Pse duhet të vini në klasën e nëntë "Udha e shkronjave"

Lexoni me vëmendje arsyetimin

Në klasën e nëntë ne fillojmë ciklin dyvjeçar të 7 programeve të zgjedhura Cambridge IGCSE, hartuar nga Cambridge Assessment International Education me synimin që në fund të klasës së dhjetë ju të mundeni të merrni dëftesën me reputacionin më të lartë në botë Cambridge ICE


Në klasën e nëntë fillojnë këto programe IGCSE: anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, gjermanisht, Cambridge Global Perspectives, teknologji informacioni dhe komunikimi. Tre nga këto lëndë do të mbarojnë në maj 2019 dhe 4 të tjera në maj 2020. 


Niveli i klasës sonë të nëntë është i jashtëzakonshëm si në mësime ashtu edhe në komunikimin që kanë me njëri-tjetrin dhe mësusit. Shihni faqen 6-9 të Kartës së Performancës për të kuptuar rezultatet e tyre. Sivjet, sapo na kanë ardhur edhe dy nxënëse të tjera të shkëlqyera.


PSE ËSHTË VONË KLASA E DHJETË?

Për nxënësit e shkollave të tjera, do të jetë njësoj sikur të mos kishin bërë një vit të tërë dhe të duan ta marrin brenda një kohe të shkurtër vitin e humbur. Asnjë shkollë tjetër nuk i merr njohuritë tona të klasës së nëntë në klasën e nëntë, por disa i marrin në të dhjetën (matematikë, biologji, kimi fizikë) ose në klasa edhe më të larta (11,12) për lëndët anglisht, informatikë, gjermanisht dhe nuk bëhet fjalë që të marrin diku Global Perspectives. 


 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

MËSO MË SHUMË PËR CAMBRIDGE IGCSE

Është me një rëndësi të jashtëzakonshme për orientimin tuaj që ju dini se çfarë përfaqëson Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit, lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve mësimore për moshat 5-19 vjeç dhe sidomos të ndaleni tek Cambridge IGCSE që ka lidhje saktësisht me nisjen tuaj të ciklit Cambridge IGCSE dhe Cambridge A Level në katër vite tepër intensive për të marrë dëftesën Cambridge ICE në klasën e dhjetë dhe diplomën ndërkombëtare Cambridg AICE në klasën e dymbëdhjetë. Më pas do të kuptoni se rezultatet e shkollës "Udha e shkronjave" si shkollë e Kembrixhit janë të shkëlqyera.

Rezultatet tona në IGCSE PËR 2018

Shkëlim në rezultatet tona në Cambridge IGCSE

Megjithëse shumica e nxënësve që marrin pjesë në kualifikimet Cambridge IGCSE ne i përgatitim në distancë përmes kurseve online, rezultatet janë këto: 

Ne patëm 45 regjistrime në provimet IGCSE në lëndët matematikë, anglisht, informatikë, biologji, kimi, Global Perspectives. 

 

Në përfundim, dolën këto përqindje në provimet IGCSE: 

16% e nxënësve morën A* në IGCSE

37% morën notat A* ose A

58% morën notat A*, A ose B

83% morën notat A*, A, B ose C. 

Notat e mira quhen A*, A, B, C.  

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Informacione bazë mbi veçoritë e klasës së nëntë

Çfarë ndodh me programet

Programet tona janë Cambridge IGCSE  në lëndët anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikimi, gjermanisht dhe Global Perspectives. Tre nga këto lëndë do të mbarojnë në fund të klasës së nëntë me certifikim Cambridge IGCSE dhe 4 të tjera në klasën e dhjetë, ku do të merret edhe dëftesa Cambridge ICE që vërteton mbarimin e edukimit sekondar.

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Kursi i përshtatjes me shkollën

Nxënësit e rinj do të kenë kursin e përshtatjes me programet e shkollës "Udha e shkronjave" i cili është 100 orë individuale dhe synon të afrojë sa më shumë nivelin e nxënësit të ri me nivelin e nxënësve ekzistues dhe me kërkesat e programeve tona.

Historiku i klasës sonë të nëntë

Është një nga klasat me rezultatet më të larta që kemi në shkollë. 6 prej tyre kanë fituar disa herë çmime në një nga garat e Olimpiadës Kombëtare. Nivelin e tyre e dalloni edhe duke shfletuar faqet 6,7,8,9 Kartën e Performancës 2017-2018, ku janë shënuar statistikat e arritjeve në klasën e tetë.

Çmimi

3900 euro me gjithë transport. Transporti sigurohet me GoTaxi. Jemi të vetmit në këtë drejtim.

Provimet

Provimet e Kembrixhit për kualifikimin Cambridge IGCSE do të jenë në maj - qershor 2019. 

Provimet Shtetërore të Lirimit në qershor 2019. 

Për regjistrim

Telefononi në 692076068 ose na shkruani në info@udhaeshkronjave.edu.al 

Regjistro emailin

Duke regjistruar emailin, ju keni mundësinë të merrni njoftime mbi të rejat nga programet, tekstet, kurset tona online, oferta të ndryshme, libra, olimpiadat, testimet e Kembrixhit etj.

Licensimet tona

Pse duhet të zgjidhni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Kursi i Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit

Në 6 shtator 2018 ne do të fillojmë një kurs tepër intensiv të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit për certifikimin Cambridge IGCSE. Në video janë Kristi Lagji dhe Earta Joca, të dy nxënës të shkëlqyer.

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Programet Cambridge IGCSE NË SHKOLLËN "UDHA E SHKRONJAVE"

Në video nxënës tanë të vitit 2015 duke folur për kualifikimet Cambridge IGCSE që ata zhvilluan në shkollën "Udha e shkronjave".

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Kursi Online Cambridge International Mathematics për IGCSE

Disa nga nxënësit që vjet zhvilluan online kursin online të matematikë dhe dhanë provimin Cambridge IGCSE. 

Në video: Jonel Hamzallari, Denis Ormënaj, Nina Ahmetaj, Flavia Tasellari, Sindi Tasellari dhe Daniel Gila.

ERA MILO, PËRMET, FITUESE E ÇMIMIT TË KONKURSIT TË RECITIMIT

 Recitimi është pjesë e konkursit "Naim Shqipëria" organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave" si pjesë e Olimpiadës XVI Kombëtare (1-9 qershor 2016) në kuadër të 170 vjetorit të Lindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri (25 maj 1846 – 25 maj 2016). 

Majla Ismailaj përshëndet Olimpiadën XV Kombëtare

Kjo përshëndetje nga nxënësja Majla Ismailaj ishte një befasi e bukur për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën XV Kombëtare "Udha e shkronjave" 2015

Sqarim i drejtorit pikërisht për nxënësit e klasës së nëntë

Kjo video u realizua ditën e Olimpiadës XVIII Kombëtare, më 8 qershor 2018. Drejtori i shkollës Artur Shkurti, sqaroi prindër të nxënësve që sapo mbaruan klasën e tetë dhe hidhen në klasën e nëntë në vitin mësimor 2018-2019, për objektivat e katërvjeçarit 2018-2022 për fëmijët e tyre, duke i sqaruar që duhet të bëjnë IGCSE në klasën e nëntë dhe të dhjetë dhe A LEVEL në klasën e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.

Poezi shqipe recituar nga personeli i ambasadës SHBA

Kristina Dimo - nxënëse e klasës së nëntë

Kristina Dimo, nxënës e klasës së nëntë të shkollës "Udha e shkronjave" e realizoi këtë interpretim në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për nxënësit e verbër të shkollës "Ramazan Kabashi" që morën pjesë në Olimpiadën XVII Kombëtare "Udha e shkronjave".

Revista "UDHA E SHKRONJAVE"

Blogu i Kembrixhit