE.


Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" është veprimtaria më e madhe kombëtare për nxënësit e shkëlqyer të moshave 5-16 vjeç, parashkollorë, fillore, cikël i lartë dhe tani së fundmi edhe në gjimnaz.  Ajo filloi si garë më 23 nëntor 2000 dhe ishte një konkurrim kombëtar vetëm për klasën e pestë dhe vetëm për matematikë. Më vonë ajo u shtri vit mbas viti në klasa dhe lëndë të tjera dhe sot e kemi kryesisht në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, dhe kompetencë globale.


Duke filluar nga klasa e nëntë, nxënësit janë futur në certifikimet ndërkombëtare dhe vetëm marrja e një note A* në këto certifikime (IGCSE ose A Level) shërben si kusht për marrjen e medaljes. Kjo do të thotë se standardi që ne vëmë mbi nxënësit e shkëlqyer është tepër i lartë. Ne kemi patur disa nxënës që e kanë plotësuar këtë standard. Kjo ka bërë që  niveli  tyre të rritet dhe besueshmëria në referencat që ne u japim nxënësve të jetë shumë e madhe.  Për këtë arsye ne devizën e kemi "drejt standardeve ndërkombëtare". 


Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" u ka krijuar nxënësve mundësinë të njihen me shkëlqimin e njëri-tjetrit, të marrin shembull dhe të ndjekin edhe rrugë të njëjta që kuptohet se janë të frytshme. 

Çdo vit ne nderojmë rreth 100 nxënës në një Cermoni të përvitshme të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës Kombëtare, që rezulton të jetë prej disa vitesh veprimtaria artistike më e madhe, më e qëndrueshme dhe me më shumë vlera në promovimin e nxënësve të shkëlqyer.

Për regjistrim

 Regjistrimi kushton 5000 lekë dhe kryhet në bankë. Më parë ju duhet të regjistroni të dhënat tuaja duke shtypur butonin më poshtë.  

Intervistë e drejtorit të shkollës në EuroNews Albania

Pas botimit të artikullit "Disa propozime për hapjen graduale të shkollave", EuroNews Albania i kërkoi drejtorit të shkollës z.Artur Shkurti një intervistë rreth këtyre propozimeve. Intervista u dha më 16 prill 2020, në emisionin e orës 12:00. Ju ftojmë të ndiqni intervistën në videon më poshtë.   

Rezultatet e studimit "Cilësia e mësimit online në Shqipëri"

6 fakte për "udha e shkronjave"

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

image48

U themelua në 1997 nga Artur & Mirela Shkurti dhe është në pronësi të tyre familjare, që prej atij viti.  Të dy kanë mbaruar shkollën pedagogjike dhe të lartë me rezultatet të larta.

Organizatore e Olimpiadës Kombëtare, nga 2000

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

image49

Nga viti 2000, nisi udhëtimin Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave". Mbi 10 000 nxënës kanë marrë pjesë në të. Për më shumë ndiqni www.olimpiadakombetare.com 

Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, nga viti 2012

E para shkollë private shqiptare, që nga viti 1997

Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, nga viti 2012

image50

Are your customers raving about you on social media? Share their great stories to help turn potential customers into loyal ones.

Botues të librave shkollorë

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, nga viti 2012

image51

Mbi 60 tituj librash shkollorë dhe ndihmës, disa prej tyre fitues në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës

Rezultate më të larta në të mesmen në Cambridge IGCSE dhe A Level

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

image52

Sasia e bursave të marra gjatë vitit 2019 ishte 340 000 euro për dy vitet e fundit dhe kjo shifër vetëm nga 4 nxënës me IGCE - A Level.

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

Nxënësit tanë konkurrojnë për toplistën botërore të universiteteve

image53

Lidhja ndërmjet cilësisë 12-vjeçare, dokumentacionit ndërkombëtar që ne japim dhe suksesit të nxënësve është shumë e fortë.

Në këtë faqe

Logjika formale, nga Artur Shkurti

Logjika formale studion rregullat e arsyetimin e drejtë. Për këtë ajo ka nevojë të studiojë më parë konceptin dhe gjykimin dhe më vonë edhe arsyetimin deduktiv ose induktiv.  

Libri u shkrua në 2004 dhe u dha mësim në klasat 7, 8, 9. 


"Logjika formale" ishte rrugë e re për shkollën. Kjo punë na çoi në mënyrë krijuese drejt mendimit kritik, që themelin e ka në logjikën e argumenteve që është diçka më e lartë, por që mbështetet fort në bazat që jep "Logjika formale". 


LOGJIKA FORMALE

Logjika 1, nga Sitki R. Spahia dhe Artur Shkurti

 Më parë, kishte dalë libri "Logjika 1" për klasën e parë, me autorë Sitki R. Spahia ("Mësues i merituar") dhe Artur Shkurti, që u shoqërua me libër mësuesi të shkruar nga Sitki R. Spahia.  

Libri përmban sfida të  shumta për një nxënës të klasës së parë, të hartuara kryesisht nga Sitki Spahia. Ndërsa mbyllja me mësimet "koncepti", "gjykimi", "arsyetimi" u bë nga Artur Shkurti. Këto ishin tentativat e para drejt "Logjikës formale" që megjithë dëshirën për ta patur edhe në klasat 2-6, nuk qe e mundur dhe mbeti paradoksalisht në klasën 1 dhe pastaj në klasat 7, 8, 9. 


Sitkiu R. Spahia ka qenë mësues i matematikës në shkollën pedagogjike "17 nëntori" në Tiranë.  Pikat më të forta të tij besoj janë konceptet e shtruara në formë gjëzash të hartuara si vjersha.  


LOGJIKA 1 PËR KLASËN E PARË

Matematika 6 Teori - Artur Shkurti, Sitki R. Spahia

Matematika 6 është teksti fitues në konkursin e Ministrisë së Arsimit në vitin 2005 dhe u përdor në 100% të shkollave publike dhe private në vitet 2005-2007.  

Libri kishte një ngarkesë të madhe me ide, shpjegime, por ne nuk dëgjuam asnjëherë që të thuhej se nga ana metodike ato mësime nuk përvetësoheshin.  Libri është shkruar jo me pjesë por nga fillimi deri në fund në bashkautorësi. Nuk duken aty dy duar.  Pasi u miratua nga Ministria në kohën e redaktimit, u shtuan edhe disa tema të tjera, siç ishte zgjidhja grafike e ekuacionit. 

Libri u shoqërua me tre botime të tjera: "Matematika 6 ushtrime", "Zgjidhja e ushtrimeve", "Libri i mësuesit". 


MATEMATIKA 6 TEORI

Matematika 7 (Oxford)

Rrallë libër ka 12 autorë dhe ky ishte libri "Oxford Framework Maths" që u botua në 4 nivele dhe ne zgjodhëm nivelin më të lartë për ta përkthyer.  Mund të kuptohet klasi i Oksfordit në të shkruar, dhe në dizajn. Përkthimi u bë nga Artur Shkurti, dhe u botua nga "Udha e shkronjave", me leje nga Oxford University Press.  


MATEMATIKA 7 (OXFORD)

Librat e klasës së tretë: Gjuha shqipe, Matematika dhe Dituria e natyrës

Është i vetmi set i plotë për një klasë. Libri "Dituri natyre 3" fitoi 97 pikë nga 100 pikë në konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe u shpall e vetmja alternativë fituese në 5 të tilla të paraqitura.  Ne na pëlqejnë të tre librat, sepse aty kemi  më të mirën e metodikës sonë në fillore. 


GJUHË SHQIPE 3                    MATEMATIKË 3                    DITURI NATYRE 3 

Dituri natyre 5

Libri "Dituri natyre 5" përfundoi edhe investimin tonë për filloren në tekste bazë.  Më pas tregu i librit shkollor tregoi një monopolizim të skajshëm dhe u bë më e vështirë për ne që të botonim vetëm për dëshirën e të botuarit. Kaluam në drejtime të tjera të shkollës që rezultuan edhe ato shumë të rëndësishme. 


DITURI NATYRE 5

Intervistë e drejtorit në Top Channel, 31 mars 2020

Logjika formale

Matematika 6 Teori

Matematika 7 (Oxford)

Gjuha shqipe 3

Dituri natyre 5

Dituri natyre 3

Logjika 1 për klasën e parë

image54

Online after School me nxënës të fillores

 Nxënësit kanë nevojë për trainim online. Prindërit kanë nevojë për trainim online, sidomos në ato që mendon shkolla. "Udha e shkronjave" punon  edhe me nxënësin edhe me prindërin edhe me mësuesit. Duhet të gjithë të ecin në të njëjtat kanale komunikimi, me të njëjtin trainim që mësimi i fëmijëve të fillores të ecë shumë mirë. dhe prindërit të lirohen nga detyra sa më shumë. Koha do të sjellë sfida të mëdha për ta dhe ata nuk mundet të rrinë në dispozicion të fëmijës, ndaj sa më parë t'i bëjnë të pavarur në shumë drejtime, aq më mirë do të jetë. Këtë synim i ka vënë vetes shkolla "Udha e shkronjave" me krijimin e saj Online After School "Udha e shkronjave" ®.  

Fokusi do të jetë në teknologji informacioni dhe komunikimi, matematikë, gjuhë shqipe, dituri natyre dhe anglisht. Nxënësit do të punojnë në grupe online dhe kjo do t'u japë atyre kënaqësi.

My Blog