Regjistro emailin

Nëse ne kemi emailin tuaj, mundemi t'ju njoftojmë për të rejat më të fundit që kanë të bëjnë me programet, tekstet, kurset online, olimpiadat, garat, testimet online, artikuj dhe njoftime nga arsimi.

Klasa 8 përfundon ciklin Cambridge Secondary 1

Çfarë ndodh me programet?

Përfundon anglishtja, matematika, fizika, kimia, biologjia, informatika, Global Perspectives që u përkasin ciklit Cambridge Secondary 1 që fillon në klasë të gjashtë dhe përfundon në klasën të tetë. Gjermanishtja është në vitin e tretë të punës. Programet e tjera janë sipas Ministrisë së Arsimit. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

REGJISTROHU

Kursi i Përshtatjes me Shkollën për nxënësit e rinj

Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e tetë nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale.

REGJISTROHU

Historiku i klasës sonë të tetë

Klasa jonë e tetë (2018-19) është një klasë mjaft cilësore si për nga shkëlqimi nga mësime ashtu edhe nga komunikimi që kanë me njëri-tjetrin, me mësuesit. Në këtë klasë 6 nxënës janë fitues të çmimeve në Olimpiadën Kombëtare (4 nxënës) ose në sportet që ndjekin (2 nxënës)

REGJISTROHU

Provimet Cambridge Checkpoint

Në fund të vitit, në prill 2019, kjo klasë do të zhvillojë provimet Cambridge Checkpoint në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, global perspectives dhe në informatikë. Këto provime korrigjohen në Angli dhe raportet vijnë në muajin qershor 2019. Para se të zhvillohen këto provime, klasa do të zhvillojë një grup tjetër të provimeve të Kembrixhit që i zhvillon çdo klasë dhe që janë Cambridge Progression Tests. Këto teste na japin raporte shumë të imta. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

REGJISTROHU

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare

Nxënësit do të përgatiten gjatë gjithë vitit për të konkurruar denjësisht në Olimpiadën XIX Kombëtare "Udha e shkronjave" (8 qershor 2019) por edhe në konkurset e tjera të organizuara nga ministria, drejtoria arsimore apo shoqata e matematikës.

REGJISTROHU

Çmimi

Çmimi për studimet në klasën e tetë është 3500 euro dhe përfshin transportin që kryhet me taksi (kompania GoTaxi). Për nxënësit që janë pa transport, çmimi është 3200 euro. 

REGJISTROHU

Licensimet tona

Pse duhet të zgjidhni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Fituesit nga shkolla "Udha e shkronjave" në Olimpiadë

Klasa e tetë (vjet klasa e shtatë) pati disa fitues në Olimpiadën XVIII Kombëtare: Briana Vathi, Eneid Meta, Vanesa Prifti, Greg Dilo. Ndiqni çastin e shpalljes së tyre.

Hedije Jazaj dhe Maria Qirjazi

"Balada e Zogut të Vogël të Dallëndyshes" është në programin e Olimpiadës Kombëtare. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Ballet Sprint - fitues të vendit të parë

Festivali I i Kërcimit "Vota Ime" organizuar nga "Udha e shkronjave" si pjesë e Olimpiadës XV Kombëtare, ku juria përbëhej nga nxënësit fitues të olimpiadës.

Njihuni me tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

 Njihuni me tiparet, përparësitë, vendin e shkollës "Udha e shkronjave" në sistemin arsimor shqiptar. Në video keni argumentimin se pse shkolla "Udha e shkronjave" është shkolla me shërbimet më të mira arsimore.  

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

SHKËLZEN DOLI, "ARBËRESHËS SIME"

Edhe klasa e tetë, ashtu si e gjithë shkolla "Udha e shkronjave", i kushtohet përvetësimit të vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare.

Revista "Udha e shkronjave"

Blogu i Kembrixhit