Regjistro emailin tënd

Nëse ne kemi emailin tuaj, mundemi t'ju njoftojmë për të rejat më të fundit që kanë të bëjnë me programet, tekstet, kurset online, olimpiadat, garat, testimet online, artikuj dhe njoftime nga arsimi.

Vështrim i përgjithshëm mbi klasën e katërt

Çfarë ndodh me programet

Klasa e katërt kryeni nivelin 5 të programeve të paketës programore Cambridge Primary (me 6 nivele) në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. Vijon puna me cilësi në programet e tjera të hartuara nga Ministria e Arsimit. Sivjet kemi shtuar me 66% orët e edukimit fizik, nga 3 orë në javë në 5 orë në javë. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Kursi i Përshtatjes me shkollën për nxënësit e rinj

 Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e katërt nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale. Puna përqëndrohet kryesisht në anglisht, matematikë, shkencë dhe informatikë.

Historiku i klasës sonë të katërt

Klasa e katërt është një klasë kompakte dhe shumica aty janë që nga klasa e parë. Rezultatet e Kembrixhit për klasën e tretë tregojnë se ata janë 12% më lart në përgjithësi nga mesatarja globale, 10% më shumë në anglisht, 18% më shumë në matematikë dhe 7% më shumë në shkencë. Klasa e katërt ka edhe një sjellje shembullore: mësuesit lëvdojnë aftësinë e tyre për të dëgjuar dhe për të reaguar me përgjegjësi ndaj detyrave që u ngarkon shkolla. 

Provimet e Kembrixhit në fund të vitit

Në muajin prill 2019, do të zhvillohen si çdo vit provimet Cambridge Progression Test (anglisht, matematikë, shkencë) që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga shkolla dhe ngarkohen në faqen zyrtare të Kembrixhit, ku dalin raportet individuale tepër të imta të krahasuara me mesataren globale.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare, 4 qershor 2019

Nxënësit e klasës së katërt përgatiten gjatë gjithë vitit për shkëlqim në Olimpiadën XIX Kombëtare "Udha e shkronjave" që për klasën e katërt do të jetë në 4 qershor 2019, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.  

Ata do të përgatiten edhe për konkurrime të tjera lokale ose kombëtare.

Çmimi

Çmimi me transport është 3500 euro.
Pa transport çmimi është 3200 euro.

Licensimet tona

Pse duhet të ndiqni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Tiparet e nxënsve të shkëlqyer

 Këto intervista janë realizuar me nxënës të klasës që sivjet hidhen në klasë të katërt dhe që morën pjesë në Olimpiadën XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave", më 3 qershor 2018. Ata flasin për karakterin e tyre punëtor, për reflektimet, për përgjegjësinë që ndiejnë, apo për krijimet gjatë një viti.

Aislin Kasneci dhe Lisa Krasniqi më 25 maj 2018

 Çdo 25 maj, ditën e lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri  (25 maj 1846) shkolla "Udha e shkronjave" organizon ceremoninë e nderimit të Veprës së Vëllezërve Frashëri. Në video nxënëset Aislin Kasneci dhe Lisa Krasniqi që sivjet do të jenë në klasën e katërt, duke recituar Lutjen e Naim Frashërit.  

TRANSPORTI I NXËNËSVE TANË ME GOTAXI

Shërbimi i transportit të nxënësve realizohet me GoTaxi. Jemi e vetmja shkollë në Shqipëri në këtë drejtim. Kjo na garanton kursim të madh kohe, komoditet, cilësi në shërbim dhe informim të prindërve që në çdo çast e dinë saktësisht se ku ndodhet makina që transporton fëmijën e tyre, duke telefonuar në 08000100.  

TRANSPORTI PËR VEPRIMTARI BRENDA TIRANËS

 Çdo 25 maj, "Udha e shkronjave" përkujton veprën e Vëllezërve Frashëri. Më 25 maj 1846 lindi poeti kombëtar Naim Frashëri. Transportin e realizuam me kompaninë GoTaxi që çdo ditë mbulon transportin e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave"  

PARAQITJE E TIPAREVE TË SHKOLLËS "UDHA E SHKRONJAVE"

Kjo video është regjistruar në 11 maj 2018, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave", në prani të disa prindërve të interesuar për klasën e parë. Në videon 80 minuta zbërthehen tiparet kryesore të shkollës "Udha e shkronjave" në 9-vjeçare dhe në të mesme.  

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të Kembrixhit të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.  

UDHËT E ATDHEUT MË THËRRASIN

Udha më thërret shtigjeve të reja. Vala e një lumi po më thotë "Eja". Toka jonë e bukur hapet valë-valë. Zërat më urojnë "Bir-o, ardhsh i bardhë!". Qielli është i kthjellët si një sy fëmije. Toka rrit për ne fjalë dashurie.