Regjistro emailin tënd

Duke regjistruar emailin, ju keni mundësinë të merrni njoftime mbi të rejat nga programet, tekstet, kurset tona online, oferta të ndryshme, libra, olimpiadat, testimet e Kembrixhit etj.

Tiparet e punës me klasën e pestë 2018-19

Çfarë ndodh me programet

Klasa e pestë mbyll studimet e programeve që i përkasin paketës programore Cambridge Primary që ka 6 nivele në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. Vijon puna me cilësi në programet e tjera të hartuara nga Ministria e Arsimit. Sivjet kemi shtuar me 66% orët e edukimit fizik, nga 3 orë në javë në 5 orë në javë. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Kursi i përshtatjes

 Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e pestë nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale.  

Historiku i klasës sonë të pestë

Është një klasë e shkëlqyer në programet e Kembrixhit, në programet e ministrisë së arsimit dhe me rezultate të larta në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave". Marrin pjesë gjallërisht në veprimtaritë e shkollës. 

Provimet e Kembrixhit në fund të vitit

Kemi dy bashkësi provimesh: i pari Cambridge Progression Test (anglisht, matematikë, shkencë) që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga shkolla dhe ngarkohen në faqen zyrtare të Kembrixhit, ku dalin raportet individuale tepër të imta të krahasuara me mesataren globale. Provimet ndodhin në prill 2019.
Bashkësia e dytë e provimeve është Cambridge Primary Checkpoint (anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives) që hartohen nga Kembrixhi dhe korrigjohen në Angli (Cambridge), prej nga vijnë edhe raportet përkatëse në muajin qershor 2019.

Gjithashtu nxënësit do të përgatiten edhe për provimin vjetor të Ministrisë së Arsimit që pritet të ndodhë në maj 2019.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare, 5 qershor 2019

Nxënësit përgatiten gjatë gjithë vitit për shkëlqim në Olimpiadën XIX Kombëtare "Udha e shkronjave" që për klasën e pestë do të jetë në 5 qershor 2019, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale. 

Çmimi

Çmimi i një viti shkollor është 3500 euro (megjithë transport). Pa transport çmimi është 3200 euro. 

Licensimet tona

Pse duhet të ndiqni Kembrixhin? Ndiqni videon.

TIPARET E NXËNËSVE TË SHKËLQYER

Këto intervista janë realizuar me nxënës të klasës që sivjet hidhen në klasë të pestë dhe që morën pjesë në Olimpiadën XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave", më 4 qershor 2018. Pjesë e nxënësve të intervistuar ishin edhe Kiara Qirjazi, Noem Shkoza dhe Emi Gjoshi.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Isis Mullaj dhe Lorela Meta më 25 maj 2018

Çdo 25 maj, nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" nisen për në varret e Vëllezërve Frashëri për të nderuar kujtimin e tyre. Më 25 maj 1846 u lind Poeti Kombëtar Naim Frashëri dhe kjo ditë ka mbetur një ditë tradicionale për kujtimin e tyre. Në video shihni nxënëset Isis Mullaj dhe Lorela Meta që sivjet janë në klasën e pestë.

DANCE FOR LIFE

Numër kërcimi realizuar në Festivalin III të Kërcimit "Vota Ime" organizuar nga "Udha e shkronjave" si pjesë e Ceremonisë së Çmimeve të Olimpiadës XVIII Kombëtare.

ARIS BELLOVODA - DUA MË SHUMË SHQIPËRINË

Ky interpretm u bë nga Arisi si pjesë e përgatitjes së tij për konkursin e instrumentit në Olimpiadën XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave" që ishte një konkurs fakultativ, pra jo i detyrueshëm. Nxënësit e shkëlqyer të olimpiadës sollën interpretime të shkëlqyera, duke qenë një burim frymëzimi për të gjithë. 


Vallja e Rugovës

Inteprretim i nxënësve të klasës së pestë, 2015.

Transporti i nxënësve tanë me GoTaxi

 Shërbimi i transportit të nxënësve realizohet me GoTaxi. Jemi e vetmja shkollë në Shqipëri në këtë drejtim. Kjo na garanton kursim të madh kohe, komoditet, cilësi në shërbim dhe informim të prindërve që në çdo çast e dinë saktësisht se ku ndodhet makina që transporton fëmijën e tyre, duke telefonuar në 08000100. 

Transporti për veprimtari brenda Tiranës

 Çdo 25 maj, "Udha e shkronjave" përkujton veprën e Vëllezërve Frashëri. Më 25 maj 1846 lindi poeti kombëtar Naim Frashëri. Transportin e realizuam me kompaninë GoTaxi që çdo ditë mbulon transportin e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" 

EDI BERISHA PËR PROJEKTIN E KOMPETENCËS GLOBALE

Edi Berisha nga Prishtina mori pjesë në garën e Kompetencës Globale, në Olimpiadën XVII Kombëtare, 2017.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Paraqitje e shkollës "Udha e shkronjave"

Kjo video është regjistruar në 11 maj 2018, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave", në prani të disa prindërve të interesuar për klasën e parë. Në videon 80 minuta zbërthehen tiparet kryesore të shkollës "Udha e shkronjave" në 9-vjeçare dhe në të mesme. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Kursi i ndihmës së parë për nxënësit e shkollës

 Kursi i ndihmës së parë zhvillohet nga Fatos Xhemali, mësues i edukimit fizik në shkollën "Udha e shkronjave" dhe një nga specialistët e Kryqit të Kuq për ndihmën e parë. I ftojmë lexuesit e faqes ta ndjekin sepse është me rëndësi edhe për familjet e tyre. 

REVISTA "UDHA E SHKRONJAVE"

BLOGU I KEMBRIXHIT