Regjistrohuni në klasën e dytë "udha e shkronjave"

Kurs përshtatjeje me shkollën

image272

Nxënësve të rinj  u ofrohet kursi i përshtatjes me shkollën që përfshin 100 orë individuale mësimore në lëndët anglisht, matematikë, shkencë.

Niveli 3 i Cambrige Primary

image273

55% e programit dhe e kohës mësimore u kushtohet lëndëve të programit të Kembrixhit, niveli 3 i Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives)

Shkëlqim në Olimpiadë Kombëtare

image274

Nxënësit e klasës së dytë mbajnë nën kontroll shkëlqimin e tyre duke konkurruar në katër gara të Olimpiadës Kombëtare në gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe Kompetencë Globale.

Tiparet e klasës së dytë "UDHA E SHKRONJAVE"

image275

Çfarë ndodh me programet në klasën e dytë "Udha e shkronjave"

Klasa e dytë kryen nivelin 3 të programeve të paketës programore Cambridge Primary (me 6 nivele) në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. Vijon puna me cilësi në programet e tjera të hartuara nga Ministria e Arsimit. Sivjet kemi shtuar me 66% orët e edukimit fizik, nga 3 orë në javë në 5 orë në javë.  

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Kursi i Përshtatjes me shkollën për nxënësit e rinj

Nxënësit e rinj që duan të na bashkohen në klasën e dytë nuk duhet të kenë "frikë" për ballafaqimin me këto programe. Pasi ne sigurohemi që ata janë nxënës shumë të mirë të shkollave të tyre është detyra jonë që t'i përshtatim me programet tona dhe këtë ne e sigurojmë përmes Kursit të Përshtatjes me shkollën. Kursi i përshtatjes me shkollën përfshin 100 orë individuale. Puna përqëndrohet kryesisht në anglisht, matematikë, shkencë dhe informatikë.  

Historiku i klasës sonë të dytë

 Klasa e dytë realizon nivelin 3 të paketës programore Cambridge Primary që përfshin lëndët anglisht, matematikë, shkencë, teknologji e informacionit dhe komunikimit dhe Global Perspectives si edhe programet e Ministrisë së Arsimit.  Nxënës me përgatitje të lartë, të sjellshëm dhe komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe me mësuesit, zbatojnë me dëshirë porositë që u jepen. 

Provimet e Kembrixhit në fund të vitit

Në muajin prill, do të zhvillohen si çdo vit provimet Cambridge Progression Test (anglisht, matematikë, shkencë) që hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga shkolla dhe ngarkohen në faqen zyrtare të Kembrixhit, ku dalin raportet individuale tepër të imta të krahasuara me mesataren globale. 

Pjesëmarrja në Olimpiadën XIX Kombëtare, 2 qershor 2020

 Nxënësit e klasës së dytë do të përgatiten gjatë gjithë vitit për shkëlqim në Olimpiadën XX Kombëtare "Udha e shkronjave" që për klasën e dytë do të jetë në 2 qershor 2020, në lëndët gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale.  

Ata do të përgatiten edhe për konkurrime të tjera lokale ose kombëtare.

Çmime

Çmimi për klasën e dytë është 3200 euro pa transport. Transporti kushton jo më pak se 450 euro.

Licensimet tona

image276
image277
image278
image279
image280
image281

Pse duhet të ndiqni kembrixhin? Ndiqni videon.

Tiparet e nxënësve të shkëlqyer

Në këto intervista ku janë edhe Dea Vladi dhe Matias Prifti (sivjet në klasën e dytë) dalin në pah reflektimet e nxënësve për shkollën, për karakterin punëtor, për përgjegjësitë që ndiejnë dhe për karakterin krijues.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilave u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Transporti i nxënësve me taksi (gotaxi)

Shërbimi i transportit të nxënësve realizohet me GoTaxi. Jemi e vetmja shkollë në Shqipëri në këtë drejtim. Kjo na garanton kursim të madh kohe, komoditet, cilësi në shërbim dhe informim të prindërve që në çdo çast e dinë saktësisht se ku ndodhet makina që transporton fëmijën e tyre, duke telefonuar në 08000100.   

TRANSPORTI PËR VEPRIMTARI BRENDA TIRANËS

  Çdo 25 maj, "Udha e shkronjave" përkujton veprën e Vëllezërve Frashëri. Më 25 maj 1846 lindi poeti kombëtar Naim Frashëri. Transportin e realizuam me kompaninë GoTaxi që çdo ditë mbulon transportin e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave"   

Njihuni me tiparet e shkollës "Udha e shkronjave"

 Njihuni me tiparet, përparësitë, vendin e shkollës "Udha e shkronjave" në sistemin arsimor shqiptar. Në video keni argumentimin se pse shkolla "Udha e shkronjave" është shkolla me shërbimet më të mira arsimore.  

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

25 maj 2018 - Nderimi i Vëllezërve Frashëri

Edhe nxënësit e klasës së parë, që sivjet janë klasë të dytë, morën pjesë bashkë me nxënësit e gjithë shkollës në ceremoninë e nderimit të Vëllezërve Frashëri në ditën tradicionale të nderimit të tyre më 25 maj.

Regjistro emailin

Duke regjistruar emailin, ju keni mundësinë të merrni njoftime mbi të rejat nga programet, tekstet, kurset tona online, oferta të ndryshme, libra, olimpiadat, testimet e Kembrixhit etj.

Revista "Udha e shkronjave"

Blogu i Kembrixhit