Klasa 10 drejt dëftesës më të njohur në botë Cambridge ice

Përshkrim i programeve

Detyra e klasës së dhjetë  është të punojë me këto lëndë dhe programe Cambridge IGCSE. Çdo fjalë është link për tek programi përkatës i Kembrixhit: 

Provimet e Kembrixhit

Provimet realizohen në tre sezone nëntor 2018, qershor 2019, nëntor 2019. Provimet IGCSE kryhen nga Cambridge Assessment International Education në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave" që është e licensuar prej saj për të realizuar regjistrimin, përgatitjen, ditën e provimit, postimin, marrjen dhe shpërndarjen e rezultateve. Korrigjimet bëhen në Kembrixh të Anglisë. 

Dëftesa Cambridge ICE

Për t'u njohur me rëndësinë e dëftesës Cambridge ICE dhe me kriteret për ta marrë atë, klikoni linkun.

Çfarë ndodh pas klasës së dhjetë?

Fillon programi dyvjeçar Cambridge A Level me synimin për të marrë diplomën Cambridge AICE.

A ka shembuj suksesi në këtë drejtim?

Nxënës që kanë marrë provimet IGCSE dhe A Level po shtohen. "Udha e shkronjave" bashkëpunon me grupin më të shkëlqyer nga Shqipëria, me nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Kombëtare. Por një shembull suksesi i veçantë është ai i Nensi Shkurtit që është e vetmja që i deshi 7 lëndë IGCSE dhe 3 lëndë A Level dhe sivjet u pranua në disa nga universitetet më të mira në botë (University of Toronto, King's College London, University of Sydney). Lexoni artikullin e saj "Përvoja ime me programin e shkëlqimit për gjimnazistët e shkollës "Udha e shkronjave"

Nuk ka mbetur shumë kohë për regjistrim

Telefononi në 692076068 ose vizitoni shkollën "Udha e shkronjave" në adresën rruga "Qemal Stafa", 124, (pranë shkollës "E kuqe"). 

Klasa do të jetë me 6 nxënës (por të shkëlqyer). Këto programe nuk kalohen nga nxënës mesatarë. 

Pse duhet të zgjidhni programet e Kembrixhit dhe kembrixhin?

Vlerat e programit Cambridge IGCSE në informatikë

Earta (studion për informatikë në Tiranë) dhe Kristi (tani studion në Kanada) kanë qenë nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" që i kanë kryer disa nga programet Cambridge IGCSE.

Nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" që studiuan IGCSE

Xhovana, Marini dhe Nensi kanë kryer me sukses disa progame Cambridge IGCSE dhe ata tregojnë përvojën e tyre me to.