Regjistro emailin

Duke regjistruar emailin tuaj, ju na lejoni ne t'ju njoftojmë për të rejat më të fundit në programe, kurse, olimpiada, botimet, testime.

Licensimet tona

Parashkollori "udha e shkronjave"

Parashkollori "Udha e shkronjave" - shkëlqim dhe gëzim

"Udha e shkronjave" është Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, është organizatore e Olimpiadës Kombëtare të Parashkollorëve. "Udha e shkronjave" e vetmja shkollë me botimet e saj për parashkollorët.

Shkëlqimi

Shkëlqimi tek ne nuk është premtim, është një përvojë dhe udhë e kryer tashmë. Shkëlqimin ne e realizojmë përmes programeve të shkëlqyera, përmes materialeve mësimore të shkëlqyera, përmes stafit të shkëlqyer, përmes organizimit të shkëlqyer të punës.
Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN.

Gëzimi

Gëzimi i ditës, muajit, vitit, dhe tërë jetës shkollore është i planifikuar në shkollën "Udha e shkronjave". Jeta e bukur e parashkollorit dhe e çdo nxënësi në shkollën tonë realizohet përmes kohës dhe organizimit që i lihet në dispozicion gëzimit, argëtimit, veprimtarive çlodhëse, që janë në gjendje të ndikojnë thellë shëndetin mbendor të fëmijëve.

Çfarë e bën të shkëlqyer parashkollorin "Udha e shkronjave"?

Kryejmë nivelin 1 të Cambridge Primary

Parashkollori ynë kryen nivelin 1 të fillores së Kembrixhit (Cambridge Primary). Kjo përfshin lëndët: anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe Global Perspectives. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Shkëputje e madhe në matematikë, shkencë, anglisht, informatikë

"Udha e shkronjave" krijon menjëherë shkëputje nga shkollat e tjera dhe kjo ndodh kryesisht në bazë të programeve tona të parashkollorit.  Matematika, shkenca që tek ne bëhet në klasën parashkollore, në programet shtetërore e gjen në klasën e parë. Anglishtja që tek ne bëhet në parashkollor, në programet shtetërore e gjen në klasën e tretë dhe të katërt. Informatika nuk bëhet si lëndë në programet shtetërore deri në klasën e pestë. Aftësitë e Shekullit 21 (kërkimi, analiza, reflektimi, vlerësimi, komunikimi dhe bashkëpunimi).  

Arti dhe sporti zhvillohen në nivel të lartë profesional

Sporti zhvillohet thuajse çdo ditë dhe me mësues specialistë të veçantë. Sivjet ne do të kemi dy mësues të sportit, një për djem dhe një për vajza. Artet (muzikë, pikturë, teatër) zhvillohen nën kujdesin e mësuesit të veçantë specialist të artit. 

Më 20 prill 2019, do të kemi Olimpiadën XII Kombëtare

"Udha e shkronjave" është organizatore e Olimpiadës Kombëtare për parashkollorët prej 12 vjetësh dhe nxënësit tanë parashkollorë përgatiten  për këtë gjatë gjithë vitit në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. 

Veprimtari çlodhëse të shumta

Gjatë vitit nxënësit parashkollorë zhvillojnë veprimtari të shumta edukative dhe çlodhëse brenda dhe jashtë shkollës. 

Cilësi mësimdhënieje

"Udha e shkronjave" është qendër e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve dhe ajo punon jashtëzakonisht shumë që të mësuesit të jenë të zgjedhur dhe të trainuar mirë për të arritur objektivat e shkollës.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Çfarë ofrohet në parashkollorin tonë?

Programe nga Cambridge Assesment International Education

Cambridge Primary English (stage 1), Cambridge Primary Maths (stage 1), Cambridge Primary Science (stage 1), Cambridge ICT Starter (Information and Communication Technology), Cambridge Primary Global Perspectives. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Programe të shkollës "Udha e shkronjave"

Abetarja, edukimi figurativ, edukimi muzikor, edukata fizike, aftësimi teknologjik

Librat mësimore

Janë botime të Cambridge University Press, Oxford University Press dhe nga "Udha e shkronjave".

Orari

7:30-8:00 Ardhja në shkollë (GoTaxi)

8:00 - 8:45 - Lexime 

8:50 - Mëngjesi

9:15-12:10 - Mësime të ndryshme

12:10 - 12:50 - Pushim spontan

12:50 - dreka 

13:15 - 14.30 - Mësime të ndryshme

Mësuesit

Mësuese kryesore është Lumanie Muhametaj e ndihmuar nga mësuesi i anglishtes, artit dhe sportit.

Çmimi dhe regjistrimi

Pagesa vjetore 2800 euro përfshin mësimin, transportin (me GoTaxi) dhe ushqimin.
Për regjistrim, duhet paraqitur një certifikatë lindje dhe kopje e dëshmisë së vaksinimit. 

Pjesëmarrja në Olimpiadën Kombëtare të Parashkollorve

Olimpiada Kombëtare e Parashkollorëve "Udha e shkronjave" është pjesë edhe e shkëlqimit edhe e gëzimit që ne u ofrojmë nxënësve të shkëlqyer parashkollor nga Tirana dhe nga rrethet. Ndiqni videon.

UDHËZUES PËR PARASHKOLLORËT QË MARRIN PJESË NË OLIMPIADË

Kjo video është bërë në shkollën "Udha e shkronjave" me nxënës të klasës së parë për ta patur nxënësit parashkollorë që do të marrin pjesë në olimpiadë. Çdo vit, ne ua postojmë këtë video. Olimpiada XII Kombëtare do të jetë në 20 prill 2019. 

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Paraqitje e shkollës "Udha e shkronjave"

Njihuni me tiparet, përparësitë, vendin e shkollës "Udha e shkronjave" në sistemin arsimor shqiptar. Në video keni argumentimin se pse shkolla "Udha e shkronjave" është shkolla me shërbimet më të mira arsimore.

 Lexoni artikullin "Udha e shkronjave" - një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit, ku bëhet analiza e rezultateve ndërkombëtare të cilat u është nënshtruar shkolla "Udha e shkronjave". Klliko LINKUN

Transporti i nxënësve parashkollorë

Jemi e vetmja shkollë në Shqipëri që e kryejmë transportin me taksi (kompania GoTaxi), që siguron shpejtësi, komoditet dhe informim të prindërve në çdo çast. 

REGJISTROHU

There's much to see here. So, take your time, look around, and learn all there is to know about us. We hope you enjoy our site and take a moment to drop us a line.

Ju përshëndesim

Përshëndetim fëmijët parashkollorë me këtë kërcim që grupi "Indian Spirit Kids" e kryen në Festivalin III të Kërcimit "Vota Ime" organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave", më 2017

Revista "UDHA E SHKRONJAVE"

Blogu i Kembrixhit

Na kontaktoni

Na shkruaj diçka

Do të ishte më mirë nëse na vizitoni në shkollë

Është mjaft e rëndësishme biseda në shkollë. Kujdesemi të gjejmë kohën për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja. 

Mundohuni të lini më parë takim në adresën info@udhaeshkronjave.edu.al ose duke telefonuar në 0692076068

UDHA E SHKRONJAVE

rruga Qemal Stafa, 124, Tiranë.

355 692076068

Orari

Mon

By Appointment

Tue

09:00 – 17:00

Wed

09:00 – 17:00

Thu

09:00 – 17:00

Fri

09:00 – 17:00

Sat

Closed

Sun

Closed