Mirë se erdhët
"Udha e shkronjave" ® Cambridge International School
E mesme dhe 9-vjeçare, me programe dhe kualifikime nga Cambridge Asssessment International Education.
Signed in as:
filler@godaddy.com
E mesme dhe 9-vjeçare, me programe dhe kualifikime nga Cambridge Asssessment International Education.
Klan News ka realizuar këtë emision për shkollën "Udha e shkronjave" më 24 gusht 2024
1/7
Më 17 qershor 2022, në sallën "Consortium" të Hotel Tirana International, u organizua me Mbledhja e Përgjithshme staf - prindër - nxënës. Pegi Mara, Arlind Tandili dhe Blerti Zotaj janë tre nga nxënësit e klasës së dhjetë që sivjet realizuan 6 certifiime Cambridge IGCSE duke e çuar në 9 numrin e certifikime ndërkombëtare dhe duke plotësuar kushtet për marrjen e dëftesës Cambridge ICE. Në këtë video ata kanë dhënë përshtypjet e tyre.
Në videon ngjitur gjeni përshkrimin e plotë të programit "Udha e shkronjave" të edukimit të karakterit dhe të virtyteve me literaturën e botuar nga "Udha e shkronjave", përkatësisht libri "Besa, feja, ime e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqipotarë" (Artur Shkurti, 2009)
Në certifikimet Cambridge IGCSE, 2022, 100% e notave të klasës së dhjetë ishin A* dhe A. Në klasën e nëntë 81% e notave ishin A* dhe A. 100% e dëftesave Cambride ICE ishin "shkëlqyeshëm" (Distinction). Edhe për 2023, pritet një numër i lartë i notave A dhe A*.
Nxënësit tanë gjithnjë e më shumë i gjen të regjistrohen në universitete të toplistës botërore: MIT, Duke University, Universitetin e Torontos, UK Leuven Belgjikë, King's College Londër. Klasa 10 sivjet mori 250 000 euro bursa nga kolegje IB të nivelit të lartë (Zvicër, Itali, Izrael). Tri shembujt e fundit janë Jora Demaj (2022), Henri Feto (2022), Kristofor Kamami (2023).
"Udha e shkronjave" ka numrin më të vogël të nxënësve për klasë në të gjithë Tiranën. Në 6 vjetët e fundit ne kemi patur jo më shumë se 6 nxënës për klasë. Kjo thellësisht ndikon shërbimet që marrin nxënësit tanë dhe cilësinë mësimore.
"Udha e shkronjave" ka çmimin më të ulët në shkollat ndërkombëtare në Tiranë.
Rezultatet tona të larta në provimet, certifikimet dhe dëftesat ndërkombëtare të Kembrixhit janë të botuara. Po ashtu janë botuar rezultatet e larta në provimet e Ministrisë së Arsimit. Nxënësit, prindërit dhe mësuesit janë shprehur në Raportin e Vetëvlerësimit të Shkollës sipas standardeve të Kembrixhit, ku vlerësimi i komunitetit ishte 5.24 nga 6.00 (shumë i lartë në botë).
Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave"® u zhvillua për herë të parë në vitin 2000, duke u zgjeruar vit pas viti, si në mosha (5-15 vjeç) ashtu edhe në gara (matematikë, gjuhë shqipe, shkencë, Kompetencë Globale ®)
Më 10 shtator 2021, në emisionin "ABC-ja e mëngjesit" promovuam shkollën "Udha e shkronjave" duke ofruar informacion mbi programet mësimore ndërkombëtare, rëndësinë e certifikimeve Cambridge IGCSE, Cambridge A level, rezultatet e shkollës sonë në certifikime ndërkombëtare, suksesin në aplikimet në universitetet ndërkombëtare, si edhe mbi tiparet e Olimpiadës Kombëtare. Ju ftojmë ta ndiqni duke ndjekur linkun ose duke klikuar foton më sipër.
Në përfundim të vitit 2021-2022, ju ftojmë të ndiqni, adresimin për prindërit dhe nxënësit, nga ana e Mirla Shkurtit, drejtuese didaktike në shkollën "Udha e shkronjave".
Ky projekt u paraqit nga nxënësit e klasës së tetë Lorela Meta, Kiara Qirjazi, Noem Shkoza dhe Alkuna (klasa 6) më 17 qershor 2022, në mbledhjen e përgjithshme staf - prindër - nxënës, në mjediset e Hotel Tirana International.
Abigail është nxënëse e klasës së gjashtë. Ajo e paraqiti projektin e saj në më 17 qershor 2022 në Hotel Tirana International në mbledhjen e përgjithshme staf - prindër - nxënës, ku disa nxënës paraqitën edhe projektet e tyre.
Ky projekt u paraqit nga Agnesi, nxënëse e klasës së gjashtë, më 17 qershor 2022 në mbledhjen e përgjithshme staf-prindër-nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" në mjediset e sallës "Consortium" të Hotel Tirana International.
Ndiqet nga nxënës të klasave 11, 12, 13 për të marrë diplomën ndërkombëtare Cambridge AICE dhe/ose Maturë Shtetërore. Janë 5 lëndë kryesore Cambridge A Level.
Ndiqet nga nxënës të klasave 9 dhe 10 dhe përfundon me marrjen e dëftesës Cambridge ICE në përfundim të klasës 10. Në klasën e 9 merret dëftesa e lirimit dhe zakonisht tre certifikime në IGCSE.
Ndiqet nga nxënës të klasave 6-8, dhe përfundon me provimet Cambridge Checkpoint, në përfundim të klasës së tetë, provime që hartohen dhe korrigjohen nga Cambridge Assessment International Education.
Ndiqet nga moshat 5-11 vjeç në 6 vjet, ku viti i parë është parashkollori. 80% e programeve janë nga Cambridge Assessment International Education. Lëndët kryesore të Kembrixhit janë: anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives, art-dizajn, muzikë, edukim fizik. Vjet futëm edhe historinë dhe gjeografinë.
Ne i realizojmë 100% kërkesat e programeve shtetërore të arsimit 9-vjeçar. Në përfundim nxënësit marrin dëftesën e lirimit, e cila njihet nga Ministrisa e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Matura Shtetërore tek ne merret në fund të vitit të katërt të shkollës së mesme ekonomike, me programe të Cambridge Assessment International Education dhe me përputhje me kërkesat që ka Matura Shtetërore për këtë drejtim.
Studimi i aftësive të nxënësve të një shkolle në problemzgjidhje është një studim i vështirë dhe që kërkon një bazë shumë të mirë të dhënash. “Udha e shkronjave”, për të siguruar këto të dhëna, përfiton nga fakti që është organizatore e Olimpiadës Kombëtare dhe me qindra nxënës të tjerë të shkëlqyer të shkollave dhe qyteteve të tjera janë pjesë e konkurrimeve tona.
Nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" kanë pjesëmarrjen më të lartë në olimpiadat kombëtare. Kjo ndikohet prej faktit që "Udha e shkronjave" është organizatore e vetme e Olimpiadës Kombëtare për moshat 5-15 vjeç. Statisitkat e olimpiadës tregojnë qartë që niveli i problemzgjidhjes si grup shkollor është më i larti ndër shkollat.
Prej 3 vjetësh shkollla "Udha e shkronjave" bashkëpunon me shoqatën e matematikës që të jetë një nga qendrat që e zhvillon konkursin "Kangaroo" në mjediset e saj. Jemi e vetmja shkollë ndër të gjitha shkollat që funksiojmë edhe si qendër mikse. Jemi të vetmit, ku nxënësit që marrin pjesë vijnë edhe nga qytete të tjera. Sivjet më shumë se 110 nxënës nga 66 shkolla të ndryshme dhe 22 qytete morën pjesë në organizimin tonë. Rreth 60% e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" morën pjesë dhe qartësisht statistikat tregojnë se niveli ynë i problemzgjidhjes është tepër i lartë.
Ky ishte rezultati që ne e nxorëm nga krahasimi i nivelit të problemzgjidhjes së nxënësve të shkëlqyer të ardhur me rastin e "Kangaroo 2018" nga shkolla të tjera dhe 60% të nxënësve tanë.
Ne nuk punojmë vetëm me bazat siç punohet zakonisht në shkollë. Ne kemi programin e shkëlqimit në disa lëndë. Programi i shkëlqimit është për të gjithë nxënësit dhe jo veç për disa. Kemi botimet tona, tekste dhe kurse online, dhe jemi të vetmit që u sigurojmë nxënësve tanë në mënyrë të organizuar konkurrencën e jashtme. Tradita e punës vit mbas viti në matematikë dhe në problemzgjidhje i ka forcuar shumë nxënësit tanë dhe rezultatet e larta janë realitet.
Përkushtimi ynë ndaj problemzgjidhjes dhe organizimit të olimpiadave të matematikës, na ka siguruar bazën më të madhe të problemave. "Udha e shkronjave" ka botuar librin më të madh të problemave për filloren dhe po ashtu libra me nga 250 problema për secilën klasë të ciklit të lartë. KURSI ONLINE I MATEMATIKËS që përfshin edhe bazat edhe problemzgjidhjen është tani pika më e fortë e përgatitjes në rang kombëtar.
Nxënësi që merr A* në Cambridge IGCSE English as a Second Language, ka nivel B2 në shkrim, lexim, dëgjim dhe C1 në të folur. Krahasuar me IELTS kjo do të thotë se niveli mund të jetë nga 6-6.5. Ky nivel ka disa vite që arrihet nga pjesa më e madhe e nxënësve që hyjnë në provim, që nuk është fakultativ, por i detyrueshëm për klasën e nëntë. Kjo është garanci që në gjimnaz të arrihet që në IELTS të shkohet në nivelin 7-8. Tashmë i kemi nxënësit e parë në këtë nivel, arritjeje.
Është në traditën e shkollës "Udha e shkronjave" të ketë mësues të shkëlqyer të lëndës së anglishtes. Standardet tona janë gjithmonë shumë të larta në pranim.
Niveli ynë i anglishtes garantohet nga sasia e madhe e orëve që ne i kushtojmë anglishtes. Që në parashkollor anglishtja mësohet çdo ditë nga një orë, pra 175 orë në vit. Në fillore kemi 245 orë mësimore në vit. Në ciklin e lartë kemi 175 orë mësimore kushtuar anglishtes, por kemi edhe lëndët e shkencave në anglisht. (Në foto mësuesja e anglishtes Evi, duke përzgjedhur librat në gjuhën angleze që nxënësit do të lexojnë gjatë verës në panairin e librit të huaj të hapur gjatë ditëve të Olimpiadës XVIII Kombëtare "Udha e shkronjave").
Në 7 qershor 2017, nxënësit tanë bënë një vizitë në ambasadën e SHBA-së. Ambasadori Donald Lu përgëzoi nxënësit për nivelin e tyre të anglishtes. Të gjithë prindërit tanë e kanë konfirmuar që ata ndihen shumë mirë me nivelin e anglishtes së fëmijëve të tyre.
Në 7 qershor 2017, nxënësit tanë bënë një vizitë në ambasadën e SHBA-së. Ambasadori Donald Lu përgëzoi nxënësit për nivelin e tyre të anglishtes. Të gjithë prindërit tanë e kanë konfirmuar që ata ndihen shumë mirë me nivelin e anglishtes së fëmijëve të tyre.
Të gjithë nxënësit e fillores krahas mësimit përditë të lëndës English as a Second Language, mësojnë 2 orë në javë edhe anglishten si gjuhë e parë. Kjo na ka bërë të kemi rezultatet e para të shkëlqyera në provimet Cambridge Primary Checkpoint që organizohen nga Cambridge Assessment International Education.
Prej vitesh ne realizojmë kualifikimin Cambridge IGCSE në klasën e nëntë në matematikë. Çfarë do të thotë kjo? Kemi 100% nivelin që ministria e kërkon në vitin e dytë gjimnaz. Mirëpo ne e kemi edhe më lart, sepse u nënshtrohemi provimit të Kembrixhit në maj dhe e kryejmë testin në anglisht. Shkollat e tjera nuk bëjnë provime ndërkombëtare për të realizuar standardin e Ministrisë. Po kështu edhe për klasat 11-12 që realizojnë matematikë në nivelin A Level.
Diferencat tona në shkencat natyrore fillojnë që në parashkollor. Atë shkencë që ne e bëjmë në parashkollor, shkollat e tjera shtetërore dhe private e kryejnë në klasën e parë. Atë që ne e kryejmë në klasën e pestë (vitin e fundit të Cambridge Primary) shkollat shtetërore e përfundojnë (pjesërisht) në klasën e gjashtë ( ato bëjnë biologji, fizikë, por jo kimi. Ne bëjmë edhe kapitullin e kimisë). Kiminë IGCSE ne e fillojmë në klasën e nëntë dhe e përfundojmë në të dhjetën, ndërsa në shkollat e tjera, e njëjta përmbajtje fillon në të dhjetën dhe përfundon në të njëmbëdhjetën, gjë që i vonon shumë dhe kjo ne na jep shumë shkëputje.
Mbështetja online me kurse online shton sasinë e kohës mësimore që ne i ofrojmë nxënësit dhe vendos teknologjinë e informacionit në dobi të tyre. Kurset online realizojnë përgatitjen jo vetëm të nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" por edhe të nxënësve të Olimpiadës Kombëtare, që ne i drejtojmë drejt programeve ndërkombëtare IGCS dhe A LEVEL.
Librat tanë të matematikës dhe të shkencës janë kryesisht nga Cambridge University Press ose nga Oxford University Press. Karakteristikë e tyre është që ato janë shkruar për programet e Kembrixhit dhe janë miratuar (endorsed) nga Cambridge Assessment International Education. Në foto Ron Pickering, autor i Biologjisë së Oksfordit për programin Cambridge IGCSE, një nga librat me të cilat ne kemi mësuar klasën e nëntë dhe të dhjetë, në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit.
Departamentin e shkencave natyrore, përzgjedhjen e mësuesve përkatës, e drejton Mirela Shkurti që ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm për Biologji dhe Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Që në vitin e parë të provimeve IGCSE ajo arriti të nxirrte dy nota A*, dy nota A dhe një B në pesë nxënësit që pati në lëndën Cambridge Chemistry IGCSE (0620). Për të mbuluar pjesën e eksperimenteve ajo u trainua në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave" nga Xovasar Çakmakxhian, një nga mësuesit më të mirë të kimisë në Tiranë.
Elira Curri është mësuesja jonë e matematikës për ciklin e lartë. Ajo ka qenë një nga studentet më të mira të Universitetit të Shkodrës dhe prej disa vitesh jep mësim në shkollën "Udha e shkronjave" Cambridge International School. Ajo ka mbaruar masterin për didaktikë matematike në Norvegji. Jep mësim në ciklin e lartë dhe kurset IGCSE dhe A Levels dhe njëkohësisht merret me kursin e problemzgjidhjes.
Që dikush të quhet profesionist në një fushë të caktuar llogaritet se duhet të ketë rreth 10 000 orë trainim. E pjesëtuar kjo në 20 vjet, i bie që të kemi 500 orë mësimore në vit, dhe pjesëtuar për 33 javë mësimore në vit, i bie të ketë 15 orë në javë, ose 3 orë mësimore në ditë për atë fushë. Mund të mendohet se sa shumë rëndësi kanë sasia e orëve mësimore. Pikërisht në këtë drejtim "Udha e shkronjave" është NR.1 NË SHQIPËRI.
Prindi pyet "kur hyn e kur del fëmija nga shkolla" duke nënkuptuar kur lirohet ai nga fëmija dhe kur zihet, por rrallë interesohet se si shfrytëzohet koha nga shkolla ose sa orë ka fëmija që janë kyç i suksesit të fëmijës. Jemi të vetmit që po i sqarojmë prindërit lidhur me këtë kriter të rëndësishëm të cilësisë.
Koha që merr një nxënës është shumë e kohës kolektive mësimore (ora me shpjegim), koha online (në shtëpi), koha individuale që e përfiton nxënësi klasa e të cilit ka një numër të vogël nxënësish krahasuar me shkollat e tjera.
Raporti pushim : kohë mësimore tek ne është 22%. Në shkollat shtetërore llogaritet 16% dhe në disa shkolla private llogaritet edhe 35-40% pushim. Koha kolektive tek ne: Kryejmë 7 orë mësimore nga 45 minuta, çdo ditë.
Koha mësimore duhet llogaritur nga prindi edhe duke matur llojin e lëndëve mësimore që bëhen. Nëse ka 5 orë art, apo 5 orë sport, mund të jetë një shenjë e qartë e fshehjes së pushimit, më shumë sesa një dedikim ndaj artit të vërtetë.
Koha online: Kryejmë rreth 10 orë mësimore online (forume online lëndësh, problemzgjidhje, bazat në faqen e Oksfordit, forumet e olimpiadës)
Jemi të vetmit që kemi organizuar dy ditë të plota mësimi online, në kohën që Ministria e Arsimit mbylli shkollat për shkak të katastrofave natyrore. Nxënësit realizuan të njëjtin orar mësimor, por tashmë online. Në orën 8:00 filloi mësimi online, secili (mësues dhe nxënës) nga shtëpia. Në orën 8:45 nxënësit ndërruan forumet online; çdo lëndë e çdo klase ka forumin online të hapur enkas për atë klasë dhe lëndë e mbyllur për të tjerët. Kështu ne realizuam 7 orë mësimore. Çdo ditë nxënësit kanë forumet online ku mësuesit mund të japin udhëzime, detyra, shpjegime apo të komunikojnë me nxënësit.
Koha individuale: Llogaritet duke pjesëtuar sasinë e kohës mësimore vjetore për numrin e nxënësve në klasë. “Udha e shkronjave” krahasuar me shkolla të tjera private ka herë 2, herë 3, herë 4 herë më shumë kohë individuale. Vjet kishim mesatarisht 6 nxënës për klasë. ÇFARË PËRFITON NXËNËSI? Një kohë dhe vëmendje më të madhe nga mësuesi, pikërisht atëherë kur ndodh shpjegimi. Kur ne përmendim këtë fakt si tepër pozitiv, menjëherë vjen replika prej disa prindërve "dua ta kem fëmijën në shoqëri të madhe". Shoqëria e madhe ka vlerë jashtë mësimit dhe shoqëria e madhe është në përpjesëtim të drejtë me kohën. Shoqëria e madhe mbahet me shumë kohë, kohë s'ka atëherë shoqëria e madhe me pak kohë në dispozicion nuk është më "vërtet shoqëri e madhe" por "panair shoqëror". Siç kanë kohë më shumë për mësim, nxënësit tanë kanë edhe më shumë kohë për një person dhe kjo është një njohje shumë më e madhe e personit, gjë që në shkollat e dyndura ndodh me nxitim e sipër.
Copyright © 2018 UDHA E SHKRONJAVE - All Rights Reserved.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar të përdorni këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Privacy Policy
Regjistrimi herët ka përfitim financiar dhe ndikim të jashtëzakonshëm në kushtet e përshtatjes së fëmijës tuaj.