Regjistrohu në klasën e tretë "udha e shkronjave"

Kursi i përshtatjes me shkollën

image294

Nxënësve të rinj që vijnë në klasën e tretë u ofrohet kursi i përshtatjes me shkollën "Udha e shkronjave" që është 100 orë mësimore individuale në lëndët anglisht, matematikë dhe shkencë.

Shkëlqim i garantuar

image295

Shkëlqimi në shkollën "Udha  e shkronjave" garantohet nga një seri masash që ne kemi marrë për të patur programe të shkëlqyera të Kembrixhit, mësimdhënie dhe kontroll ndërkombëtar cilësie dhe mbështetje nga Cambridge Assessment International Education.

Shkëlqim në Olimpiadën Kombëtare

image296

Mbajtja nën kontroll e shkëlqimit bëhet jo vetëm përmes testimeve ndërkombëtare (Cambridge Progression Tests) por edhe përmes pjesëmarrjes në Olimpiadën Kombëtare në katër gara: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.

Tipare të klasës së tretë "Udha e shkronjave"

image297

Çfarë ndodh me programet në klasën e tretë "Udha e shkronjave"

 Klasa e tretë kryen nivelin 4 të programeve të paketës programore Cambridge Primary (me 6 nivele) në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. Vijon puna me cilësi në programet e tjera të hartuara nga Ministria e Arsimit. Sivjet kemi shtuar me 66% orët e edukimit fizik, nga 3 orë në javë në 5 orë në javë. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

 

REGJISTROHU

Kursi i Përshtatjes me shkollën për nxënësit e rinj

 Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e tretë nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale. Puna përqëndrohet kryesisht në anglisht, matematikë, shkencë dhe informatikë. 

REGJISTROHU

Historiku i klasës sonë të tretë

Klasa e tretë realizon nivelin 4 të paketës programore Cambridge Primary që përfshin lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji e informacionit dhe komunikimit dhe Global Perspectives si edhe programet e Ministrisë së Arsimit. Një klasë me një nivel të lartë mësimor, mjaft të gjallë dhe optimistë në kryerjen e detyrave.

REGJISTROHU

Provimet e Kembrixhit në fund të vitit

 

Në muajin prill, do të zhvillohen si çdo vit provimet Cambridge Progression Test (anglisht, matematikë, shkencë) që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga shkolla dhe ngarkohen në faqen zyrtare të Kembrixhit, ku dalin raportet individuale tepër të imta të krahasuara me mesataren globale.

 

REGJISTROHU

Pjesëmarrja në Olimpiadën XX Kombëtare, 3 qershor 2020

Nxënësit e klasës së tretë (2019-20) do të përgatiten gjatë gjithë vitit për shkëlqim në Olimpiadën XX Kombëtare "Udha e shkronjave" që për klasën e tretë do të jetë në 3 qershor 2020, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.  

Ata do të përgatiten edhe për konkurrime të tjera lokale ose kombëtare.

REGJISTROHU

Çmimi

Çmimi për klasën e gjashtë është 3200 euro pa transport dhe  për transportin paguhet jo më pak se 450 euro.

REGJISTROHU

Licensimet tona

image298
image299
image300
image301
image302
image303

Pse duhet të ndiqni Kembrixhin? Ndiqni videon.

Çmimet që klasa e tretë mori në olimpiadën e klasës së dytë

Tre nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" që tani hidhen në klasën  e tretë fituan çmime në Olimpiadën XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave", më 2 qershor 2018. Ceremonia e çmimeve u zhvillua në datën 30 qershor 2018 në mjediset e Hotel Tirana International.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Tiparet e nxënësve të shkëlqyer

Nxënësit që shihni në intervista sivjet hidhen në klasën e tretë. Intervista synon të mësojë nga nxënësit karakterin e tyre reflektues, punëtor, të përgjegjshëm dhe krijues. Në intervistë marrin pjesë disa nga nxënësit e Olimpiadës XVIII Kombëtare, që në 2 qershor 2018, realizuan olimpiadën kombëtare. Në të marrin pjesë edhe nxënëset tona Abigail Michelle Bilbili, Eden Lula dhe Alkuna Shkoza. 


Alkuna dhe Eden në 25 maj 2018 tek Vëllezërit Frashëri

Çdo 25 maj, ditën e lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri  (25 maj 1846) shkolla "Udha e shkronjave" organizon ceremoninë e nderimit të Veprës së Vëllezërve Frashëri. Në video nxënëset Alkuna Shkoza dhe Eden Lula që sivjet do të jenë në klasën e tretë. 

KLASA 3 NË KOMPETENCËN GLOBALE

Nxënësit e klasës së tretë shpjegojnë organizimin e tyre për të kryer projektin e Kompetencës Globale që iu kushtua "Të drejtave të fëmijëve". Nxënësit ndihmuan nxënësit e shkollave të Elbasanit "Sulë Misiri" dhe "Xhaferr Hakani". Nxënësit në video tani hidhen në klasën e pestë (viti 2018-19). 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Ti Shqipëri më ep nder - Marlin Nano

Marlini e hapi ceremoninë e çmimeve të Olimpiadës XIII Kombëtare, 2013. Marlini tani është klasën e nëntë të shkollës "Udha e shkronjave"

GLO DANCE - FITUES I VENDIT TË DYTË NË FESTIVALIN "VOTA IME"

Festivali i grupeve të kërcimit "Vota ime" organizohet nga shkolla "Udha e shkronjave". Në video shihni fituesit e vendit të dytë në festivalin e vjetshmë, Glo Dance. Juria përbëhej nga nxënësit fitues të Olimpiadës XVII Kombëtare 2017.

PARAQITJE E TIPAREVE TË SHKOLLËS "UDHA E SHKRONJAVE"

Kjo video është regjistruar në 11 maj 2018, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave", në prani të disa prindërve të interesuar për klasën e parë. Në videon 80 minuta zbërthehen tiparet kryesore të shkollës "Udha e shkronjave" në 9-vjeçare dhe në të mesme.  

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Regjistro emailin tënd

Duke regjistruar emailin, ju keni mundësinë të merrni njoftime mbi të rejat nga programet, tekstet, kurset tona online, oferta të ndryshme, libra, olimpiadat, testimet e Kembrixhit etj.

REVISTA "UDHA E SHKRONJAVE"

Blogu i Kembrixhit