image17
Përshëndetje

Botimet "Udha e shkronjave"

Për t'iu përgjigjur sfidave të pandemisë, "Udha e shkronjave" ofron akses falas në materiale të saj për një periudhë 90 ditore 31 mars - 30 qershor.  Për ata që duan edhe kursin online të matematikës pa pagesë, të plotësojnë në grup nga 12 nxënës kontaktet në formularin më poshtë.  

image18

Olimpiada xx kombëtare 2020 zhvillohet online

Të nderuar prindër e mësues

Duke parë zhvillimin e aftësive në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit gjatë këtyre muajve të fundit kudo në Shqipëri,  duke dashur t'u japim nxënësve, mësuesve kënaqësinë e sfidës, kemi vendosur që Olimpiadën XX Kombëtare, të parashikuar për datat 1-9 qershor 2020 ta zhvillojmë ONLINE. Për të patur rezultate që reflektojnë aftësitë reale të nxënësve, për ruajtur integritetin e testimit janë menduar disa masa që do t'u thuhen nxënësve të regjistruar. 


REGJISTRIMET MUNDET T'I BËNI NË KËTË LINK 


OLIMPIADA DO TË ZHVILLOHET NDËRMJET DATAVE 30 MAJ - 9 QERSHOR 2020 

GARAT DO TË JENË SI MË POSHTË:


1. Gjuhë shqipe

2. Matematikë

3. Shkencë (biologji, kimi, fizikë)

4.  Kompetencë Globale (fakultative) (Tema: "Kujdesi për shëndetin")

5. Anglisht (fakultative) 

6. Formim i përgjithshëm (nëse nxënësi realizon të pesë garat më sipër)


Për klasën e nëntë, gara e matematikës do të zhvillohet në tetor 2020, si pjesë e provimeve të Kembrixhit për certifikatën Cambridge IGCSE.


Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" është veprimtaria më e madhe kombëtare për nxënësit e shkëlqyer të moshave 5-16 vjeç, parashkollorë, fillore, cikël i lartë dhe tani së fundmi edhe në gjimnaz.  Ajo filloi si garë më 23 nëntor 2000 dhe ishte një konkurrim kombëtar vetëm për klasën e pestë dhe vetëm për matematikë. Më vonë ajo u shtri vit mbas viti në klasa dhe lëndë të tjera dhe sot e kemi kryesisht në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, dhe kompetencë globale.

Duke filluar nga klasa e nëntë, nxënësit janë futur në certifikimet ndërkombëtare dhe vetëm marrja e një note A* në këto certifikime (IGCSE ose A Level) shërben si kusht për marrjen e medaljes. Kjo do të thotë se standardi që ne vëmë mbi nxënësit e shkëlqyer është tepër i lartë. Ne kemi patur disa nxënës që e kanë plotësuar këtë standard. Kjo ka bërë që  niveli  tyre të rritet dhe besueshmëria në referencat që ne u japim nxënësve të jetë shumë e madhe.  Për këtë arsye ne devizën e kemi "drejt standardeve ndërkombëtare". 

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" u ka krijuar nxënësve mundësinë të njihen me shkëlqimin e njëri-tjetrit, të marrin shembull dhe të ndjekin edhe rrugë të njëjta që kuptohet se janë të frytshme. 

Çdo vit ne nderojmë rreth 100 nxënës në një Cermoni të përvitshme të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës Kombëtare, që rezulton të jetë prej disa vitesh veprimtaria artistike më e madhe, më e qëndrueshme dhe me më shumë vlera në promovimin e nxënësve të shkëlqyer.

PËR REGJISTRIME

Regjistrimi kushton 5000 lekë dhe kryhet në bankë. Më parë ju duhet të regjistroni të dhënat tuaja duke shtypur butonin më poshtë. 

Intervistë për EuroNews Albania - 16 prill 2020

 Pas botimit të artikullit "Disa propozime për hapjen graduale të shkollave", EuroNews Albania i kërkoi drejtorit të shkollës z.Artur Shkurti një intervistë rreth këtyre propozimeve. Ju ftojmë të ndiqni intervistën në videon më poshtë. 

Rezultatet e studimit "Cilësia e mësimit online në Shqipëri"

Mirë se erdhët në faqen "udha e shkronjave"

Së bashku për të përballuar sfidat

"Udha e shkronjave" u vu në qendër të situatës që po kalojmë përmes vendimit të saj për të zbatuar më herët se çdo institucion masat e vetëizolimit dhe të karantinës.  Më 23 shkurt 2020, në konsultim edhe me prindërit, ne morëm vendimin e kalimit në mësimet online, një praktikë 6-vjeçare për shkollën tonë.  Ky vendim yni u mirëprit nga publiku i gjerë dhe po ashtu vendimet tona nxitën institucionet të reagojnë më shpejt në dy drejtime a) në masat e vetëizolimit dhe b) në mësimet online.  


Mësimet online megjithë problematikën që kanë, tashmë janë një hap përpara i padiskutueshëm për të gjithë sistemin tonë arsimor.  "Udha e shkronjave" në mësimet online zbaton një sjellje si institucion dhe të qendërzuar në veprimet e saj.  


Prindërit duhet të kenë një kujdes shumë të madh për sigurinë online të fëmijëve të tyre dhe të vetë atyre. Shtimi i "trafikut online" do t'i ekspozojë pajisjet e tyre (celular, pc, laptopë) dhe llogaritë e tyre online ndaj rreziqeve shumë të mëdha në këtë fushë, ndaj më e rëndësishme sesa mësimnxënia në këtë kohë del a) ruajtja e të dhënave personale b) mbrojtja online. 


Ne vetëofrohemi për të mbajtur nxënës online në Shkollën tonë të quajtur "Online after School" që presupozon 15 orë mësimi online në javë, kryesisht për nxënës të fillores , që janë edhe më të ngadaltë në funksionet e tyre online. Fokusi ynë do të jenë teknologjia e informacionit dhe komunikimit, matematika, gjuha shqipe, dituria e natyrës dhe anglishtja. 


Një synim i rëndësishëm i punës sonë do të jetë shëndeti mendor i nxënësve gjatë kohës që ata punojnë online. Ne kemi menduar punë në grupe, dhe për veprimtari që synojnë argëtimin e tyre online. Gjithmonë duke punuar në një mjedis të sigurt. 


Librat që ju po shihni sot të shpërndara në 3 faqe, janë fryt i punës sonë 23 vjeçare. Ato qartësisht kanë qenë gjithmonë në fusha të reja të arsimit. Librat "Eja në test" ishin të parët që në 2003 u siguronin mësuesve mënyra për të matur punën e tyre në çdo lëndë. Sot kjo duket e natyrshme, por nuk ishte kaq para 17 vjetëve.  Abetarja "Udha e shkronjave" ishte i pari tekst mësimor alternativ në Shqipëri.  "Matematika 6" tekst fitues në Ministrinë e Arsimit i hapi rrugën një matematike të thelluar. Logjika formale mbetet një fushë e patrajtuar për dhjetra vite, por ne tashmë kemi një libër unik. Libri "Besa" konkretizon devizën e Rilindjes Kombëtare "Feja e shqiptarit është shqiptaria" dhe kështu me libra të tjerë. 


Unë uroj që ju t'i shfrytëzoni sa më shumë këto tituj për një periudhë 90 ditore që përkon edhe me kohën e mbetur deri në përfundim të vitit mësimor 2019-2020. 



Artur Shkurti

Artur Shkurti - drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"

Intervista e drejtorit në Top Channel, 13 mars 2020

Në këtë faqe

Gjuha shqipe për nxënësit e Olimpiadës

Libri shoqërohet me shumë foto nga Olimpiadat Lokale që ne zhvilluam në 16 qytete të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në qendër të librit është poezia këshilluese e Naim Frashërit, poezi kushtuar Naimit nga poetët më të shquar shqiptarë. Në fund janë këshilla të Sami Frashërit dhe disa artikuj mbi çështjen e shkollës në raport me devizën e Rilindjes Kombëtare "Feja e shqiptarit është shqiptaria". 

Janë gjithashtu edhe të gjitha programet e gjuhës shqipe që ne zbatojmë në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave". 


Nëse ju nuk e shfaqni dot librin klikoni në këtë link "GJUHA SHQIPE"

Librat "Eja në test" për klasat 1-8 (botim i viteve 2003-2005)

Programet dhe kërkesat kanë ndryshuar, që nga koha që ne i kemi botuar këto libra, por dituria nuk ka ndryshuar, që do të thotë se pyetjet qëndrojnë dhe nxënësit dhe mësuesit mundet të kenë modele që ne mendojmë se janë të mira, për të gjitha lëndët. 

Librat "Eja në test" kanë qenë më të kërkuarit në vitet 2003 - 2005 sepse ato ishin të parët libra të këtij lloji dhe përputheshin shumë mirë me kërkesat që kishin mësuesit. 


Nëse ju nuk e shfaqni dot përmbajtjen e librit më poshtë, klikoni një nga linket: 


EJA NË TEST 1           EJA NË TEST 2           EJA NË TEST 3            EJA NË TEST 4 


EJA NË TEST 5            EJA NË TEST 6            EJA NË TEST 7            EJA NË TEST 8   



Albumi i abetares (parashkollor dhe klasa e parë)

Albumi i abetares u krijua nga Artur Shkurti që të ishte i tillë që të përshtatej me çdo abetare që është në librari. Kjo do të thotë që rrokjet dhe fjalët që shfaqen të jenë në atë renditje që këshillohet  

Albumi është një mjet i mirë për nxënësit parashkollor dhe të klasës së parë. 


ALBUMI I ABETARES 


Për parashkollorët do të hedhim edhe "Matematikë për mua 1, 2, 3" , "Dituri për mua" dhe "Edukatë për mua". 

Për të tjerë libra kaloni në menunë tjetër

Për të tjerë libra kaloni në menunë "Libra falas 2" ose "Libra falas 3" ose "Për gjimnazin"

Gjuha shqipe për nxënësit e Olimpiadës Kombëtare

Eja në test 1

Eja në test 2

Eja në test 3

Eja në test 4

Eja në test 5

image19

Online after School një mundësi për nxënësit e fillores

Nxënësit kanë nevojë për trainim online. Prindërit kanë nevojë për trainim online, sidomos në ato që mendon shkolla. "Udha e shkronjave" punon  edhe me nxënësin edhe me prindërin edhe me mësuesit. Duhet të gjithë të ecin në të njëjtat kanale komunikimi, me të njëjtin trainim që mësimi i fëmijëve të fillores të ecë shumë mirë. dhe prindërit të lirohen nga detyra sa më shumë. Koha do të sjellë sfida të mëdha për ta dhe ata nuk mundet të rrinë në dispozicion të fëmijës, ndaj sa më parë t'i bëjnë të pavarur në shumë drejtime, aq më mirë do të jetë. Këtë synim i ka vënë vetes shkolla "Udha e shkronjave" me krijimin e saj Online After School "Udha e shkronjave" ®.  

Fokusi do të jetë në teknologji informacioni dhe komunikimi, matematikë, gjuhë shqipe, dituri natyre dhe anglisht. Nxënësit do të punojnë në grupe online dhe kjo do t'u japë atyre kënaqësi.

Eja në test 6

Eja në test 7

Eja në test 8

Albumi i abetares, nga artur shkurti