Në konkurrencë me shkollat e huaja ndërkombëtare

Kultura shqiptare e varfër pika e dobët e shkollave ndërkombëtare

Shkëputja nga kultura shqiptare nuk është diçka pa pasoja praktike për familjet shqiptare që fëmijët i edukojnë në shkolla të huaja. Shkolla, me synimet që ka, funksionon dhe është “e suksesshme” në atë që bën me nxënësin çdo ditë, çdo javë, çdo vit. Prindi nuk duhet të analizojë në vija të trasha, por në vija tepër të holla ndikimin edukativ të shkollës. Në afat të gjatë, nxënësit nuk vuajnë aq mungesën e vetëdijes globale sesa të vetëdijes shqiptare; mungesa e kësaj të fundit i çorienton fare në të ardhmen, i lë ata pa identitet dhe në fund, me këtë shkak, duke mos qenë të lidhur prej kulturës së vendit, ata mund të braktisin familjen, fisin, atdheun ose kulturën shqiptare dhe këtu është thelbi i humbjes së tyre.  Prindër të shkollave ndërkombëtare me bazë 100% në anglisht gjithnjë e më shumë po shqetësohen për nivelin e ulët të zotërimit të gjuhës dhe të kulturës shqipe, e cila përfshin edhe varfërinë leksikore në shqipen e shkencave, pasurimi i të cilës bllokohet nga rutina e anglishtes. Veçimi nga veprimtaritë kombëtare është tipike për këto shkolla. A edukojnë shkollat e huaja ndërkombëtare kulturën shqiptare? Jashtëzakonisht pak dhe kjo ndodh për dy arsye: nuk kanë kohë dhe nuk dinë. Kohën e kanë për programet ndërkombëtare dhe diturinë për kulturën shqiptare nuk mund ta kenë siç e kanë mësuesit dhe shkollat shqiptare (qofshin shtetërore qofshin private).  

• Shkolla “Udha e shkronjave” është e vetmja shkollë ndërkombëtare që ka programet e veta, kohën, veprimtaritë, stafin e duhur mësimor që kultura shqiptare të mos të dështojë për shkak të investimit në programe ndërkombëtare me bazë anglishten, por të jetë në cilësinë më të lartë të mundshme. "Udha e shkronjave" nuk e ka sforcim edukimin shqiptar sepse ajo është shqiptare në staf, në përbërjen e nxënësve, në përkushtimin ndaj nxënësve në këtë drejtim. 

Kemi rezultate më të larta në certifikimet ndërkombëtare të Kembrixhit IGCSE - A LEVEL

Nga rreth 40 shkolla private në Tiranë, vetëm 7 shkolla në Tiranë kanë statusin shkollë ndërkombëtare.  Duhet dalluar nëse termi “shkollë ndërkombëtare” përdoret në mënyrë evazive. Për ne, ndërkombëtare quhet shkolla që merr licensimin, programet, librat, kualifikimin e mësuesve, kontrollin e cilësisë prej një institucioni ndërkombëtar me pretendime globale në edukim, siç është Cambridge Assessment International Education ose IB ose QSI.  • “Udha e shkronjave” i përket komunitetit global të shkollave të Kembrixhit dhe ka statusin Cambridge International School. 

REZULTATET TONA NË IGCSE që është një kualifikim i përafërt me GCSE në Angli, janë dyfish më të larta se mesatarja e Anglisë. Kjo lidhet me faktin që ne këto programe i bëjmë me nxënës të shkëlqyer të shkollës "Udha e shkronjave" dhe disa nga nxënësit e Olimpioadës Kombëtare. Edhe rezultatet e para në A Levels janë me A* ose A. 

Cilësia jonë dhe rezultatet lidhen ngushtë me interesin tonë të lartë që të mundemi të kemi një shkollë të performancës së lartë dhe të bëjmë të mundur që nxënësit të marrin vende në toplistën botërore të universiteteve. 



NUK DUHET HARRUAR!

Tashmë programi ynë i shkëlqimit në gjimnaz është testuar. Çfarë do të thotë kjo? Si vërtetohet?
Kjo do të thotë se tashmë ka nxënës që kanë marrë vende në toplistë botërore, duke paraqitur aty kualifikimet ndërkombëtare të marra në shkollën "Udha e shkronjave", kryesisht Cambridge IGCSE dhe A Level. 

Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Ne tashmë nuk "po themi çfarë do të bëjmë", por "çfarë kemi bërë".

Shkolla të huaja - ndjesi të huaja

Po, Juda janë, e gjinde jane trathtare,

Porsi njata, qi n’mend prej s’huejësh mahitun,

Varzat e djelmt, - e para uzdajë shqyptare –

Me ndiesi t’hueja n’shkollë i çojn me i rritun,

Tue lanë mbas doret t’amblen gjuhë amtare,

Pa t’cillen kombi s’mundet n’dritë me u qitun;

Gjergj Fishta


Kjo vjershë e Gjergj Fishtës mund të duket një gjykim shumë i ashpër, por nuk ekziston një argument që të thuash se këto vargje kanë qenë të vlefshme në një kohë dhe nuk janë më të vlefshme tani. Le të mos harrojmë që Gjergj Fishta ishte prift dhe si prift e  ka detyrim më të madh kujdesin për fatet e njerëzimit nën këndvështrimin e tij të krishterë, dhe, kur një prift i thotë këto, do të thotë se ato i qëndrojnë fort logjikës së fakteve mbi shtyllat në të cilat ngrihet kultura e një vendi dhe kultura personale. 

Nuk vonon shumë dhe, në jo pak raste, tipi i nxënësit të shkollës "ndërkombëtare" me bazë 100% në anglisht, është tipi që Ernest Koliqi e përshkruan të ankohet për vendin e tij:
"ti q’ushqen aq dëshirë

t’mdhaja sa toka e jonë

t’gitet e ngushtë, e vogël

dhe’ e errt’ si burg mizuer

ku t’thahen trut qi t’thithen

nji qutetnim epruer

ti qi dridhesh n’lakmime

udhtimi n’çdo ndrrim stine

edhe fshan: - Ah kish t’mujshem

m’e lan’kët vis qelbsine,

me kthye n’qytete t’verit

ku rrëshqet n’lëvizje jeta

dhe dita asht e qindisun

me mirakande t’leta,

me bisedime t’holla,

me valle e me muzikë,

me sendet ma të bukra

qi mendja e njerit çpikë,

kish t’mujshem m’u larguemun

nga amtija e ksaj Shqipnije,

nga kjo moçale e turbullt

ku njerzt s’jan’ njerz por hije,

ku s’njifet dija as harti,

ku s’lejn’ përftime t’gjana,

ku jam i dnuem me ndejun

përzie me trasha mana,

tue lshue fuqit mendore

m’u ndryshkun pse veprimi

n’kto dhena t’verbta e tvobta

për mue s’ka far’kuptimi -;

Hetoni vetë rreth lidhjes së shkollës së huaj me politikën dhe fenë?

Publiku ka plot shembuj të lidhjeve të shkollave të huaja ose me politikën, ose me fenë. Prindi nuk duhet ta shohë këtë analizë si "analizë të kohës së lirë të stafit akademik". Nëse një shkollë është e lidhur me politika të huaja apo me fenë, ajo i shërben politikës dhe fesë pikërisht përmes shkollës dhe jo jashtë shkollës. Përmes shkollës, do të thotë përmes "edukimit të nxënësve" dhe "kapjes së prindërve". Ky fenomen në shkollat shqiptare haset jashtëzakonisht pak. Prindërve nuk duhet t'u pëlqejë mbështetja dhe "forca" politike apo shtetërore që kanë shkollat e huaja. Pikërisht përmesa asaj force ato janë në gjendje të tjetërsojnë mirë jo veç një fëmijë, por edhe një familje në konfigurimin e aspiratave dhe të fatit të jetës (arsimor ose profesional) së fëmijës. "Mish për top" ka më shumë kuptim në rastin e shkollave, të cilat mund të jenë rekrutuese. Nga kjo anë shkollat shtetërore qëndrojnë shumë lart, sepse ato nuk mundet të kapen. 

A është i sigurtë prindi që shkolla (sidomos e huaj) nuk u përket synimeve të fshehta konvertuese fetare, përpunimit ideologjik të “çuditshëm”, dhe të papërputhur me atë që publiku e pranon gjerësisht?  A është shkolla një mënyrë e mbajtjes nën mbikqyrje/rekrutimit jo vetëm të nxënësve, por edhe të vetë prindërve? (Prindi para se të vendosë duhet të lexojë/analizojë artikuj në gazeta, të hapë internetin, të dëgjojë politikën çfarë thotë për shkolla të tilla). Këshilla e Sami Frashërit në të tilla raste vlen shumë “Mos iu fut një pune që nuk e di se si do të të dalë për mirë apo për keq”. Shkollat shtetërore dhe shumica e shkollave private shqiptare janë një garanci e padiskutueshme në çështje të tilla.


Cilat janë certifikimet ndërkombëtare të shkollës ndërkombëtare?

Këto prindi duhet t'i marrë në mënyrë të padyshimtë dhe për të gjithë shkollën. Është bërë e udhës që shkollat të shprehen në mënyrë evazive duke përmendur raste nxënësish dhe jo programin dhe aftësitë e shkollës që e bëjnë nxënësin, sidomos atë të gjimnazit, konkurrues.

Duhet të jetë e qartë që arsimi ndërkombëtar është kryesisht i lidhur me borde edukimi ndërkombëtar me reputacion të lartë. Nëse shkolla nuk i përket njërit prej tyre, nxënësi mund të shpenzojë vite të tëra në një shkollë reputacioni i dokumentacionit të së cilës është i dyshimtë. 

Shkollë për "eksport" apo shkollë "për Shqipëri".

A është shkolla një strukturë ku edukohet “eksporti për jashtë” dhe jo “dashuria dhe përzgjedhja e Shqipërisë si vend i preferuar për të jetuar dhe punuar në të ardhmen”? Cilat janë garancitë për këtë? (Prindi vetë analizon përgjigjen e shkollës përmes shqyrtimit të ecurisë së shkollës në vite).

Prindi duhet të dijë që ndihma e shkollës shqiptare është shumë e madhe në këtë drejtim. Ajo nuk punon vetëm me disa këshilla, por me vite, njerëz, programe, me histori.
Nuk është ndonjë filozofi t'i thuash fëmijës "ik ku është më mirë". Kur kjo ndodh realisht, përjetimet e prindit shqiptar nuk janë të mira. Ai e kupton se fëmija po shkëputet nga rrënjë të thella që e lidhin jo thjesht me kulturën, por me çfarë është më e shtrenjtë. 

Në konkurrencë me shkollat private shqiptare

Mësojmë mbi 50 programe të Kembrixhit për moshat 5-18 vjeç

Kjo është pika jonë më e fortë ndaj shkollave private shqiptare, por edhe të huaja. Nuk ekzsiton një shkollë e dytë që të realizojo më sukses një sasi kaq të madhe programesh dhe kualifikimesh ndërkombëtare të Kembrixhit.

Rezultate shumë të larta në kualifikimet ndërkombëtare

Që nga klasat fillore e deri në vitin e fundit të gjimnazit, kudo është e dokumentuar arritja e standardeve ndërkombëtare të Kembrixhit, si bordi më i madh në botë që ofron programe edukimi dhe kualifikime për moshat 5-19 vjeç. Çdo vit shumë nxënës marrin nota A* dhe A në IGCSE dhe kanë filluar rezultatet e larta edhe në A Level. 

Notat tona në testimet kombëtare janë tepër të larta

Edhe në provimet e Ministrisë së Arsimit rezultatet tona janë tepër të larta. Mesatarja e të gjitha viteve është mbi 8.5 dhe kjo mesatare është tepër e lartë dhe e marrë në kushte rigoroziteti. 

Jemi organizatorë të Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave"

Nuk ka shkollë tjetër në Tiranë, as shqiptare as të huaj, që të jetë më e përfshirë me olimpiadat kombëtare kaq masivisht sa është shkolla "Udha e shkronjave". Shkëlqimi i nxënësve tanë është gjithmonë i testuar në veprimtari kombëtare dhe prindi ka raporte tepër të sakta nga shkolla "Udha e shkronjave" se në ç'nivel të konkurrencës kombëtare është fëmija i tij. Mbi 50% e nxënësve tanë marrin pjesë në olimpiadë. 

Jemi të paktën një vit përpara në matematikë dhe shkenca

Thuajse 100% e shkollave shqiptare ndjekin programet e Ministrisë së Arsimit dhe kjo bën që në krahasim me ne që ndjekin programet e Kembrixhit ato të jenë të paktën një vit pas nesh në matematikë dhe në shkenca dhe sipas rastit një ose disa vjet më prapa në nivelin e anglishtes.


Argumentat kryesorë i gjeni në faqen kryesore

 https://udhaeshkronjave.com/

E vetmja shkollë testuar në pranimet në toplistën botërore të universiteteve

Këtë nuk e thotë asnjë shkollë tjetër private shqiptare, sepse "testim në pranime" do të thotë të japësh shembuj të qartë, të padyshimtë që pikërisht reputacioni i dokumentacionit shkollor të lëshuar për ato që janë bërë brenda shkollës (jo jashtë saj) janë arsyeja e vetme që një gjimnazist është pranuar në një universitet të toplistës botërore. Pikërisht këtu ne i kemi pikat e forta, si shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit. Tashmë ne kemi pranime në King's College London, University of Toronto, University of Sydney, Denver University, Hult Business School, Jacobs University, etj.
Ne kemi nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" edhe në Massachusetts Institute of Technology, MIT (disa herë renditur i pari në botë), edhe në Duke University (toplistë), por ne nuk përmendim arritjet e tyre si testim të shkollimit që japim, sepse atëherë ne nuk ofronim gjimnaz. Vajtja e tyre atje është e lidhur ngushtë me programet ndërkombëtare që ata nuk i ndoqën në Shqipëri. Ndërsa tani jo vetëm ofrojmë, por ofrojmë pikërisht programet ndërkombëtare që kanë qenë kyç i suksesit të nxënësve që i kanë bërë tek ne dhe janë pranuar në toplistë botërore. Besojmë që jemi të qartë dhe të saktë se çfarë duam të argumentojmë. Nëse jo, na merrni në telefon ose na kontaktoni.