Regjistro emailin

Nëse ne kemi emailin tuaj, mundemi t'ju njoftojmë për të rejat më të fundit që kanë të bëjnë me programet, tekstet, kurset online, olimpiadat, garat, testimet online, artikuj dhe njoftime nga arsimi.

Klasa 7 në vitin e dytë të Cambridge Secondary 1 (grade 8)

Çfarë ndodh me programet?

Ne ndjekim programet e Kembrixhit, pjesë e paketës programore Cambrdige Secondary 1 ose (Cambridge Lower Secondary). Këto programe ndikojnë anglishten, matematikën, fizikën, biologjinë, kiminë, teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit dhe programin e ri Cambridge Global Perspectives. Lënda e gjermanishtes është në vitin e dytë. 

Lëndët e tjera ndjekin programet e Ministrisë së Arsimit. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

REGJISTROHU

Kursi i Përshtatjes me Shkollën për nxënësit e rinj

 Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e shtatë nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale. 

REGJISTROHU

Historiku i klasës sonë të shtatë

Kjo klasë është një klasë tepër cilësore dhe me histori shkëlqimi në shumë lëndë. Vjet ata "guxuan" e morën pjesë në provimin e anglishtes si gjuhë e parë (amtare) dhe vlerësimi në provimin e Kembrixhit (korrigjuar në Angli) ishte "shumë mirë". Tre prej nxënësve morën vlerësimin "Shkëlqyeshëm", duke treguar një nivel të lartë të anglishtes. Është një klasë që komunikon dhe bashkëpunoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mësuesit. Klasë punëtore. 

REGJISTROHU

Provimet Cambridge Progression Tests

 Në fund të vitit, në prill 2019, kjo klasë do të zhvillojë provimet Cambridge Progression Tests në lëndët anglisht, matematikë, shkencë dhe provimet e moduleve të përfunduara në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit si edhe do të dorëzojnë projektet në Global Perspectives. Në përfundim të tyre, nxënësi, prindi, shkolla merr raporte tepër të imta nga Kembrixhi që japin nivelin e nxënësit jo vetëm në nivel lënde, por edhe në nivel kapitulli dhe objektivi individual. Shihni Kartën e Performancës për më shumë.

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

REGJISTROHU

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare

 Nxënësit do të përgatiten gjatë gjithë vitit për të konkurruar denjësisht në Olimpiadën XIX Kombëtare "Udha e shkronjave" (7 qershor 2019) por edhe në konkurset e tjera të organizuara nga ministria, drejtoria arsimore apo shoqata e matematikës. 

REGJISTROHU

Çmimi

 

Çmimi për studimet në klasën e tetë është 3500 euro dhe përfshin transportin që kryhet me taksi (kompania GoTaxi). Për nxënësit që janë pa transport, çmimi është 3200 euro. 

 

REGJISTROHU

Licensimet tona

Pse duhet të zgjidhni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Bisedë me nxënësit që tani janë në klasën e shtatë

Kjo bisedë është zhvilluar sivjet, në fund të klasës së gjashtë, më 6 qershor 2018, ditën e Olimpiadës XVIII Kombëtare. Dy nga nxënësit Martin Fecani dhe Joan Haxhiu janë nxënës të klasës së shtatë sivjet në shkollën "Udha e shkronjave".
Biseda zhvillohet rreth tipareve të nxënësve të shkëlqyer: reflektimi, karakteri punëtor, karakteri krijues dhe i përgjegjshëm. Ju ftojmë ta ndiqni.

Klasa 7 dikur në festival

Klasa 7, viti 2013, në interpretimin e saj në Festivalin "Bota

Mbështetja Online e nxënësve

Forumet Online të lëndëve

Nxënësit e klasës së shtatë kanë secili një email mësimor (ofruar nga Google) dhe që u lejon atyre të futen në të gjitha forumet lëndore online (çdo lëndë ka një forum online). Aty ata marrin detyrat, notat, marrin pjesë në diskutime mësimore dhe mund të dorëzojnë punët që kanë bërë. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Kursi Online i Matematikës

Të gjithë nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" janë të regjistruara në Kursin Online të Matematikës që ka të bëjë me bazat dhe problemzgjidhjen. Përmes kursit shkolla është në dijeni të përparimit të tyre në matematikë. 

Testimet Online

Testimet Online janë një tjetër mbështetje e shkollës për të rritur cilësinë. Jemi të vetmit në Shqipëri që kemi realizuar testime online edhe për nxënës të shkollave të tjera për kontrollin e njohurive në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, anglisht, shkencë, kimi, biologji, fizikë, histori, gjeografi.

Transporti me GoTaxi

Shërbimi i transportit të nxënësve realizohet me GoTaxi. Jemi e vetmja shkollë në Shqipëri në këtë drejtim. Kjo na garanton kursim të madh kohe, komoditet, cilësi në shërbim dhe informim të prindërve që në çdo çast e dinë saktësisht se ku ndodhet makina që transporton fëmijën e tyre, duke telefonuar në 08000100.

Transporti i nxënësve "Udha e shkronjave" më 25 maj 2018

Çdo 25 maj, "Udha e shkronjave" përkujton veprën e Vëllezërve Frashëri. Më 25 maj 1846 lindi poeti kombëtar Naim Frashëri. Transportin e realizuam me kompaninë GoTaxi që çdo ditë mbulon transportin e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave"

Joni Dervishi nga "Udha e shkronjave" në Lusaka, Zambia

Joni Dervishi tregon se si ai u përball me mësimet në shkollën ndërkombëtare të Lusakës në Zambia, pasi më parë kishte studiuar në shkollën "Udha e shkronjave". Është me shumë interes çfarë ai thotë. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Klasa 7 (2016) melodi me fyell

Pjesë nga përshëndetjet e nxënësve për 7 mars 2016

Paraqitje e tipareve të shkollës "UDHA E SHKRONJAVE"

Kjo video është regjistruar në 11 maj 2018, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave", në prani të disa prindërve të interesuar për klasën e parë. Në videon 80 minuta zbërthehen tiparet kryesore të shkollës "Udha e shkronjave" në 9-vjeçare dhe në të mesme.

KURSI I NDIHMËS SË PARË "UDHA E SHKRONJAVE"

Kursi i ndihmës së parë zhvillohet nga Fatos Xhemali, mësues i edukimit fizik në shkollën "Udha e shkronjave" dhe një nga specialistët e Kryqit të Kuq për ndihmën e parë. I ftojmë lexuesit e faqes ta ndjekin sepse është me rëndësi edhe për familjet e tyre.

GRUPI ARBËRESH "KYÇET E ZEMRËS"

Revista "udha e shkronjave"

Blogu i Kembrixhit