image66
Përshëndetje

Botimet "udha e shkronjave"

 Për t'iu përgjigjur sfidave të pandemisë, "Udha e shkronjave" ofron akses falas në materiale të saj për një periudhë 90 ditore 31 mars - 30 qershor.  

Për ata që duan edhe kursin online të matematikës pa pagesë, të plotësojnë në grup nga 12 nxënës kontaktet në formularin më poshtë. 

image67

OLIMPIADA XX KOMBËTARE 2020 ZHVILLOHET ONLINE

Të nderuar prindër e mësues ,

 Duke parë zhvillimin e aftësive në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit gjatë këtyre muajve të fundit kudo në Shqipëri,  duke dashur t'u japim nxënësve, mësuesve kënaqësinë e sfidës, kemi vendosur që Olimpiadën XX Kombëtare, të parashikuar për datat 1-9 qershor 2020 ta zhvillojmë ONLINE. Për të patur rezultate që reflektojnë aftësitë reale të nxënësve, për ruajtur integritetin e testimit janë menduar disa masa që do t'u thuhen nxënësve të regjistruar. 


REGJISTRIMET MUNDET T'I BËNI NË KËTË LINK 


OLIMPIADA DO TË ZHVILLOHET NDËRMJET DATAVE 30 MAJ - 9 QERSHOR 2020 

GARAT DO TË JENË SI MË POSHTË:


1. Gjuhë shqipe

2. Matematikë

3. Shkencë (biologji, kimi, fizikë)

4.  Kompetencë Globale (fakultative) (Tema: "Kujdesi për shëndetin")

5. Anglisht (fakultative) 

6. Formim i përgjithshëm (nëse nxënësi realizon të pesë garat më sipër)


Për klasën e nëntë, gara e matematikës do të zhvillohet në tetor 2020, si pjesë e provimeve të Kembrixhit për certifikatën Cambridge IGCSE.


Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" është veprimtaria më e madhe kombëtare për nxënësit e shkëlqyer të moshave 5-16 vjeç, parashkollorë, fillore, cikël i lartë dhe tani së fundmi edhe në gjimnaz.  Ajo filloi si garë më 23 nëntor 2000 dhe ishte një konkurrim kombëtar vetëm për klasën e pestë dhe vetëm për matematikë. Më vonë ajo u shtri vit mbas viti në klasa dhe lëndë të tjera dhe sot e kemi kryesisht në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, dhe kompetencë globale.


Duke filluar nga klasa e nëntë, nxënësit janë futur në certifikimet ndërkombëtare dhe vetëm marrja e një note A* në këto certifikime (IGCSE ose A Level) shërben si kusht për marrjen e medaljes. Kjo do të thotë se standardi që ne vëmë mbi nxënësit e shkëlqyer është tepër i lartë. Ne kemi patur disa nxënës që e kanë plotësuar këtë standard. Kjo ka bërë që  niveli  tyre të rritet dhe besueshmëria në referencat që ne u japim nxënësve të jetë shumë e madhe.  Për këtë arsye ne devizën e kemi "drejt standardeve ndërkombëtare". 


Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" u ka krijuar nxënësve mundësinë të njihen me shkëlqimin e njëri-tjetrit, të marrin shembull dhe të ndjekin edhe rrugë të njëjta që kuptohet se janë të frytshme. 

Çdo vit ne nderojmë rreth 100 nxënës në një Cermoni të përvitshme të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës Kombëtare, që rezulton të jetë prej disa vitesh veprimtaria artistike më e madhe, më e qëndrueshme dhe me më shumë vlera në promovimin e nxënësve të shkëlqyer.

Për regjistrim

 Regjistrimi kushton 5000 lekë dhe kryhet në bankë. Më parë ju duhet të regjistroni të dhënat tuaja duke shtypur butonin më poshtë.  

Intervistë e drejtorit të shkollës në EuroNews Albania

Pas botimit të artikullit "Disa propozime për hapjen graduale të shkollave", EuroNews Albania i kërkoi drejtorit të shkollës z.Artur Shkurti një intervistë rreth këtyre propozimeve. Ju ftojmë të ndiqni intervistën në videon më poshtë.  

Rezultatet e studimit "Cilësia e mësimit online në Shqipëri"

në këtë faqe

Libri "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë"

Libri u shkrua nga Artur Shkurti, në vitin 2009, doli nga botimi në janar, por si datë në libër mban 25 maj sepse donim që të fiksohej dita e lindjes e poetit kombëtar Naim Frashëri, meqë edhe libri i kushton rëndësi shumë të madhe. 

Libri u botua për t'iu përgjigjur devizës së Rilindjes Kombëtare "Besa e shqiptarit  është shqiptaria" (Pashko Vasa) . Që nga koha kur libri u botua, veprimtaritë edukative të shkollës ndryshuan cilësisht.  Riti i nderimit të njerëzve me duar të kryqëzuara në formë shqiponje, e ka zanafillën pikërisht tek faqja 32 "Riti i nderimit të bujarit shqiptar".  Pas  2 vitesh, nga botimi, forca politike e morën dhe e bënë atë të shpërndahet. Ne nuk patëm ndikim në shpërndarje, por patëm krijimin. 


Nëse nuk e shfaqni dot poshtë, librin e gjeni në këtë link "BESA, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë".

"Vetëm problema" për klasat 1-8

Kjo seri librash doli si nevojë e plotësimit të literaturës për nxënësit e Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave". Në të u pasqyruan shumë nga problemat që kishim dhënë në olimpiadat 2000-2007.  

Për filloren ne botuam edhe një libër që kishte dyfishin e këtyre problemave dhe quhet "2500 problema". 


Nëse librat nuk shfaqen në linket më poshtë, klikoni linket


VETËM PROBLEMA 1         VETËM PROBLEMA 2         VETËM PROBLEMA 3         VETËM PROBLEMA 4

           

VETËM PROBLEMA 5         VETËM PROBLEMA 6         VETËM PROBLEMA 7         VETËM PROBLEMA 8           

Shikoni edhe libra të tjerë

Kemi edhe disa menu të tjera me libra e materiale: 


Menuja "Libra falas 1"

Menuja "Libra falas 3 "

Menuja "Për gjimnazin"

Intervistë e drejtorit në Top Channel, 31 mars 2020

Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë

Vetëm problema 1, Artur Shkurti

Vetëm problema 2, Artur Shkurti

Vetëm problema 3, Artur Shkurti

image68

Online After School për nxënësit e fillores

 

Nxënësit kanë nevojë për trainim online. Prindërit kanë nevojë për trainim online, sidomos në ato që mendon shkolla. "Udha e shkronjave" punon  edhe me nxënësin edhe me prindërin edhe me mësuesit. Duhet të gjithë të ecin në të njëjtat kanale komunikimi, me të njëjtin trainim që mësimi i fëmijëve të fillores të ecë shumë mirë. dhe prindërit të lirohen nga detyra sa më shumë. Koha do të sjellë sfida të mëdha për ta dhe ata nuk mundet të rrinë në dispozicion të fëmijës, ndaj sa më parë t'i bëjnë të pavarur në shumë drejtime, aq më mirë do të jetë. Këtë synim i ka vënë vetes shkolla "Udha e shkronjave" me krijimin e saj Online After School "Udha e shkronjave" ®.  

Fokusi do të jetë në teknologji informacioni dhe komunikimi, matematikë, gjuhë shqipe, dituri natyre dhe anglisht. Nxënësit do të punojnë në grupe online dhe kjo do t'u japë atyre kënaqësi.

Vetëm problema 4, Artur Shkurti

Vetëm problema 5, Artur Shkurti

Vetëm problema 6, Artur Shkurti

Vetëm problema 7, Artur Shkurti

Vetëm problema 8, Artur Shkurti

gazeta "Udha e shkronjave"

 Në këtë gazetë online gjeni artikuj me interes që shprehin reflektimet tona për situatat që kalon vendi ose sistemi arsimor dhe që janë të lidhura ngushtësisht me punën e shkollës.