Regjistro interesin dhe më poshtë shih informacionin

Tre vjet - mbi 15 certifikime ndërkombëtare cAMBRIDGE IGCSE, aS LEVEL, A LEVEL

Viti i parë (klasa 10) - 7 lëndë IGCSE dhe dëftesë Cambridge ICE

Në vitin e parë përfundojnë 8 certifikime IGCSE: anglisht, gjermanisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji informacioni dhe komunikim dhe Global Perspectives. Merret dëftesa Cambridge ICE.

Viti i dytë (klasa 11) - Cambridge As Level

Certifikohen 5 lëndë me certifikatën Cambridge As Level. Viti i parë i programit dyvjeçar Cambridge A Level.

Viti i tretë (klasa 12) - Cambridge A Level dhe diploma Cambridge AICE

Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" plotësojnë kushtet e diplomës Cambridge AICE, më e njohura në botë.

Kliko për të lexuar një artikulli nga drejtori i shkollës Artur shkurti

Pse duhet të regjistroheni në të mesmen "Udha e shkronjave"

image190

Certifikimet Cambridge IGCSE dhe A LEVEL ju çojnë në toplistë botërore

Klasa 10 realizon 7 certifikime Cambridge IGCSE dhe merr  dëftesën me njohjen më të lartë në botë Cambridge ICE.  Klasa 11, 12 realizon Cambridge A Level në pesë lëndë dhe merret diploma Cambridge AICE.

Cilësi e garantuar nga Cambridge Assessment International Education

"Udha e shkronjave" është shkollë zyrtare e Kembrixhit (numri AL007) miratuar nga Cambridge Assessment International Education në korrik 2012. Programet, metodologjia e mësimdhënies, kualifikimet, zhvillimi profesional, procesi certifikues realizohet nga Cambridge Assessment International Education.

"Udha e shkronjave" ka një histori suksesi si shkollë e mesme e Kembrixhit

"Udha e shkronjave" tashmë ka certifikuar me IGCSE dhe A Level një numër të konsiderueshëm nxënësish të shkëlqyer. 

Me dosjen tonë nxënësit kanë fituar vende në universitete të toplistës botërore

Gjatë vitit 2018, pranimet ishin në Universitetin e Torontos (Kanada), Universitetin e Sidneit (Australi), Universitetin Kings College Londër (Angli),  Universiteti i Denverit (SHBA), në Universitetin Jacobs (Bremen, Gjermani). 

Klasa e nëntë që kalon në klasën e dhjetë ka një nivel të shkëlqyer

Klasa e dhjetë do të formohet mbi bazën e klasës së nëntë që kemi:  Klaudia, Jora, Uesli, Arisa, Hedja, Toni, Henri, Marlin. Kjo klasë në maj 2019 certifikohet në 3 lëndë  anglisht (0511), matematikë (0607),   teknologji informacioni dhe komunikimi (0417) . Klasa e nëntë është e shkëlqyer në mësime dhe në sjellje. 

Kemi një program të shkëlqyer përshtatjeje për nxënësit e rinj që do të vijnë

Megjithëse nxënësit e rinj që do të vijnë do të merren nga shtresa e nxënësve të shkëlqyer, ne e dimë që shumë prej tyre kanë bërë programe që janë më mbrapa me ritmin e programeve tona dhe nuk kanë realizuar 3 certifikimet që klasa jonë e nëntë i ka realizuar, ndaj shkolla "Udha e shkronjave" ka përgatitur programin e përshtatjes që është tepër intensiv dhe do të përfundojë që këto certifikime të merren në sezonin e muajit tetor, nëntor.

Paraqitje e klasës së dhjetë "Udha e shkronjave"

Në këtë video do të njiheni me përshtypjet e nxënësve që do të hapin klasën e dhjetë rreth përvojës së deritanishme me shkollën "Udha e shkronjave" si edhe me disa nga paraqitjet e programeve nga ana e mësuesve të shkollës.

tre provimet e para që do të bëni deri në datën më 26 tetor

Cambridge International Mathematics IGCSE (0607)

image191

Datat e provimeve për nxënësit e rinj të klasës së dhjetë 2, 7 dhe 11 tetor 2019.  

Programin e gjeni në këtë LINK.

English as a Second Language IGCSE (0511)

image192

 Datat e provimeve për nxënësit e rinj të klasës së dhjetë  15, 17  tetor dhe 2019.  

Programin e gjeni në këtë LINK

Information and Communicaton Technology IGCSE (0417)

image193

 Datat e provimeve për nxënësit e rinj të klasës së dhjetë  15, 17  tetor dhe 2019.  

Programin e gjeni në këtë LINK. 

kalendari, orari, provimet, librat, çmimi

image194

Fillojmë më herët (26 gusht), mbarojmë më herët (31 maj)

Klasa 10 do të fillojë mësimet në 26 gusht 2019 dhe do të përfundojë në 31 maj 2020.  

Ky kalendar i siguron nxënësit të ri kohë për përgatitje të mirë për provimet e tetorit dhe të majit 2020 për certifikimin Cambridge IGCSE.

Orari ditor

Çdo ditë mësimet fillojnë në orën 8:00 dhe përfundojnë në 14:30, duke realizuar 7 orë mësimore nga 45 minuta, 4 pushime nga 5 minuta, një pushim 15 minuta dhe një pushim 40 minuta.

Provimet e Kembrixhit realizohen në tetor-nëntor dhe maj-qershor

Në provimet e tetor, nëntor do të hyjnë kryesisht nxënësit e rinj që nuk i kanë realizuar 3 certifikimet IGCSE në anglisht, matematikë,  teknologji informacioni dhe komunikimi.

Në provimet e majit hyjnë të gjithë nxënësit e klasës së dhjetë për lëndët gjermanisht (ose gjuhë tjetër e huaj), biologji, kimi, fizikë dhe Global Perspectives. 

Librat

Librat me të cilat punojmë janë ose nga Oxford University Press ose nga Cambridge University Press dhe janë kryesisht të miratuar nga Cambridge Assessment International Education.

Mësimdhënia në anglisht

Stafi mësimdhënës i shkollës është shqiptar dhe ai është i përkushtuar të përgatitë nxënësit në çdo lëndë në gjuhën angleze. 

Çmimet e shkollës, të provimeve dhe të librave

Tarifa për klasën e dhjetë është 4100 euro (pa transport).  Çmimi i transportit jo më pak se 450 euro. Çmimet e provimeve janë 200 euro për lëndë. Librat kushtojnë afërisht 35 euro për lëndë.

Disa artikuj me interes për t'u lexuar nga prindërit

Çfarë duhet të dijë një gjimnazist

image195

Artikulli "10 gjëra që një gjimnazist duhet t'i dijë" është një artikull shumë i mirë për këshillimin e karrierës. 

Jemi një shkollë e shkëlqyer

image196

Artikulli "Udha e shkronjave" një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit" analizon rezultatet tona vitin 2017-2018.

Cambridge Global Perspectives

image197

Lënda Global Perspectives vijon deri në fund të gjimnazit dhe dy kualifikime (pra certifikime). 

Lexoni nga Cambridge në këtë LINK ose nga "Udha e shkronjave" në këtë LINK.

Një histori suksesi

image198

Artikulli "Përvoja ime me programin e shkëlqimit "Udha e shkronjave" synon të argumentojë lidhjen që kanë certifikimet ndërkombëtare me suksesin në pranimet në universitetet e toplistës botërore.

Lajmet e rreme çojnë në shkollime të rreme

image199

Artikulli "Fake News" nga shkolla private për maturën shtetërore, synon të argumentojë një lloj i veçantë i gënjeshtrës së shkollës private. 

Njohja e Kembrixhit në SHBA, MB, Kanada, Australi etj.

image200

Artikulli "Njohjet e Kembrixhit në shtete të caktuara" tregon sa lart vlerësohen kualifikimet e Kembrixhit në pranimet, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi.

Ku ndodhet "Udha e shkronjave"

Artikuj nga "Udha e shkronjave"

Pse duhet të zgjidhni programet e Kembrixhit dhe kembrixhin?

Vlerat e programit Cambridge IGCSE në informatikë

Earta (studion për informatikë në Tiranë) dhe Kristi (tani studion në Kanada) kanë qenë nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" që i kanë kryer disa nga programet Cambridge IGCSE.

Nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" që studiuan IGCSE

Xhovana, Marini dhe Nensi kanë kryer me sukses disa progame Cambridge IGCSE dhe ata tregojnë përvojën e tyre me to.