më të fundit

Katër programe të reja të Kembrixhit për Filloren nga shtatori 2019

Art&dizajn, muzkë, aftësim dixhital dhe edukimi fizik janë lëndët e reja që Cambrige Assessment International Education do të futë në shkollat ndërkombëtare duke filluar nga shtatori 2019. "Udha e shkronjave" do të jetë përsëri në grupin e parë të shkollave që i zbatojnë.

23 mars 2019 - Konkursi ndërkombëtar i matematikës "Kangaroo" për herë të katërt

Shkolla "Udha e shkronjave" do të organizojë për herë të katërt, konkursin "Kangaroo" më 23 mars 2019. Konkursi në rang kombëtar organizohet nga Shoqata Shqiptare e Matematikës. Nxënësit e shkollës dhe ata të kurseve online janë duke u përgatitur për këtë.

KLIKO "KANGAROO 2019"

Filluan regjistrimet për Olimpiadën XIII Kombëtare të Parashkollorëve (20 prill)

Olimpiada XIII Kombëtare e Parashkollorëve "Udha e shkronjave" do të organizohet më 20 prill 2019. Regjistrimet kanë filluar. 

Për më shumë: 

KLIKO "KOPSHT 2019"

Botohet faqja e internetit www.olimpiadakombetare.com

Për shkak të volumit të madh të informacionit që ka rreth Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave", është botuar si faqe më vete www.olimpiadakombetare.com Aty gjeni çdo informacion që lidhet me Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave".

Filloi sezoni i përgatitjeve për provimet/certifikimet ndërkombëtare Cambrige IGCSE dhe Cambridge A Level

Sezoni i ardhshëm, maj - qershor, na gjen me disa certifikime në disa lëndë IGCSE: anglisht, matematikë, kimi, teknologji informacioni dhe komunikimi, si dhe në A Level: matematikë dhe gjermanisht.

Filloi sezoni i përgatitjeve për Cambridge Checkpoint

Klasa 8, në përfundim të ciklit trevjeçar Secondary 1, do të bëjë provimet zyrtare të Kembrixhit Cambridge Checkpoint në katër lëndë: anglisht, matematikë, shkencë, dhe Global Perspectives.  Klasa 5, në përfundim të ciklit Cambridge Primary, do të bëjë provimet Cambridge Primary Checkpoint në katër lëndë: anglisht, matematikë, shkencë dhe Global Perspectives.

Cambrige Primary Global Perspectives

 What will students learn? 

The programme develops the skills of research, analysis, evaluation, reflection, collaboration and communication. It strengthens the links across English as a first or second language, mathematics, science and ICT Starters. 

Research says that the earlier students start to develop and practise their skills, the greater the impact on their learning. 

Kursi i ndihmës së parë, nga Fatos Xhemali

Në datën 13 qershor 2018, në shkollën "Udha e shkronjave" u organizua kursi i ndihmës së parë. Kursin e drejtoi mësuesi i fiskulturës Fatos Xhemali, që ka qenë specialist i Kryqit të Kuq për ndihmën e parë. 

Qershor 2018

Përfundoi Olimpiada XVIII Kombëtare 1-9 qershor 2018

image654

Në datat 1-9 qershor 2018, u zhvillua Olimpiada XVIII Kmbëtare, për klasat 1-9, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, kompetencë globale. Një pjesë e nxënësve konkurruan edhe në muzikë, me dëgjimet e Simfonisë VII të Beethovenit dhe instrumentin.

Filloi sezoni i Provimeve të Lirimit

image655

Klasa e nëntë "Udha e shkronjave" ashtu si çdo shkollë tjetër ka filluar sezonin e Provimeve të Lirimit që organizohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Kurs i Ndihmës së Parë

image656

Më 13 qershor nxënësit, realizuan Kursin e Ndihmës së Parë me mësuesin e fiskulturës Fatos Xhemali, që është edhe specialist i Ndihmës së Parë në Kryqin e Kuq Shqiptar

Analiza vjetore me prindërit e shkollës "Udha e shkronjave

image657

Më 13 qershor 2018, ora 18:00-20:00 ne zhvilluam Takimin me Prindër me temë "Analizë e vitit mësimor 2017-2018". Drejtoria, mësuesit dhe prindërit shprehën këndvështrimet e tyre dhe në fund dolën edhe disa sugjerime përmirësimi për vitin e ardhshëm.

Mbyllet viti mësimor 2017-2018

image658

Sot, më 14 qershor 2018, u mbyll viti mësimor 2017-2018 në shkollën "Udha e shkronjave". Nxënësit e klasës së nëntë, si në çdo shkollë e kanë zakon që të lagin njëri - tjetrin me ujë. Jemi të kënaqur që nuk përdorën vezët :) 

Shpërndarja e dëftesave

image659

Javën e fundit të muajit qershor do të bëjmë shpërndarjen e dëftesave. Prindërit do të njoftohen me email dhe telefon.