Klasa parashkollore

Programi i parashkollorit

Cambridge Primary, niveli 1, që përfshin anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. Përveç këtyre abetare "Udha e shkronjave", sport dhe arte. 

Pranimi

Pranimi ndodh pas një testimi paraprak me gojë dhe një bisede me prindërit si edhe një testi psikologjik që e plotëson prindi. Janë 25 pyetje që u përgjigjet prindi.

Mësuesit

Mësuese kujdestare Lumanie Muhametaj, me një përvojë disavjeçare në shkollën "Udha e shkronjave" dhe sidomos me klasat parashkollore. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera bachelor për psikologji dhe masterin për mësuesi.
Përveç mësueses kujdestare mëson edhe mësuesja e anglishtes, çdo ditë dhe mësuesja e sportit. Disa herë aktivizohet edhe mësuesja e muzikës dhe e artit.

Orari, kalendari vjetor

Ardhja: 7:30 - 7:50      Mësimi: 8:00 - 14:30   Largimi për në shtëpi: 14:30


KALENDARI VJETOR
Parashkollori ynë respekton strukturën e vitit shkollor që boton Ministria e Arsimit.

Transporti dhe ushqimi

Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës.
Ushqimi ofrohet në dy vakte: mëngjes, drekë

Çmimi

2800 euro në vit (me transport)
2500 euro në vit (pa transport)
Pagesa për librat është më vete.

Klasa 1

Programi dhe përparësitë

Klasa 1, kryen nivelin 2 të Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, teknologji inforamcioni dhe komunikimi, Global Perspectives). Lëndët e tjera përfshijnë abetaren "Udha e shkronjave", sporte, arte dhe edukatë shoqërore. Në program është përgatitja për Olimpiadën XIX Kombëtare (1 qershor 2019) në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, kompetencë globale, si edhe për konkurrimin "Kangaroo 2019". 

NDRYSHIMI ME SHKOLLAT E TJERA

Programi ynë i matematikës dhe i shkencës së klasës së parë në shkollat e tjera bëhet në klasën e dytë.  Në anglisht diferencat janë shumë të mëdha. Programi ynë është ESL pra Anglishtja si gjuhë e dytë (pra me përdorim të menjëhershëm pas mësimit në lëndë të tjera) dhe jo anglishte si gjuhë e huaj, ku nuk ka një urgjencë në përdorimin e asaj që mësohet. Për më tepër shih broshurën "Udha e shkronjave" shkollë e aftësive të shekullit 21.

Pranimi, testimi paraprak dhe kursi i përshtatjes me shkollën

Nxënësit i nënshtrohen një testi paraprak (30-40 min). Nxënësit e  Olimpiadës XI Kombëtare të Parashkollorëve nuk ka nevojë ta kryejnë këtë test. Prindërit plotësojnë edhe një test psikologjik ku iu përgjigjen 25 pyetjeve për fëmijën e tyre. Sipas gjetjeve që ne kemi pas testimeve, mundet të biem dakort me prindin për disa orë pune intensive para fillimit të vitit shkollor.

Mësuesit

Për çdo lëndë ka një mësues. Kjo do të thotë se pritet që nxënësi të ketë 7-8 mësues. Mësuesi i abetares është edhe mësuesi kujdestar. Stafi i mësuesve të shkollës "Udha e shkronjave" zgjidhet me kujdes dhe ka rezultate të shkëlqyera në studimet universitare dhe po ashtu ndjek zhvillimin profesional të shkollës "Udha  e shkronjave" me programe të Kembrixhit enkas për mësuesit (programi Cambridge International Certificate in Teaching & Learning). Drejtues i programit të trainimit Artur Shkurti.

Orari dhe kalendari vjetor

 

Ardhja: 7:30 - 7:50      Mësimi: 8:00 - 14:30   Largimi për në shtëpi: 14:30

KALENDARI VJETOR
Parashkollori ynë respekton strukturën e vitit shkollor që boton Ministria e Arsimit.

Transporti

 Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës. 

Çmimi

3500 euro (me transport) 

3200 euro (pa transport)
Librat kanë pagesë më vete. 

Klasat 2,3,4,5 (Fillorja)

Programi dhe përparësitë

 

Klasat fillore (2-5), kryejnë përkatësisht nivelet 3,4,5,6 të Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, teknologji inforamcioni dhe komunikimi, Global Perspectives). Lëndët e tjera përfshijnë programet e Ministrisë së Arsimit. Në program është përgatitja për Olimpiadën XIX Kombëtare (1-9 qershor 2019) në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë, kompetencë globale, si edhe për konkurrimin "Kangaroo 2019" (mars 2019). 
Nxënësit u nënshtrohen provimeve të Kembrixhit që janë vjetore (për të gjitha klasat) por edhe të ciklit (për klasën e pestë). 

NDRYSHIMI ME SHKOLLAT E TJERA

Për më tepër shih broshurën "Udha e shkronjave" shkollë e aftësive të shekullit 21.

Pranimi dhe kursi i përshtatjes me shkollën

Nxënësi i ri pranohet pas një bisede me prindërit e tij, njohjes së dokumentacionit shkollor të shkollës nga vjen dhe testimit që ne kryejmë.
KURSI I PËRSHTATJES është 100 orë individuale dhe synon të zbutë sa më shumë hapësirën që zakonisht ekziston ndërmjet shkollës sonë dhe shkollave të tjera. 95% e nxënësve të rinj e quajnë të domosdoshëm kursin e përshtatjes. 

Sa më herët të regjistroheni në shkollë, aq më shumë mundësi kemi të jemi të frytshëm me kursin e përshtatjes. 

Mësuesit

 Për çdo lëndë ka një mësues. Kjo do të thotë se pritet që nxënësi të ketë 7-8 mësues. Çdo klasë ka një mësues kujdestar. Stafi i mësuesve të shkollës "Udha e shkronjave" zgjidhet me kujdes dhe ka rezultate të shkëlqyera në studimet universitare dhe po ashtu ndjek zhvillimin profesional të shkollës "Udha  e shkronjave" me programe të Kembrixhit enkas për mësuesit (programi Cambridge International Certificate in Teaching & Learning). Drejtues i programit të trainimit Artur Shkurti. 

Orari dhe kalendari vjetor

 

Ardhja: 7:30 - 7:50      Mësimi: 8:00 - 14:30   Largimi për në shtëpi: 14:30

KALENDARI VJETOR
Parashkollori ynë respekton strukturën e vitit shkollor që boton Ministria e Arsimit.

Transporti

 

 Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës. 


Çmimi i shkollës dhe i kursit të përshtatjes

Çmimi i një viti shkollor 3500 euro (me transport). Nëse është pa transport është 3200 euro.
Kursi i Përshtatjes është 10 euro/ora ose 800 euro nëse paguhen 100 orë kurs përshtatjeje. Kur prindi paguan paradhënie tërë vitin, kursi i përshtatjes kushton rreth 50% më pak. 

Klasa 6,7,8 cikli Cambridge Lower Secondary

Programi dhe përparësitë

Klasat 6,7,8 përfshihen nga Kembrixhi në grupin e klasave që këshillohet të ndjekin programin trevjeçar Cambridge Lower Secondary Kjo paketë programore përfshin anglishten, matematikën, biologjinë, kiminë, fizikën, teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit dhe Global Perspectives. Në klasën e gjashtë fillon edhe mësimi i gjermanishtes, ku synohet që në klasën e dhjetë të kemi një nivel B2. Krahas lëndëve të Kembrixhit ne kemi edhe programe të Ministrisë së Arsimit në lëndë të tjera.
Të gjithë nxënësit do të përgatiten për Olimpiadën XIX Kombëtare (1-9 qershor) dhe për konkurrimin "Kangaroo 2019" (mars 2019). 

Pranimi dhe kursi i përshtatjes me shkollën

 

Nxënësi i ri pranohet pas një bisede me prindërit e tij, njohjes së dokumentacionit shkollor të shkollës nga vjen dhe testimit që ne kryejmë.
KURSI I PËRSHTATJES është 100 orë individuale dhe synon të zbutë sa më shumë hapësirën që zakonisht ekziston ndërmjet shkollës sonë dhe shkollave të tjera. 95% e nxënësve të rinj e quajnë të domosdoshëm kursin e përshtatjes. 

Sa më herët të regjistroheni në shkollë, aq më shumë mundësi kemi të jemi të frytshëm me kursin e përshtatjes. 

Mësuesit

  Për çdo lëndë ka një mësues. Kjo do të thotë se pritet që nxënësi të ketë 7-8 mësues. Çdo klasë ka një mësues kujdestar. Stafi i mësuesve të shkollës "Udha e shkronjave" zgjidhet me kujdes dhe ka rezultate të shkëlqyera në studimet universitare dhe po ashtu ndjek zhvillimin profesional të shkollës "Udha  e shkronjave" me programe të Kembrixhit enkas për mësuesit (programi Cambridge International Certificate in Teaching & Learning). Drejtues i programit të trainimit Artur Shkurti. 

Orari dhe kalendari vjetor

 

Ardhja: 7:30 - 7:50      Mësimi: 8:00 - 14:30   Largimi për në shtëpi: 14:30

KALENDARI VJETOR
Parashkollori ynë respekton strukturën e vitit shkollor që boton Ministria e Arsimit.

Transporti

Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës. 

Çmimi i shkollës dhe i kursit të përshtatjes

 Çmimi i një viti shkollor 3500 euro (me transport). Nëse është pa transport është 3200 euro.
Kursi i Përshtatjes është 10 euro/ora ose 800 euro nëse paguhen 100 orë kurs përshtatjeje. Kur prindi paguan paradhënie tërë vitin, kursi i përshtatjes kushton rreth 50% më pak.  

Klasa 9, 10 - Cambridge upper secondary - IGCSE

Programi dhe përparësitë

Nxënësit ndjekin programin dyvjeçar Cambridge IGCSE. Kjo përfshin lëndët: anglisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi, Global Perspectives, gjermanisht, teknologji informacioni dhe komunikimi, shkencë kompjuteri. Në klasën e nëntë tre nga këto lëndë mbarojnë me provime zyrtare të Kembrixhit për të marrë certifikimin Cambridge IGCSE. Në klasën e dhjetë mbarojnë edhe 4 të tjera dhe kështu nxënësi plotëson kushtet për marrjen e dëftesës së formimit sekondar Cambridge ICE.
Dokumentacioni shkollor që merr nxënësi nga Cambridge Assessment International Education, departement i Univeristetit të Kembrixhit është i njohur në të gjithë botën. 

Pranimi dhe kursi i përshtatjes

Ne ju këshillojmë fort që nxënësit të vijnë që në klasën e nëntë nga shkollat e tjera, sepse programet janë dyvjeçare. Shembull: nxënësi ynë i klasës së nëntë që bën matematikën IGCSE, në fund të klasës së nëntë, ka një nivel të barabartë me vitin e dytë gjimnaz në shkolla të tjera. Në anglisht ka nivelin B2 që shteti ua kërkon studentëve të masterit. Ka një nivel të barabartë me vitin e parë gjimnaz në biologji, kimi, fizikë etj. Ndaj ju këshillojmë të vini në klasën e nëntë. Sidoqoftë pranimet janë të natyrshme edhe në klasën e dhjetë.
KURSI I PËRSHTATJES - Nxënësit duhet të dinë që synimi ynë kryesor është t'i vëmë ata në udhën e një programi të shkëlqyer, ndaj për këtë duhet një punë e madhe përgatitore, por që nuk duhet ta marrin me stres sepse ne dimë të gjejmë mënyrat, kohën se kur duhet të ndodhë kursi i përshtatjes. 

Nxënësit që do të regjistrohen pritet të kenë rezultate të larta në shkollat nga vijnë, të kenë një dëshirë dhe vullnet të vërtetë për të mësuar. Ne njihemi me dokumentacionin shkollor të nxënësit, kryejmë edhe testime në lëndët kryesore para se të vendosim për pranimin në shkollë. 

Mësuesit

Mësuesit e IGCSE-së kanë një nivel të lartë kualifikimi dhe drejtoria merr masa që nxënësit të kenë kohën e mjaftueshme sidomos me lëndët që do të jepen provim. 

Orari dhe kalendari vjetor

 

Ardhja: 7:30 - 7:50      Mësimi: 8:00 - 14:30   Largimi për në shtëpi: 14:30
Me rastin e provimeve ndërkombëtare të Kembrixhit orari mund të zgjerohet pas mësimit ose ditëve të shtuna. 


KALENDARI VJETOR
Parashkollori ynë respekton strukturën e vitit shkollor që boton Ministria e Arsimit.

Transporti

 

Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës. 

 

Çmimet dhe kursi i përshtatjes

 Çmimi i një viti shkollor 3900 euro (me transport). Nëse është pa transport është 3600 euro.
Kursi i Përshtatjes është 10 euro/ora ose 800 euro nëse paguhen 100 orë kurs përshtatjeje. Kur prindi paguan paradhënie tërë vitin, kursi i përshtatjes kushton rreth 50% më pak.  

Klasat 11,12 Cambridge A Levels - diploma Cambridge AICE

Programi dhe përfitimet

Menjëherë ju kujtojmë që të shihni faqen zyrtare të Cambridge Assessment International Education dhe veçanërisht Cambridge A Level, për informacione që kanë të bëjnë me lëndët, njohjen e tyre ndërkombëtare dhe me diplomën Cambridge AICE

Janë vetëm 5 lëndë që do të kryhen: Anglisht, matematikë, Global Perspectives dhe dy lëndë me zgjedhje të nxënësve.

Në klasën e njëmbëdhjetë (XI) bëhen pjesa Cambridge AS Level që testohet në maj 2019.

Pranimet dhe kursi i përshtatjes

Kalimi më i mirë në A Levels do të ishte nga Cambridge IGCSE, por nxënësit e shkëlqyer në anglisht dhe me rezultate të larta, mund të regjistrohen për këto programe, në vitin 11. Kusht i pranimit është vetëm shkëlqimi në klasën e dhjetë.
Kursi i përshtatjes me shkollën krijohet pasi është njohur nxënësi dhe dëshirat e tij për dy vitet që vijnë më pas, që do të thotë se nëse është i interesuar në informatikë, mundet t'i këshillohet një kurs intensiv 3-mujor i informatikës në nivelin IGCSE para se të kalojë në A Level.

Mësuesit

Niveli Cambridge A Level kërkon mësues me nivel tepër të lartë kualifikimin. "Udha e shkronjave" është e përkushtuar që t'i gjejë dhe nxënësit të marrin më të mirën. 

Orari dhe kalendari vjetor

Provimet e Kembrixhit janë në maj dhe kjo do të thotë që programi do të mbarojë plotësisht në prill, ndaj mundet të fillojë më herët se kalendari i Ministrisë dhe mundet të përfshijë edhe ditët e shtuna, në disa raste. 

Transporti

 

Transporti kryhet me GoTaxi, pra një taksi për 4 nxënës. 

Çmimi

Çmimi i një viti shkollor është 5000 euro. Prindi do të jetë i vetëdijshëm që me raste të veçanta mund të ketë edhe kosto të tjera që lidhen me lëndën e veçantë që ka zgjedhur nxënësi, ose me zgjerimin e kohës së punës e cila duhet për të arritur një cilësi tepër të lartë. Në çdo rast prindi do të jetë i informuar. 

Our Partners