Regjistro emailin tënd

Duke regjistruar emailin, ju keni mundësinë të merrni njoftime mbi të rejat nga programet, tekstet, kurset tona online, oferta të ndryshme, libra, olimpiadat, testimet e Kembrixhit etj.

Çfarë do të ndodhë në klasën e gjashtë 2018-19

Logoja e Kembrixhit për ciklin trevjeçar të programeve që në shkollën tonë bëhen në klasat 6,7,8.

Programet e reja Cambridge Secondary 1 dhe gjermanishtja

Klasa 6 bën nivelin 7 të Cambridge Secondary 1 (pas 6 niveleve të fillores, në klasën e pestë ka mbaruar nivelin 6). Lëndët që zhvillohen me programe, tekstet dhe kontroll të cilësisë së Kembrixhit janë anglishtja (5 orë në javë), matematika (5 orë në javë) , shkenca (5 orë në javë), teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (2 orë në javë), Global Perspectives (1 orë në javë). Ndërkohë fillon gjuha gjermane (2 orë në javë). Vijojmë edhe me lëndët e tjera histori, gjeografi, arte, sport etj.

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Regjistrohu interesin në klasën e gjashtë

Kursi i përshtatjes me shkollën

Kursi i përshtatjes me shkollën synon që nxënësit të bëjnë 100 orë mësimore individuale për t'iu afruar sa më shpejt nivelit të klasës ku nxënësi i ri do të bëjë mësim.

Nxënësi i ri, para se të regjistrohet u nënshtrohet disa testimeve që na lejojnë ne të kuptojmë se si duhet të veprojmë më tutje. 

REGJISTROHU

Mbështetja online

Çdo nxënës ka një adresë e-maili të vetën dhe me të hyn në forumin online që çdo lëndë e klasës së gjashtë ka. P.sh. Matematika 6 është një forum më vete ku brenda gjen vetëm nxënës të klasës së gjashtë të shkollës "Udha e shkronjave", mësuesen e matematikës dhe drejtorinë. Prindërit janë vëzhgues. Nxënësit marrin pjesë edhe në kurse online të tjera.
"Udha e shkronjave" është e vetmja shkollë që ka realizuar 2 ditë mësimore të plota online (7 orë mësimore) në ditët që Ministria mbylli shkollat për shkak të katastrofave natyrore.
Gjithashtu nxënësit kryejnë edhe testimet online të drejtorisë. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

REGJISTROHU

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare

"Udha e shkronjave" e garanton shkëlqimin e nxënësve të saj përmes ofrimit të konkurrencës së jashtme për nxënësit e saj. Olimpiada Kombëtare që ne organizojmë është një "mejdan" ku nxënësi ynë përballet realisht me konkurrencën e jashtme. Kështu nxënësi, prindi dhe shkolla nxjerr mësimet për më tej dhe kjo na bën të zemë vendin e parë në aftësitë e nxënësve në problemzgjidhje. Olimpiada Kombëtare synon shkëlqimin jo vetëm në matematikë, por edhe në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.

REGJISTROHU

Veprimtaritë çlodhëse, argëtuese dhe edukative

Veprimtaritë sportive, edukative, të artit, veprimtaritë që synojnë shërbimin në komunitet janë në gjendje të pasurojnë jetën e nxënësit, që ai të ketë një shëndet të mirë fizik dhe mendor. 

REGJISTROHU

Provimet dhe raportimet

Provimet kryesore janë Cambridge Progression Tests që zhvillohen në fund të vitit në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, në teknologji informacioni dhe komunikimi. Ato hartohen nga Kembrixhit, realizohen nga shkolla "Udha e shkronjave" dhe raportet e detajuara dalin nga faqja zyrtare e Kembrixhit. 

Ndërkohë nxënësit kryejnë testimet e mësuesve (minitestet, teste kapitulli, projekte) dhe teste të drejtorisë së shkollës. 

Të gjitha arritjet reflektohen në regjistrin online ku ka akses prindi, mësuesi dhe drejtoria.

REGJISTROHU

Licensimet tona

Klasa 6 fillon ciklin trevjeçar Cambridge Secondary 1

Lexoni me vëmendje

Nxënësit që futen në klasën e gjashtë të shkollës "Udha e shkronjave", kanë përfunduar ciklin Cambridge Primary. Çfarë do të thotë kjo për ta? Kanë mbaruar 6 nivele të English As a Second Language për filloren, 6 nivele të Cambridge Primary Maths, 6 nivele të Cambridge Primary Science, nivelet First Steps dhe Next Steps për Cambridge ICT Starters (teknologji informacioni dhe komunikimmi) dhe dy vite pilotitm të programit të ri botëror Cambridge Primary Global Perspectives. Kanë kryer edhe testimet Cambridge Primary Checkpoint lë lëndët anglisht, matematikë, shkencë dhe Global Perspectives dhe kanë marrë raportet si për provimeve Cambridge Progresssion Tests ashtu edhe për Cambridge Primary Checkpoints.


Në klasën e gjashtë, nxënësit e rinj që do të vijnë kanë mundësi të na bashkohen në ciklin e ri Cambridge Secondary 1 në anglisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe fillojm për herë të parë gjuhën gjermane. 


Ne i ndihmojmë nxënësit e rinj me kursin e përshtatjes me shkollën, që përfshin 100 orë individuale. 

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Logo tregon cikli trevjeçar (klasa 6,7,8)  të programeve të Kembrixhit mosah 11-14 vjeç

Logo tregon cikli trevjeçar (klasa 6,7,8) të programeve të Kembrixhit mosah 11-14 vjeç

Pse duhet të zgjidhni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Tiparet e nxënësve të shkëlqyer

Synimi i shkollës "Udha e shkronjave" është që të edukojë nxënës punëtorë, të përgjegjshëm, reflektues, krijues, të sigurtë në punën me informacionin. Për të parë praninë e këtyre aftësive, ndiqni bisedën në video. Në intervistë marrin pjesë nxënës që sivjet do të jenë në klasën e gjashtë. 

Klasa 6 "Udha e shkronjave" në Kompetencën Globale

Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" kanë një mbështetje më të mirë për të realizuar me sukses projektin e Kompetencës Globale sepse ata janë të vetmit në Shqipëri dhe jemi në të paktat shkolla në botë që kryejmë lëndën e re të sapodalë në arsimin botëror Cambridge Global Perspectives.

Festivali III I KËRCIMIT "VOTA IME"

"Ana Talent" u shpall fitues në Festivalin III të Kërcimit "Vota ime" organizuar nga "Udha e shkronjave" si pjesë e Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës XVII Kombëtare.

Çast pushimi i nxënsëve të klasës së gjashtë

Olimpiada XVII Kombëtare, 6 qershor 2017

Nxënës të klasës së gjashtë në festë e 7 marsit

Debora dhe Henri në interpretimin e tyre përshëndetës për mësuesit.

KAJTUSHA

Nxënës të klasës së gjashtë (2016) duke kërcyer vallen popullore "Kajtusha" që e kanë përgatitur vetë si përshëndetje në festën e 7 marsit.

Njihuni me tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

 Njihuni me tiparet, përparësitë, vendin e shkollës "Udha e shkronjave" në sistemin arsimor shqiptar. Në video keni argumentimin se pse shkolla "Udha e shkronjave" është shkolla me shërbimet më të mira arsimore.  

 
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

My Blog